Jo Droges Blog

Sunday, January 23, 2011

Çfarë janë drogat? Çfarë ndikimesh kane ato tek perdoruesit?

Çfarë janë drogat?






Teknikisht, drogat janëlëndë kimike të cilat ndikojnë në funksionimin normal të
trupit dhe/ose të trurit.Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet
në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të
gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me recetë të
lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat
na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet.Drogat e
paligjshme janë droga të cilat janë kaq të dëmshme saqë vendet në mbarë botën kanë vendosur t’i
vendosin nën kontroll. Këto vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e
konventave të Organizatës së Kombeve të ashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen
vendosur nën kontroll.
Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Kjo do të thotë se, në
përgjithësi, është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla në gjithë botën. Drogat,
në përgjithësi, kanë disa emra me
të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre. Megjithatë,
nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra të tjerë në vendin apo në
qytetin ku jetoni ju. Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Emrat e
drogave në zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një droge. Të gjitha
drogat e paligjshme kanë një efekt të menjëhershëm fizik, për të cilin mund të lexoni në këtë
broshurë. Por drogat mund të pengojnë shumë edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos
te të rinjtë. Në të vërtetë, drogat mund të shkatërrojnë potencialin e atyre që i përdorin, të cilin
ata nuk mund ta rifitojnë kurrë më, sepse drogat kthehen në një lloj zëvendësuesi të mekanizmave
që na duhen në jetë. Edhe pse drogat në këtë broshurë përshkruhen veçmas, ato shpesh përdoren
sëbashku. Kjo përzierje e drogave mund të ketë pasoja të rënda dhe të paparashikueshme për
trupin dhe mendjen e përdoruesve. Së fundmi, duhet thënë se drogat turbullojnë
aftësinë gjykuese të përdoruesve të tyre. Kjo do të thotë se shpesh përdoruesit e drogave marrin
rreziqe më të mëdha, siç është, për shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton infeksion me hepatit
ose me HIV si edhe me sëmundje të tjera të transmetuara seksualisht.

Kokaina

Çfarë është?
Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm.
Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës. Gjatë rrugës, mund të tretet ose të “pritet” me lëndë
të tjera me qëllim që të rritet sasia. Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej
me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.

Si merret?

Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie.
Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore
dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës?
Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e
temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të
çuditshme dhe të parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme.Doza të tepërta të
kokainës mund të
shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie,hemorragji cerebrale ose mosfunksionim
tëzemrës.Përdoruesit afatgjatë të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore,
disa prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë. Thithja me hundë e kokainës
dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes;
ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive.


Rreziqe të tjera,pavarësisht mënyrës si merret droga,përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike,k
equshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, apatinë dhe një gjendje që ngjan me
psikozën pananojake.
Rreziqe të tjera
Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm
mundësinë e vdekjes së papritur.

EKSTAZA

Çfarë është?
Ekstaza është një stimulues psikoaktiv, i cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në
të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por
në të vërtetë një gamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekt të ngjashëm te përdoruesi. Shpesh,
farëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë”pavarësisht përbërjes ës vet kimike. Edhe pse kjo
drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose
kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme.


Si merret?
Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë ose të injektohet.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesi afërsie me
njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqërues dhe energjik.


Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e ekstazës?
Në periudhën afatshkurtër, ekstaza mund të bëjë që trupi të mos i përfillë sinjalet e problemeve siç
janë dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe mund të pengojë aftësinë e trupit për të rregulluar
temperaturën. Për më tepër, ekstaza mund të dëmtojë rëndë organe të tilla si mëlçia dhe
veshkat.Ndonjëherë, mund të shkaktojë edhe konvulsione dhe pushim të zemrës. Doza të mëdha të
ekstazës shkaktojnë një gjendje acarimi, ankthi dhe halucinacionesh të rënda.Përdorimi afatgjatë i
ekstazës mund të dëmtojë disa pjesë të caktuara të trurit, duke shkaktuar kështu depresion dhe
humbje të kujtesës.


Rreziqe të tjera

Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera që mund të jenë
të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i takon fuqisë dhe pasojave të tyre.




HEROINA

Çfarë është?

Heroina është një drogë që shkakton varësi dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet
përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit. Heroina e
pastër është një pluhur i bardhë. Heroina e rrugës është zakonisht e bardhë në ngjyrë kafe sepse
përzihet me
lëndë të papastra, çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra.


Si merret?
Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin.Përdoruesi ndjehet i
shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të
provojë gjendje euforie.



Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin.Përdoruesi ndjehet i
shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të
provojë gjendje euforie.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e heroinës?
Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati. Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te
përdoruesi. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do
të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar
efektin që dëshirojnë.Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri pasojash të rënda për
shëndetin. Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe
kapsllëk. Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati
kronike. Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilat
mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç,diarre, dridhje, panik, sekrecione të hundës,të
ngjethura dhe djersitje.
Rreziqe të tjera
Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe
vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes.


Haluçinogjenët

Çfarë janë?
Haluçinogjenët, ose drogat psikopatike, janë droga të cilat ia ndryshojnë gjendjen e ndërgjegjes
përdoruesit si edhe shkaktojnë lloje të ndryshme halucinacionesh.
Llojet kryesore të halucinogjenëve janëdietilamidi i acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida
(PCP),amfetaminat, meskalina dhe psilocibina.
LSD
Dietilamidi i acidit dilisergjik


Çfarë është?
LSD-ja është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një
kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera.
LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme.
Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda
përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe në formë të lëngshme.
Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur.
Si merret?

Zakonisht gëlltitet.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, krahas
ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit. Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të
gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e LSD-së?
Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të shtrembëruara.Ndryshon
sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja.
Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për shembull
frika se mos humbasin kontrollin, frika nga çmenduria dhe vdekja dhe dëshpërim.
Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dheemocionale. Në të përf shihet
zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi
i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë
dhe të dridhura.

METAMFETAMINA
Çfarë është?
Metamfetamina bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit të
amfetaminës (ATS). Është drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm.Metamfetamina është në formën e pluhurit,të tabletave ose kristaleve që ngjajnë me
copëza qelqi të thyer.
Si merret?
Mund të gëlltitet, të thithet me hundë, tëtymoset ose të injektohet.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Metamfetamina stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore, si edhe
një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje të përkohshme
të energjisë, e cila e bën përdoruesin të mendojë se mund t’i kryejë më mira aktet fizike ose
intelektuale.Përdoruesi ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e metamfetaminës?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të marrin
frymë më shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si
edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të
ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku.Doza të tepërta të
metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje për shkak të mosfunksionimit të
aparatit të frymëmarrjes, hemorragji cerebrale ose
mosfunksionim të zemrës. Përdorimi afatgjatë i metamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje,
rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.
Kur ndërpritet përdorimi i metamfetaminës,përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj
zakonisht bie në depresion.
Rreziqe të tjera
Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumë të
pazakontë te përdoruesit.





Tuesday, January 11, 2011

Studim kombëtar për përdorimin e drogave

 Instituti i Shëndetit Publik, ulet mosha dhe shtohen radhët e përdoruesve   






Përdorimi i lëndëve narkotike në vendin tonë gjatë kohëve të fundit ka ardhur në rritje. Ky fakt është pohuar nga institucionet e ndryshme shëndetësore, por dhe këto të dhëna janë të pjesshme, pasi nuk ka një studim të mirëfilltë ku të evidentohet rastet konkrete në të gjitha rrethet. Një gjë e tillë është rënduar edhe më shumë nga ulja e moshës së përdoruesve, ku në masë ky fenomen është përhapur dhe tek adoleshentët. Sipas të dhënave të mbledhura, pohohet se rreth 96 për qind e përdoruesve janë nën moshën 40-vjeçare, pjesa dërrmuese e të cilëve rreth 60 për qind janë të moshës 19 deri në 30 vjeç. Megjithatë, nuk përjashtohen edhe personat që i përdorin lëndët narkotike edhe para moshës 19-vjeçare. Gjithashtu raportohet të jetë tepër i lartë dhe numri i personave që rrezikojnë jetën e tyre si pasojë e kalimit në gjendjet e mbidozës. Monitorimet tregojnë se çdo vit humbasin jetën pret 12 pacientë për shkak të kalimit në mbidozë. Alarmante është parë dhe shtimi i rasteve të përdorimit të injeksioneve që njihen si forma më e rëndë, ku më shumë se 70 për qind e përdoruesve e marrin atë me anë të injektimit. Lidhur me llojet e ndryshme të përdorimit të këtyre substancave pohohet se 90 për qind e përdoruesve që paraqiten për të marrë trajtim janë përdorues të opiateve, konkretisht të heroinës. Megjithatë, mbetet e vështirë evidentimi i numrit të saktë të përdoruesve, pasi nuk ekziston një studim i mirëfilltë, çka bën që masat e marra për trajtimin e përdoruesve si dhe largimin e tyre nga varësia të mbeten vetëm në letra. Më e vështirë gjendja mbetet në rrethe, për të cilat nuk ka ndonjë raport të këtij fenomeni. Për këtë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik do të ndërmarrin përsipër zhvillimin e një studimi me nivel kombëtar, ku do të bëhet i mundur evidentimi i të gjithë përdoruesve të drogave. Gjithashtu ISHP-ja po tenton gjithashtu të kryejë edhe një studim për përdorimin e lëndëve narkotike, duke u bazuar tek adoleshentët në mënyrë specifike, duke qenë se është shtuar numri i përdoruesve në radhët e tyre.

Sipas të dhënave të mbledhura, pohohet se rreth 96 për qind e përdoruesve janë nën 40 vjeç, pjesa dërrmuese e të cilëve, rreth 60 për qind, janë të moshës 19 deri në 30 vjeç. Megjithatë, nuk përjashtohen edhe personat që i përdorin lëndët narkotike edhe para moshës 19-vjeçare.

Monitorimet tregojnë se çdo vit humbasin jetën 12 pacientë për shkak të kalimit në mbidozë. Alarmante është dhe shtimi i rasteve të përdorimit të injeksioneve, që njihen si forma më e rëndë, pasi më shumë se 70 për qind e përdoruesve e marrin atë me anë të injektimit.