Jo Droges Blog

Saturday, April 9, 2011

Narkomania:- Përdorimi,Pasojat Parandalimi!





DEFINICIONI

Me narkomani kuptojmë dëshirën jonormale dhe të zgjatur që manifestohet nga disa individ për lend ( substanca ) toksike ose drogë , të cilat i kanë njohur aksidentalisht ose të cilat i përdorin vullnetarisht duke kërkuar prej tyre efekte : qetësuese , euforizante ose dinamike dëshirë kjo që bëhet shumë shpejt një zakon tiranik dhe që ushtron në formë të padiskutueshme në rritjen e progreseve të dozave.

VARËSIA NGA DROGAT

1.DEFINICIONI


Droga është një substance toksike e cila mund të ndryshoj gjendjen e vetëdijes.


HISTORIKU


Përdorimi më i vjetër mendohet të ketë filluar në Mesopotami mija vjetë para epokës sonë, ndërsa në Greqinë antike përdorej lëngu i opiumit.Rreth vitit 1000 të epokës sonë opiumi përdorej gjithashtu në Kinë dhe Orient.Në Evropë droga fillon të përdoret në shekullin XIX.Evropa e shekullit XIX dispononte mjaft të dhëna për drogat , në veçanti për Opiumin dhe Kanabisin , që përdoreshin në mjediset intelektuale dhe aristokrate.Në periudhën midis viteve 1950 – 1960 droga vërshon botën bashkëkohore si krizë depressive e rinisë , janë vitet e një lëvizje antikulturore.

2.LLOJET E DROGAVE DHE KARAKTERISTIKAT


Marihuana – është një përzierje në ngjyrë të gjelbër apo të hirtë e luleve dhe gjetheve të copëzuara e të thara të bimës Kanabis Sativa.
Hashashi – prodhohet nga ekstrakti i rrëshirës së Kanabisit.
Kokaina – është një pluhur i bardhë që del nga gjethet e bimës “ Coca “ të Amerikës Jugore.
Heroina – është nënprodukt i morfinës , një substance me origjinë natyrale e nxjerrë nga boçja e bimës së Opiumit.Përgjithësisht shitet në formë pluhuri me ngjyrë të bardhë ose ngjyrë kafeje ose si një substance e zezë e ngjitshme.
Amfetaminat – janë lëndë sintetike.
Halucinogjenët – njihen mbi 600 mijë lloje të bimëve halucinatore në botë.Afërsisht 60 prej tyre përdoren dhe janë përzgjedhur nga njeriu për nga përparësitë halucinatore që kanë.
Solvantet – kuptojmë tretësit , ngjitësit , llaqet , eterin , trikloretilenin , benzenin etj.
Opiumi – është një lëndë narkotike në formë të lëngut qumështor që nxirret nga prerja e kapsollës së një bime ende të papjekur të quajtur Papever Somniferum.Fjala Opium rrjedh nga greqishtja që do të thotë Lëngë.

3.MËNYRAT E MARRJES SË DROGAVE


Drogat merren në mënyra të ndryshme dhe varet nga lloji i drogës si dhe ndikimi i saj.
P.sh. drogat e forta dhe me ndikim të shpejtë siç janë Heroina , Kokaina merren përmes të thithurit nga hunda si dhe me injektim në venë , kurse drogat e tjera si Marihuana Hashashi , Opiumi merren me anë të thithjes së tyre në formë cigareje ose në formë çaji apo gjethet e përtypura .Drogat sintetike siç quhen drogat e përpunuara kimikisht përdoren më shumë në formë tabletash dhe këto kryesisht përdoren në mjekësi për qëllime terapeutike.


4.EFEKTET E DËMSHME NË ORGANIZËM


Varësisht nga lloji dhe nga mënyra e përdorimit apo kanë efekte shumë të dëmshme në organizëm duke filluar nga humbja e të perceptuarit , lodhje e organizmit , humbje e oreksit , rënie në peshë , dhimbje të shpeshta koke , sëmundje të organeve të frymëmarrjes , rënie e koncentrimit , sëmundje të lukthit , vjellje , zbehje , sëmundje të gjakut , mundësi e rritur për kancer , numër i zvogëluar i spermatozoidëve te meshkujt , kurse tek femrat rrezik i shtuar për shterpësi dhe zbehje e kënaqësisë seksuale , çrregullime të ritmit të zemrës , pagjumësi , halucinacione , ethe dhe të dridhura të shpeshta , temperatura të ulta trupore , varësi psiqike etj.


KOMPLIKIMET


Komplikimet tek personat që marrin drogë janë të shumta .Ndër komplikimet më të mëdha janë Mbidozimi , Koma ( pastaj Vdekja ) , Hepatiti B dhe C , Karies Dentar , SIDA ( si pasojë e shkëmbimit të shiringave etj.) si dhe sëmundje tjera gjaku.


5.MJEKIMI – TRAJTIMI


Puna më e madhe që duhet bërë me këtë rast është parandalimi i kësaj dukurie të keqe në shoqëri.Kjo mund të bëhet me ndihmën e gjithë atyre që kanë mundësi të ndikojnë në forma të ndryshme në ngjitjen e vetëdijës tek të rinjtë duke filluar që nga familja , rrethi ku ata jetojnë , shkolla , shoqëria etj.Kjo duhet të bëhet perms shpërndarjes së informacioneve të ndryshme , njohjes së rrezikut nga këto substanca , rrezikut nga sëmundje të ndryshme të tjera siç është HIV / AIDS etj.Rastet e rënda ose të mbidozuara trajtohen në spital duke përdorur medikamente të cilat stabilizojnë në një masë të sëmurin.Mirëpo duhet pasur kujdes në mos rikthimin e sërishëm të marrjes së drogave tek ata të cilët mjekohen njëherë.