Njerëzit i përdorin drogat për t’u çlodhur, për t’u argëtuar, për t’u bërë pjesë e shoqërisë, për shkak të kureshtjes, ose për t’i shpëtuar dhimbjes fizikedhe psikologjike.
Të rinjtë i përdorin drogat për të njëjtat arsye që i përdorin edhe të rriturit.
Cilat droga përdoren?
Një anketim i bërë në vitin 2008(1) mbi përdorimin e drogës tek personat e moshës 14 vjeç e lart ka sjellë këto të dhëna:
> 90.4% kishin përdorur alkool
> 49.4% kishin përdorur duhan
> 33.1% kishin përdorur marijuanë
> 8.9% kishin përdorur amfitamina
> 7.6% kishin përdorur haluçinogjenë
> 6.1% kishin përdorur ekstazi
> 6.0% kishin përdorur medikamente për dhimbjet (2)
> 3.2% kishin përdorur qetësues(2)
> 4.4 % kishin përdorur kokainë
> 2.6% kishin përdorur thithës
> 1.6 % kishin përdorur heroinë
> 0.3% kishin përdorur steroide(2)
Droga dhe të rinjtë?
Shumë njerëz janë të shqetësuar sepse mendojnë që përdorimi i drogës tek të rinjtë po rritet. Shumë mendojnë që të gjithë të rinjtë ose përdorin ose kanë përdorur drogë. Por cilat janë faktet?
Një anketim i vitit 2008(3) me nxënësit e shkollave të mesme shqyrtoi përdorimin e drogave legale dhe ilegale gjatë javës, muajit dhe vitit përpara ditës së anketimit. Gjithashtu anketimi shqyrtoi se sa nxënës kishin përdorur drogë në jetën e tyre.
Sipas anketimit, nga të gjithë nxënësit e anketuar:
> 25% kishin përdorur kanabis
> 11% kishin përdorur një drogë tjetër ilegale
> 4.5% kishin përdorur ekstazi
> 2.8% kishin përdorur opiume (përfshi këtu edhe heroinë dhe morfinë)
I njëjti anketim hulumtoi nivelin e përdorimit të alkoolit. Rezultatet treguan se më shumë nxënës përdorin alkool dhe shumë prej tyre e nisin atë që në moshë të re. Për shembull, 90% e nxënësve të moshës 14 vjeçare kishin provuar alkool kurse 95% e nxënësve të moshës 17 vjeçare kishin provuar një pije alkoolike të paktën një herë. Vetëm 12% e 12-17 vjeçarëve nuk e kishin provuar ndonjëherë alkoolin.
Anketimi tregoi se një përqindje e lartë e nxënësve të shkollës së mesme pinin alkool rregullisht në sasi që konsiderohen të dëmshme- 10% e meshkujve treguan se kishin pirë më shumë se 7 pije alkoolike në një rast të vetëm gjatë javës së mëparshme, kurse 10% e nxënëseve femra kishin pirë 5 pije në një rast të vetëm gjatë javës së mëparshme.
Sipas këtij anketimi, alkooli ka më shumë mundësi se sa drogat që të shkaktojë dëme tek të rinjtë në komunitetin tonë.
No comments:
Post a Comment