Jo Droges Blog

Thursday, December 16, 2010

Përdorimi i drogës në shoqërinë tonë! & Çfarë është varësia nga droga?



Nga të gjitha drogat që përdoren në Australi, ato më të përdorurat janë drogat legale si alkooli dhe duhani. Kanabis është droga ilegale më e përdorur.
Përdorimi i drogës mund të ndahet në pesë grupe me shumicën e përdoruesve në kategoritë eksperimentuese dhe argëtuese. Dëmet që sjell droga mund të shfaqen në çdo kohë pavarësisht nga sasia e përdorimit.

Cilat janë 5 kategoritë e përdorimit të drogës?

Përdorimi eksperimental (Experimental use)

Personi e provon drogën një apo dy herë sepse është kureshtar. Shumica e përdoruesve eksperiementalë nuk i dinë rreziqet që marrin parasysh kur marrin drogë. Ata janë në rrezik sepse trupi i tyre nuk është mësuar me drogën dhe nuk dihet se çfarë reagimi mund të ketë ai ndaj saj.

Përdorim argëtues (Recreational use)

Personi vendos që të marrë drogë për kënaqësi sidomos për të shijuar më shumë një gjendje emocionale apo një rast social.
Përdorim situate (Situational use)
Personi e përdor drogën gjatë një situate të caktuar. Për shembull, amfitaminatjanëpërdorurngashoferëtekamionëvetë mëdhenj për t’i ndihmuar që të qëndrojnë të vëmendshëm, ose prej atletëve për të rritur nivelet e energjisë. Disa shoferë taksish përdorin ‘khat’ për të qëndruar zgjuar gjatë orëve të gjata të punës. Personat që kanë kaluar trauma ose fatkeqësi shpesh kërkojnë prej doktorit që t’u jepen benzodiazepina (qetësues të lehtë) si ndihmë për të duruar dhimbjen/zinë.

Përdorim intensiv (Intensive use)

Personi përdor sasi të mëdha droge gjatë një periudhe të shkurtër, ose e përdor drogën vazhdimisht gjatë shumë ditëve apo javëve.

Përdorim i varur (Dependent use)

Personi bëhet i varur nga droga pas një përdorimi të gjatë ose të rëndë me kalimin e kohës. Vetëm një numër i vogël i përdoruesve bëhen përdorues të varur të drogës.
Disa njerëz shpesh kalojnë nëpër disa kategori. Megjithatë përdorimi i drogës në një fazë nuk sjell kalimin në një fazë tjetër. Përdorimi i rregullt i drogës nuk do të thotë që sjell probleme.


Çfarë është varësia nga droga?


Varësia nga droga mund të jetë fizikeosepsikologjike.
Një person që varet nga droga fizikisht,zakonishtzhvillonnjëlloj tolerance ndaj saj. Kjo do të thotë që për të marrë efektin e duhur, përdoruesi duhet që të marrë shumë e më shumë drogë. Një person i varur nga droga fizikishtështëmësuarqëtëfunksionojë me drogë.
Një person që varet nga droga psikologjikisht, mendon se nuk mund të funksionojë siç duhet apo që të arrijë kënaqësi emocionale.

Kriza e tërheqjes (Withdrawal)

Në se një person që është i varur fizikishtapopsikologjikishte ndërpret përdorimin e drogës, ai ose ajo mund të provojë simptomat e tërheqjes sepse trupi ri-regjistrohet që të funksionojë pa praninë e drogës. Simptomat e tërheqjes ndryshojnë sipas llojit të drogës dhe personit. Ka shumë lloje simptomash të tërheqjes si për shembull depresion, nervozizëm, ngërçe, të përziera, djersitje dhe probleme me gjumin.

Kurimi (Treatment)

Nuk ka një kurë të vetme për përdorimin e drogës. Ka shumë lloje trajtimesh por të gjitha ndryshojnë me njëra tjetrën për nga metodat dhe objektivat. Disa prej tyre kërkojnë që përdoruesi të mos marrë kurrë më drogë, kurse të tjera duan që përdoruesi të marrë drogë në nivele të shëndosha.
Disa kura kanë këshillime vetëm për vetëm kurse të tjera përdorin këshillime në grup. Disa kura përdorin agjentë kimikë si metadoni apo buprenofilisindihmë për tërheqjen apo mbajtjen e niveleve të ulëta të përdorimit.
Për më shumë informacion në lidhje me llojet e kurave për përdoruesit e drogës kontaktoni shërbimet e vëna në listën në fund të këtij pamfleti.

1 comment: