Jo Droges Blog

Thursday, December 16, 2010

Çfarë problemesh shkakton përdorimi i drogës?

Çfarë problemesh shkakton përdorimi i drogës?

Një shqetësim i përgjithshëm është frika që një person që përdor drogë do të bëhet i varur nga droga dhe bëhet “drug addict”
(i varur nga droga). Tregimet alarmante që dëgjojmë në lidhje me përdorimin e drogës japin përshtypjen që drogat ilegale të bëjnë të varur menjëherë dhe që këto janë drogat që shkaktojnë dëmet më të mëdha. Megjithatë asnjë drogë nuk është e menjëhershme për sa i përket varësisë dhe dëmet më të mëdha shoqërisë sonë i vijnë prej përdorimit të drogave legale si alkooli dhe duhani.
Pavarësisht nga droga e përdorur, drogat e dëmshme kanë efekte tek përdoruesi e më tej. Përdorimi i drogës ndikon tek shëndeti, puna dhe jeta personale, dhe ndikon në familje dhe rrethin shoqëror.

Ndikimi tek individi:

Probleme me shkollën ose punën
Një person që përdor drogë mund të mos mësojë apo punojë ashtu siç duhet sepse ndjehet i lodhur dhe nervoz. Kjo mund të sjellë një ambient të pasigurt në punë sidomos në se përdoruesi drejton automjete apo makineri të rënda. Përdoruesit e drogës mund të marrin më shumë ditë pushim për shkak të sëmunjeve dhe nuk janë në gjendje që të punojnë mirë.

Aksidentet:

Përdorimi i drogës ndikon tek personi duke pakësuar aftësinë për t’u përgjigjur shumë shpejt në situata të papritura. Ajo ndikon në aftësinë e të menduarit qartë dhe në mbajtjen e vëmendjes. Droga mund të shkaktojë shikim të dobët, ngërçe, të përziera dhe simptoma të tjera fizike.Këtoefekterritinmundësinëeaksidenteve rrugore, mbytjeve dhe kalimin e rrugës në mënyrë të pasigurt.

Probleme me shkeljen e ligjit:

Në Australi, çdo shtet ka ligjet e veta që merren me prodhimin, mbajtjen dhe shpërndarjen e përdorimin e drogës. Përdorimi i drogës sjell probleme në se nuk respektohet ligji dhe sjell probleme ligjore si për shembull sulme dhe krime të kryera me qëllimin e marrjes së të hollave për të vazhduar përdorimin e drogës.

Probleme financiare:

Kostoja e përdorimit të vazhdueshëm të drogës do të thotë që përdoruesi mund të mos ketë të holla të mjaftueshme për të blerë ushqime, veshje ose për të paguar faturat. Kjo sjell më shumë stres në familje.


Probleme shëndetësore:

Duhani, alkooli dhe drogat ilegale mund të shkatojnë probleme të rënda shëndetësore në se përdoren për një kohë të gjatë. Ngrënia e pakët dhe pagjumësia, duke qenë efekte të drogës, ngrenë shancet e shfaqjes së një sërë ndërlikimesh shëndetësore. Personat që marrin drogë me injeksione janë në rrezik të marrjes së Hepatitit B, Hepatitit C dhe SIDË-s.

Probleme seksuale:

Disa droga e bëjnë një person të ndjehet shumë i eksituar nga ana seksuale. Megjithatë e njëjta drogë mund të shkaktojë probleme seksuale si impotenca.

Ndikimi në familje:

Marrëdhëniet familjare dhe martesore
Droga sjell konfliktemefamiljenoseshoqërinë. Për shembull në se një person merr pjesë në mbledhje të gjata të përtypjes së ‘khat’ ai ose ajo kalon shumë kohë larg familjes. Problemi keqësohet në se ai vjen në shtëpi dhe flenëvendqë të rrijë me familjen, është nervoz nga mungesa e gjumit ose ushtron dhunë dhe është i zemëruar pas mbledhjes së ‘khat’.
Familja dhe shoqëria mund të mërziten apo të shqetësohen kur manipulohen apo shtyhen për para, prona ose kur personi nuk e kupton se çfarë problemesh po i sjell droga.

Ndikimi tek anëtarët më të vegjël të familjes:

Fëmijët marrin shembull prej prindërve, gjyshërve dhe vëllezërve apo motrave më të mëdhenj dhe mësojnë shumë prej tyre në sjellje dhe mendime për drogën në familje. Në se një anëtar i familjes përdor drogë apo alkool për t’u çlodhur ose për të harruar një problem, edhe fëmijët do t’i përdorin këto metoda për t’u çlodhur ose për të zgjidhur një problem.

No comments:

Post a Comment