Jo Droges Blog

Thursday, December 16, 2010

Nga deshperimi ne gezim: Histori Jete te te Rinjve Toksikomane


F. – 26 vjeç

Jeta ime ka qene nje mankth i vertete per arsye se droga me ka bere te jetoje si i pandergjegjshem. Nuk arsyetoja me.

Do te tregoj diçka nga jeta ime e turbullt.

Kam qene nje djale qe nuk kam ditur kurre te zgjedh ne jete, isha shume i pavendosur per çdo gje dhe kete nuk e pranoja. U bera armik i vetvetes, sepse do te doja te isha ndryshe, me i sigurt, me i vendosur

Fillova drogen kur isha 19 vjeç dhe qe ne ate kohe nuk me kujtohet te kem kaluar nje dite pa patur probleme. Dilja ne mengjes dhe kthehesha mbremjeve vone ose shpesh nuk kthehesha fare.

Gjeja me e rendesishme per mua ishte droga. Nuk me interesonte as familja ime dhe as miqte e mi. Edhe kur isha “i bere” dhe arrija kete kenaqesi te shpifur, nuk mund te beja asgje, nuk mund te jepja apo te merrja dashuri. Gjithe diten e kaloja duke vjedhur dhe duke u kerkuar para te gjitheve per te blere mallin. Nese vazhdoj te flas per te shkuaren time duhet te shkruaj nje roman te tere dhe jo disa faqe, por siç e dime shpresa vdes e fundit dhe tani qe po ju tregoj ndodhem ne Komunitetin Emanuel. Vetem ketu arrita te rigjej vetveten dhe te le drogen. Po ja dal mbane te jem dikush, te mos jem me ai person qe te gjithe e urrenin dhe e evitonin.

Me pak vullnet te mire dhe me ndihmen e Komunitetit po ndryshoj dhe falenderoj te gjithe per ndihmen qe po me japin.

Kur te dal nga Komuniteti do te doja te rifilloja shkollen dhe te gjeja nje pune, por gjeja me e rendesishme do te jete te krijoj nje familje si gjithe te tjeret.

Uroj qe asnje tjeter te mos provoje dhimbjen time dhe qe asnje te mos filloje te perdore droge.



N. – 24 vjeç

Ishim nje grup miqsh dhe ne ate periudhe ishim te gjithe te lumtur. Jeta ime ishte normale, shkoja ne shkolle, ne palester dhe merresha edhe me aktivitete te tjera.

Isha vetem 14 vjeç kur nje dite ne jeten time hyri hashashi. Ndihesha i lumtur dhe te pija hashash me jepte shume kenaqesi.

Perdora hashash per 6 vjet dhe me pas provova heroinen.

E dija perse behej fjale i dija edhe pasojat e saj, por nuk mendoja asnjehere se do te varesha prej saj. Me heroinen kam ndjere nje kenaqesi te madhe dhe nje qetesi qe nuk e kisha ndjere asnjehere.

Fillova te perdorja heroine. Kisha nje aktivitet qe me ecte mire dhe parate nuk me mungonin asnjehere, por pak nga pak filluan problemet me familjen time dhe me miqte e mi. Fillova te shperndaja droge dhe kjo me beri te prek “fundin”. Fillova te shpenzoja shume dhe ta perdorja me shiringe.

Familja ime ishte shume e shqetesuar, sepse e shihnin qe po shkaterrohesha.

Kisha filluar te shoqerohesha me shoke te rinj me te cilet me bashkonte vetem droga. Familja ime ishte shkaterruar, por une nuk e kuptoja.

U perpoqa te shkeputesha shume here, por nuk po ja dilja dot. Largohesha nga shtepia dhe prinderit e mi nuk dinin çfare te benin dhe une rifilloja gjithçka nga e para. Vazhdoja te vidhja, isha i keq me njerezit dhe nuk kisha durim me asnje. Familja ime nuk me fliste me dhe kjo me bente te ndjehesha keq. Ndjehesha keq me veten time, me jeten qe beja me gjithçka dhe me pas vendosa te hyja ne komunitet.

Nuk dija asgje per komunitetin, nuk e dija se si funksiononte. Ditet e para per mua ishin shume te veshtira. Duhet te ambientohesha me rregullat, me njerezit me gjithçka dhe mbi te gjitha kete duhet ta beja per veten.

Pas disa muajve e kuptova qe komuniteti ishte e vetmja mundesi qe kisha per te shpetuar. Fillova te rregulloja mardheniet me familjen time dhe sot ata me shohin ndryshe dhe jo si me pare. Nganjehere edhe merzitem, por sa here qe ndjehem i trishtuar dhe i kaloj keto momente, ndjehem me i forte. Jam ne komunitet prej nje viti dhe jam shume i kenaqur me veten. Gjate gjithe kesaj kohe mesova te jem me i pergjegjshem dhe te respektoj rregullat.

Per te ardhmen time do te doja nje jete te re. Duhet te jem i kujdesshem me familjen time dhe duhet te gjeje nje pune.



E. 23 vjeç

Kur isha 15 vjeç me perjashtuan nga shkolla, por kjo gje nuk me beri pershtypje: ky ishte fillimi i adoleshences time, nje adoleshence e shfrenuar. Gjate kesaj kohe kisha nje shoqeri te re, miq te rinj me te cilet rrija gjithmone. Mes nesh ekzistonte respekti dhe miqesia. Me pas filluam te pinim alkool sepse ishte argetuese dhe na bente te ndjeheshim me te medhenj. Vazhduam keshtu per disa kohe.

Pas ca vitesh, ne moshen 19 vjeçare me dukej vetja shume i rritur. Ne kete periudhe u kthyen nga jashte dy kusherinjte e mi qe kishin shperndare droge ne Zvicer. Per ata te shperndaje ishte bere nje pune e zakonshme, dhe sapo u kthyen vazhduan edhe ketu. Fillova te frekuentoja me te voglin dhe u bera kurioz te dija se çfare ishte droga, kokaina. Keshtu e provova, me kusheririn tim thjesht per kuriozitet.

Por, me vone ai me tha qe duhet te perdornim nga pak heroine per te largura dhimbjen e kokes qe te linte kokaina. Heroina mu duk me e embel, sepse me bente te ndjehesha i qete dhe fillova ta perdorja dy apo tre here ne jave. Ne ate kohe, me nje mikun tim morem me qera nje lokal, por puna nuk na shkonte mire, keshtu qe nje jave para se ta mbyllnim, isha shume i merzitur dhe nuk dija çfare te beja, sepse kisha deshtuar me punen dhe lokalin dhe fillova te “behesha” perdite.

Mbyllem lokalin dhe fillova te punoja ne nje tjeter, si kamarier, ne qender te qytetit. Puna ishte e mire dhe kisha mjaft leke. Pas nja dy muajsh, nje dite ngela pa droge dhe u ndjeva shume keq. Nuk e dija se çfare ishin dhimbjet e abstinences. Lashe punen, fillova te vjedh dhe te frekuentoja perdorues te tjere, me te medhenj se une dhe e kuptova qe isha bere me te vertete nje prej tyre.



D. 28 vjeç

Isha 16 vjeç dhe beja nje jete normale, gjithçka me dukej e bukur dhe doja ti kisha te gjitha per vete.

Isha shume i papjekur dhe kerkoja gjithmone te rene: shume miq, muzika ne maksimum, zhurem, alkool dhe argetime. Jetonim naten me ritme fantastike dhe asnje nga ne nuk e mendonte se nje cigare heroine mund te na bente keq. Perkundrazi, mendoja se do te me bente te ndjehesha me mire.

Nuk e mendoja se do te kushtezonte gjithe jeten time ne te ardhmen. Ja pse pas cigares se pare vazhdova me te dyten, me te treten e keshtu me radhe edhe pse pati efekte negative, arriti te me trasmetoje kenaqesine e droges.

Fillova ta kerkoja heroinen gjithnje e me teper, sepse me jepte nje kenaqesi te pafund dhe nje ngrohtesi qe nuk e kisha provuar kurre me pare, por gjithe jeta ime ndryshoi.

U bera me i pavarur prej familjes dhe me i varur nga droga, kisha gjithmone nevoje per para. Por, problemet u shtuan gjithnje e me teper, nga te gjitha anet. Ne fillim problemet me miqte qe nuk ishin me te njejtet sepse miqte e vjeter qe ishin per se mbari, me evitonin. Mua me vinte turp nga situata ne te cilen ndodhesha. Kisha probleme edhe me familjen, por me ata ishte me ndryshe sepse ne familje gjen gjithmone ndihme, kurajo dhe dashuri qe duhen per te vazhduar te jetosh.

Vitet e droges me kane sjelle shume dhimbje dhe vuajtje. Dhimbje per veten time dhe per ate çka isha bere, dhimbje per ata qe me rrinin prane dhe qe me donin.

Pas shume vitesh perpjekjeje per te dale nga droga, e kuptova qe i vetem nuk do ja dilja dot dhe kerkova ndihme. Disa miq me treguan per Komunitetin Emanuel, nje qender rehabilitimi per perdoruesit e droges. U prezantova dhe pasi bera disa kolekiume, vendosa qe te filloja nje terapi rehabilitimi. Hera e pare ne komunitet me la nje pershtypje te çuditshme: ishte diçka e re per mua. Gjeta nje mikpritje qe vetem nje familje mund ta jape. U prezantova me grupin dhe pashe qe edhe te tjeret provonin te njejtat ndjenja si une dhe u ndjeva me pak i vetem.

Ne fillim ishte pak e veshtire sepse nuk isha mesuar me ate menyre jetese. Çdo lloj ndihme dhe miresjelljeje qe me jepte grupi, e jetoja me dyshim, e kisha te veshtire te besoja se ishin te sinqerte. Tani mendoj se kjo me ndodhte per arsye se jeta qe beja me perpara ishte e zoteruar prej mashtrimit, pasigurise dhe genjeshtrave dhe ishte shume e ndryshme nga kjo qe po jetoja tani.

Me kalimin e kohes fillova te jem me aktiv ne te gjitha aktivitetet qe beheshin ne komunitet. Fillova te kisha besim te jeta dhe te ndjehesha me i sigurt ne vetvete, por nuk ishte e lehte: dola disa here nga komuniteti kunder mendimit te operatoreve dhe gjithmone ribija te droga.

Tani kam mesuar qe nuk mjafton vetem te duash per te dale nga droga, qe eshte shume e rendesishme, por duhet gjithashtu edhe shume durim, vendosmeri dhe kurajo.

Sot ndjehem mire, i forte dhe provat e mia ne shtepi kane kaluar shume mire. E gjithe kjo per mua do te thote shume dhe me jep forcen per te ecur perpara dhe gjithashtu kam mesuar te mos reagoje sipas impulsive te mia.

Per te ardhmen time dua me gjithe forcat e mia te jem mire per veten dhe per familjen time, te rigjeje vetveten, miqte e mi, te dashurit e mi dhe jeten time.



M. 32 vjeç

Jeta ime ishte shume e veshtire. Kur isha 15 vjeç u njoha me emigracionin per here te pare dhe te gjitha problemet qe vijne nga ai. Ne fillim ndjehesha i humbur, me mungonte shume dashuria e familjes dhe e miqve, por me kalimin e kohes fillova te mesohesha me vetmin qe me rrethonte. Por me pas fillova te kisha miq te rinj, qe ne pamje te pare me dukeshin ata te drejtet, por tani qe e shoh me qarte te kaluaren time, e kuptoj qe kam gabuar shume. Fillova shkollen, por edhe aty takova te njejten shoqeri dhe ketu nisi renia ime. Pata kontaktin tim te pare me boten e erret te droges dhe qe nga ai moment e me pas u be arsyeja ime per te jetuar. Hera e pare ishte nje cigare marijuane. Mendoja se ishte diçka normale, sepse pjesa me e madhe e bashkemoshatareve te mi e pinte shpesh dhe me deshire. Per mua ishte diçka e re ne te gjitha kuptimet, sepse vija nga nje vend qe nuk e kishte njohur kurre tragjedine e droges, nje diçka e re dhe e bukur, te pakten keshtu mendoja.

Pak nga pak qe koha kalonte kurioziteti im per drogen sa vinte dhe rritej. Çdo fundjave shkonim ne diskoteke dhe konsumonim rregullisht ekstazi. Nderkaq miqesite e mia rriteshin dhe fillova te frekuentoja rregullisht diskotekat, piano bar, dhe qendrat sociale. Aty u njoha me te ashtequajturat droga te renda, me fjale te tjera heroina, kokaina, dhe ketamina, keto per fat te keq fillova ti injektoj. Gjate kohes qe vazhdoja keshtu filluan problemet me forcat e rendit, me te ashtequajturit “miq” dhe me shperndaresit e ndryshem, por mbi te gjitha me familjaret e mi.

Me dukej sikur e gjithe bota po me perbysej. Nuk isha i afte ti jepja nje zgjidhje jetes sime, e ndieja qe nuk isha ne gjendje te zgjidhja problemet e mia te renda dhe kjo gje me bente te ndjehesha keq, por mbi te gjitha me beri te bija ne nje erresire te thelle. Jeta me heroinen ishte nje beteje me te cilen ndeshesha çdo dite, pa gjetur paqe, nga mengjesi ne mbremje. Isha i ndergjegjshem qe kisha rene ne nje tunel e nga fundi i te cilit ndodhesha nuk arrija te shihja drite. Brenda meje doja me te gjitha forcat e mia te dilja jashte, por nuk po ja dilja dhe ky mendim me bente te isha keq. Qe nga ky moment fillova te mendoja seriozisht si te dilja jashte jetes me droge dhe nderkaq kishin kaluar 13 vjet. Perpiqesha gjithmone ti largohesha por rifilloja nga e para.

Nje dite nje mik me foli per komunitetin. Ai kishte qene aty dhe me foli shume mire. Ishte ai qe me dha idene te provoja nje jete te re, por une nuk kisha mjaft vullnet. Vera po kalonte dhe une ndjehesha gjithnje e me keq: duhet te mendoja per jeten time dhe duke pare gjendjen ne te cilen ndodhesha kisha nevoje menjehere per ndihme.

Duhet te zgjidhja nese do te jetoja apo do te vazhdoja te drogohesha, po ndjehesha i pafuqishem dhe i pazoti per te hequr dore, i burgosur i vetes sime dhe i droges qe po me konsumonte. I kerkova ndihme familjareve te mi dhe se bashku iu drejtuam Komunitetit Emanuel.

Menjehere e jetova me veshtiresi ndryshimin: ambientin, shoket, punet, oraret nje menyre jetese e ndryshme dhe me te cilen nuk isha mesuar. Por, pak nga pak fillova te vleresoja gjithçka, çdo çast dhe çdo dite edhe pse nuk flisja shume me shoket. Fillova te mendoja me shume per jeten time te kaluar, per gabimet e mia dhe si do mund te rigjeja vetveten. E di qe eshte e veshtire dhe me duhet shume durim per te vazhduar te eci perpara, por e di se nese e dua jeten time duhet ti jap nje kuptim. Dua te vazhdoje ecurine ne komunitet dhe te perpiqem te permiresoj gjithçka qe kam jetuar gabim ne te kaluaren, per te krijuar nje jete te re, kete here te bazuar te dashuria dhe vlerat qe me bejne te ndjehem mire.



B. 26 vjeç

Kur isha i vogel prinderit e mi me flisnin dhe me kane edukuar si gjithe prinderit e tjere. Deri ne klasen e katert isha mire, por me pas fillova te mos shkoja ne shkolle perdite dhe luaja me videogame me miqte e mi te lagjes qe ishin me te medhenj se une. Vazhdova keshtu deri ne klasen e tete dhe pastaj nuk shkova me ne shkolle.

Isha 16 vjeç kur per here te pare shkova jashte shtetit dhe aty fillova te punoja. Te gjithe parat qe fitoja i çoja ne shtepi dhe ne pergjithesi isha mire.

Kur isha 22 vjeç me skadoi viza, kthehem ne shtepi dhe fillova te perdorja droge. Keshtu vazhdova per tre vjet. Punoja ne treg dhe te gjitha parat qe fitoja i shpenzoja duke blere drogen. Filluan problemet me familjaret e mi, grindjet, une nuk pranoja asgje dhe nuk i degjoja. Me nenen time jam treguar shume i ashper, i kerkoja gjithnje para dhe kur nuk mi jepte nxehesha. Ajo me jepte para per te blere diçka qe i duhej per ne shtepi dhe une i blija droge. Nuk po e njihja me veten time, kisha ndryshuar komplet dhe ndjehesha gjithnje e me i vetmuar me veten time dhe drogen. Problemet e mia shtoheshin gjithnje e me teper dhe te gjithe miqte e mi ishin largur nga une. Dikush u perpoq te me ndihmonte por une isha dashuruar teper me drogen dhe isha shume i dhene pas kenaqesise qe me jepte. Nuk doja te dija per asgje dhe per asnje, doja vetem te harroja gjithçka. Po beja te pamunderen per te mos jetuar, per te shkaterruar jeten time dhe ate te familjareve te mi. Keshtu kuptova qe kishte ardhur momenti qe te ndryshoja. Me vinte keq per nenen time dhe per ata qe me donin, me vinte keq per veten time. Vendosa qe duhet te ndryshoja dhe i kerkova ndihme nenes time. Ajo foli me disa te njohur te saj qe i treguan per Komunitetin. Vajta ne Qendren e Degjimit ne Tirane dhe aty me priten dhe me ndihmuan, me dhane mundesi per te ndryshuar jeten time. Fillova nje ecuri dhe tani jam ne Komunitet. Kushtet jane shume te mira, djemte jane shume te sjellshem dhe te mire. E gjithe kjo me ben te ndjehem mire dhe besoj se do t’ia dale te ndryshoje jeten time dhe te mendoj per te ardhmen. Dua te gjej nje pune te mire dhe do te perpiqem te punoj shume dhe seriozisht.

No comments:

Post a Comment