Jo Droges Blog

Thursday, December 16, 2010

Drogat dhe shtatzënia & Droga dhe drejtimi i automjeteve


Nuk ka nivel të sigurt të përdorimit të drogës gjatë shtatzënisë. Shumica e drogave psikoaktive ndikojnë tek foshnja e palindur. Probleme gjatë shtatzënisë shkaktojnë edhe medikamentet me receta prandaj duket që të merret këshilla mjekësore sa më parë.
Përdorimi i madh dhe i rregullt i disa drogave gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dështime, çrregullim fetusi, ardhje të parakohshme të dhimbjeve të lindjes, keqformime tek foshnja, peshë të ulët në lindje, zhvillime të vonuara tek fëmija si edhe një sërë çrregullimesh të tjera.
Rekomandohet që të gjitha gratë që janë shtatzënë apo që dëshirojnë të mbeten shtatzëna duhet të mos marrin alkool, duhan dhe droga të tjera. Shpesh një grua që ka përdorur drogë nuk e kupton që ka mbetur shtatzënë deri vonë në shtatzëni. Në se një grua përdor drogë ose medikamente mjekësore ajo duhet të bisedojë me mjekun ose me ndonjë punonjës tjetër shëndetësor kur ka dëshirë që të mbetet shtatzënë ose kur e kupton që ka mbetur shtatzënë.
Në se një grua është e varur prej drogës gjatë shtatzënisë, fëmija i saj ka mundësi që të shfaqë simptomat e tërheqjes pas lindjes. Kjo do të thotë që fëmija mund të duhet që të rrijë në spital më gjatë se duhet.

Droga dhe ushqimi me gji

Megjithëse disa droga kalojnë në qumështin e gjirit, përsëri ushqimi me gji është i dobishëm dhe është rruga më e mirë për foshnjën. Gratë që përdorin drogë dhe ushqejnë me gji duhet të këshillohen me mjekun ose ndonjë punonjës tjetër shëndetësor.


Droga dhe drejtimi i automjeteve



Të gjithë drejtuesit e automjeteve kanë nevojë që:

> të jenë të vëmendshëm
> të shohin qartë
> të koordinohen ashtu siç duhet
> të reagojnë ashtu siç duhet



Gjithnjë e më shumë, vdekjet gjatë aksidenteve rrugore po shkaktohen prej përdorimit të drogave legale dhe ilegale. Efektet kryesore të alkoolit dhe drogave ilegale janë:

> më shumë kohë për t’ju përgjigjur situatave të papritura
> veprime të pazakonshme ndaj situatave të papritura
> pamundësi për të menduar qartë
> vështirësi në mbajtjen e vëmendjes dhe mos vënie re të drejtuesve të tjerë
> shikim i turbullt
> siguri e tepruar tek vetja dhe në aftësitë vetjake të ngarjes së makinës
> marrje e rreziqeve parasysh në mënyrë të tepruar
> drejtim automjeti në mënyrë të rrezikshme dhe agresive

Hulumtimet tregojnë se ata persona që kanë përdorur alkool dhe droga të tjera kanë 9 herë më shumë mundësi që të shkaktojnë një aksident në krahasim me drejtuesit e tjerë.
Ndikimi në komunitet
Një nga ndikimet kryesore të përdorimit të drogës në komunitet është numri i personave që vdesin si rezultat i përdorimit të drogës. Një në pesë vdekje në Australi shkatohet prej përdorimit të drogës. Në 1998, rreth 23.310 vdekje në Australi ishin shkaktuar prej drogës. Nga këto:

> 19 019 vdekje shkaktoheshin nga përdorimi i duhanit
> 3271 vdekje shkaktoheshin nga përdorimi i alkoolit
> 1023 vdekje shkaktoheshin nga përdorimi i drogës ilegale (4).

Përdorimi i drogës ndikon tek komuniteti dhe shoqëria jonë edhe në mënyra të tjera duke përfshirë krimet dhe plagosjet e lidhura me përdorimin e drogës. Në 2001 Anketimi Kombëtar për Gjendjen Shtëpiake (5) nxorri që nga numri i përgjithshëm i viktimave (personat e moshës 14 vjeç e lart) prej incidenteve të drogës gjatë 12 muajve:

> 30.6% (rreth 5 milion njerëz) ishin abuzuar prej dikujt që ishte nën efektin e alkoolit
> 26.5% vuanin prej abuzimit gojor
> 4.9% vuanin prej abuzimit fizik
> 15.1% (rreth 2.3 milion njerëz) ishin abuzuar prej dikujt nën efektin e drogave ilegale
> 11.3% vuanin nga dhuna gojore
> 3.9% vuanin nga dhuna fizike

No comments:

Post a Comment