Nga Kalifornia vjen lajmi se në Institutin Scripps është zbuluar një vaksinë e aftë për të bllokuar efektet e kokainës.
Kjo vaksinë, pasi "mëson" qelizat imunitare të organizmit të njohin drogën e ta shkatërrojnë atë para se të arrijë të veprojë në sistemin nervor. Në këtë mënyrë, marrja e kokainës nuk jep asnjë efekt.
Vaksina është provuar tek minjtë dhe po testohet këto ditë. Ndërsa në Universitetin e Cambridge, kanë eksperimentuar efektet e një substance e cila e injektuar tek minjtë, ka bërë që të ulet vartësia e tyre ndaj kokainës.
Studimi i cili zgjati 20 vjet, ka dhënë rezultate interesante, të publikuara tek "Nature". Shpresohet që ky ilaç të favorizojë daljen nga varësia ndaj drogave.
No comments:
Post a Comment