Jo Droges Blog

Thursday, December 16, 2010

Droga, historia e varësisë 12-vjeçare të Klodit nga Tirana


Përdoruesit e drogës ne vendin tone, mbeten ne shifra tepër te larta dhe shqetësuese. Statistikat me te fundit  raportojnë rreth 40 mije përdorues, nga te cilët 8000 mije kane nevojë për trajtim . "Behet fjale nga 30 deri ne 40 mije përdorues qe janë te gjitha llojet e drogave. Flasim për 8 mije përdorues qe janë përdorues qe duan terapi, persona qe mund te injektojnë ose qe përdorin heroine, dhe kjo mbahet si një nga format me te renda te drogës. Ne Tirane behet fjale për 130 klientë qe marrin terapi përditë, po këtu mund te shtojmë 55 ne Durrës, pese ne Elbasan dhe Vlora e Korça edhe 100 te tjerë", tha Genci Mucollari i "Aksion plus". Klodiani ka qene një përdorues droge qe prej 12 vitesh. Tashme ai trajtohet pranë qendrës "Aksion plus", me metadon. Është nga Tirana dhe ka qene vetëm 17 vjeç kur ka nisur drogën. Pse e filloi, ku e blinte dhe ku i gjente paratë, për ta blerë atë. Ja se çfare tregon ai: "e kam filluar me shiringe, ngaqë me thoshin qe te bën me mire nga te gjitha llojet e tjera, nga cigarja, nga hunda. Drogën e blija. Ne fillim ma kane dhënë të tjerët, pastaj normal, e kam blere. Si fillim me ka shkuar pese mije leke, pastaj me kalimin e kohës erdhi duke u rritur. Tani ka shkuar 15 mije, 20 mije, 30 mije. Leket, mbledh hekura, i merrja te shtëpisë. Shenjat e problemeve kane filluar pas një jave, dy jave e gjysmë, aty ka nisur pagjumësia, dhimbje kockash, streset. Kam përfunduar dhe ne spital, kam kaluar overdozë. Apeli im është qe te heqin dore para kohe, para se te jete vone. Se te jete vone pastaj do bëhen shume pishman, do arrijnë të kuptojnë se çfarë flas unë pastaj. Unë nuk do t’i kthehem më", rrëfen Klodi. Kjo ishte historia e 30-vjeçarit, nga qyteti i Tiranës, i cili mund t’i mbijetonte të keqes së drogës, dhe t’i kthehej sërish normalitetit.
Ylli: Trafikantë droge në shkolla,  edhe të moshuarit e përdorin  
Te rinjte e Tiranes, si dhe te qyteteve me te medha ne vend, konsiderohen si grupet me te medha te perdorimit te droges. Alban Ylli, drejtori i Shendetit Publik, thote per Alsat se rreth 6-7% e te rinjeve, perdorin droge duke filluar nga me te lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, me injeksione. Por pervec te rinjve, ne grupet e riskut futen dhe ata qe kane semundje, seksualisht te transmetueshme si HIV/AIDS. "7-9 per qind e te rinjve te shkollave te mesme jane ekspozuar ndaj drogave ne mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u eshte ofruar perdorimi i nje droge prane mjedisit te shkolles, cka do te thote qe trafikantet e droges, funksionojne tashme kudo, edhe prane shkollave", tha Ylli. Persa i perket grupmoshave, ato jane nga me te ndryshme, duke perfshire ketu dhe moshat e mesme, por nderkohe nuk mund te perjashtohen edhe te moshuarit, thote drejtori i ISHP-se. "Kemi edhe mosha te tjera, edhe 40 vjecaret. Nuk kemi te dhena mbi personat te moshuar, por nuk perjashtohen. Megjithate bazuar ne sistemet e informacionit qe disponojme per momentin mund te themi qe nuk jane ato grupet me risk me te larte", tha Ylli. Per here te pare, vendi yne sipas Alban Yllit, pritet te kete nje strategji kombetare , e cila, do te raportoje shifra te sakta zyrtare, grupet e riskut si dhe moshat e perdoruesve.

No comments:

Post a Comment