Jo Droges Blog

Thursday, December 16, 2010

Kujdes ! Kokaina "Shkatërron" Trurin

Kokaina shkakton dëmtim shumë të madh të trurit. Nuk duket se është ndonjë gjë shumë e re, apo e padiskutuar më herët, por së fundi shkencëtarët kanë zbuluar në mënyrë shkencore se kush kush konsumon kokainë ka pjesën ballore të trurit thuajse të shkatërruar.

Pikërisht atë pjesë, që është e rëndësishme për të marrë vendime, planifikuar dhe që është e gatshme për reagime. Zbulimi mban emrin e kërkuesve të “Massachusetts General Hospital” në Boston, të drejtuar nga Hans Breiter, studimi i të cilëve u publikua në revistën “Neuron”.

Studiuesit kanë matur me rezonancë manjetike volumin e shtresës mbrojtëse të trurit në 20 persona, që ihsin përdorues të drogës dhe në 20 të tjerë që nuk kishin qenë kurrë përdorues.

Në grupin e parë u zbulua një volum gati i shkatërruar i shtresës cerebrale, në pjesën ballore, gjë që nuk u vu re në pjesën e dytë të vullnetarëve që u bënë pjesë e studimit. Sipas shkencëtarëve një gjë e tillë nuk duhet të ndodhte, pasi shtresa cerebrale ëhstë pothuajse i ngjashëm mes individëve të së njëjtës moshë dhe të njëjtit seks.

Më pas, ata u vunë në një tjetër provë. Iu nënshtruan testeve të ndryshme për të provuar aftësitë e secilit në përqëndrim, apo aftësinë për të marrë vendime.

Kundrejt të shëndetshmëve, përdoruesit e drogës manifestonin simpomta të ndryshme, shumë herë mungesë përqëndrimi.

Shumë prej këtyre ndryshimeve në koren e trurit, ata i shpjeguan të lidhura me kohëzgjatjen e varësisë nga droga. Sigurisht, që sipas Breiter, nuk janë pa ndikim edhe faktorët anatomikë, që e bëjnë një perosn më të presidpozuar e të varuar nga droga.

...

No comments:

Post a Comment