Jo Droges Blog

Thursday, December 16, 2010

Burime te sakta bëjn të ditur se zyrtarisht është pranuar se në Shqipëri ekziston një numër prej 30-40 mijë përdoruesish të rregullt të drogave, kryesisht të hashashit, nga të cilët mbi 3 mijë konsiderohen përdorues të heroinës dhe më pak të kokainës.

Specialistë të Antidrogës, të cilët nuk preferuan të prononcohen me emër, janë shprehur se nga llogaritja rezulton se nga drogat e rënda, heroinë konsumohet rreth 18 kilogramë në muaj, kurse hashash e marihuanë më shumë. I njëjti specialist shprehet se ndërsa një dozë 0.2 gramësh kushton 500 lekë, rezulton që rrjetet e drogës të qarkullojnë 4.5 milionë lekë të reja në muaj.

Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në territorin e të cilës ndodhet numri më i madh i përdoruesve, por edhe i rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, është vetëm një skuadër me 10 oficerë dhe po kaq agjentë, që duhet të monitorojë 20 mijë përdoruesit, zbulojë, gjurmojë dhe kapë shpërndarësit, furnitorët e tyre si dhe trafikantët.

Harta e drogës janë konkretisht vendet ku janë vendosur lokalet e natës, zona e Bllokut, zona e Alliasit e Shkollës së Bashkuar, Rruga “Ali Demi”, Lapraka, zona e Stacionit të Trenit, Kompleksi “Dinamo”, Yzberishti dhe Kombinati janë të rrethuar me të kuqe për të shkak të aktivitetit të shpërndarjes së drogave në Tiranë.

Kujtohet se vetëm gjatë kësaj jave në Tiranë janë sekuestruar 2.8 kilogramë hashash dhe 50 gramë kokainë. Një javë më parë, në dalje të Lazaratit, Antikrimi i organizuar sekuestroi 650 kilogramë kanabis të presuar dhe përgatitur për shitje. Dhe ndërsa policitë e vendeve fqinje, Itali dhe Greqi vazhdojnë të sekuestrojnë hashash të njohur si “Made in Albania”, një pjesë çdo vit e më e madhe ndahet për tregun e brendshëm. Katër korrierët e furnizuesit e kapur të hënën në kryeqytet konsiderohen si pjesë e rrjetit të shpërndarjes së brendshme të lëndëve narkotike

No comments:

Post a Comment