Jo Droges Blog

Sunday, December 19, 2010

Hashashi , fakultetet ku tymoset droga në Shqipëri


Arratisja nëpër skuta të braktisura apo të fshehta, larg fakulteteve përkatëse, nuk është motiv i relaksit apo i studimit për disa studentë. Një pjesë e tyre, sidomos meshkuj, mundohen që të mos i shohë askush nëse kanë vendosur të tymosin një cigare hashash. Në fakt, ajo që të habit nuk është gjerësia që ka marrë ky fenomen por normaliteti me të cilën e shohin një pjesë e studentëve. Në një pyetësor të shkurtër me ta nëpër fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës
pyetja A pihet hashashi nga studentët? shoqërohet me një buzëqeshje të çuditshme, e cila shumë apo pak të lë të kuptosh që studentët kanë informacion që aty këtu nëpër shkollë ka disa elementë që tymosin, madje ka nga ata që janë më guximtarë dhe pranojnë se mund të kenë provuar edhe vetë ndonjëherë ndonjë cigare të dredhur nga “profesionisti” i grupit. Të gjithë pranojnë se hashashi ka konsumatorë të shumtë dhe tregojnë për fakultetin e tyre vendet ku pihet. Sigurisht përballja e tyre me faktin që nesër mund të përfundojnë në faqet e një gazete, nuk është se i entuziazmon shumë por gjithsesi pranojnë të tregojnë atë që kanë dëgjuar ose parë duke ruajtur anonimatin. Përgjithësisht, shumica e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës e kanë nga një strofkë ku tymoset bari. Tashmë një pjesë e mirë e tyre janë kthyer në profesionistë sepse edhe kur ndonjë “guximtar” e ndez në ndonjë ambient publik, nuk kalon pa u vënë re. Ndërkohë që nga sa vihet re, studentët ndahen në tre kategori. Në konsumatorë të rregullt, në ata që konsumojnë me rastdhe ata që e kanë provuar vetëm një herë për kuriozitet. Ky në fakt është konkluzion i nxjerrë pas një ankete me studentë të një sërë fakultetesh të Universitetit të Tiranës. Tashmë mund të thuhet me plot gojën se nga përmasat që ka marrë konsumi i kësaj bime narkotike, kjo është “tendenca” e fundit e studentëve shqiptarë.

Rrëfimi/ Fjorildo Satka zbulon vendet ku konsumohet hashashi


Jo më larg se disa muaj më parë, ai është diplomuar si laborant dentar. Prej gjashtë vitesh konsumon hashash bashkë me shokët e tij, të cilët janë në fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës apo dhe në universitete private.

Sa kohë ke që e konsumon hashashin dhe me kë e ke konsumuar për herë të parë?

Kam gjashtë vite. Herën e parë që e kam konsumuar kam qenë me shoqërinë. Kam pirë me një shok një teke dhe kështu filloi më pas. Dy muajt e parë pihet më shumë dhe më dendur sepse është dhe mosha. Po
mbaj mend që në kohën që e kam filluar unë para gjashtë vitesh, me 500 lekë mund të blije 40 teke hashash, krahasuar me tre ose katër që merr sot për të njëjtin çmim.

Sa është çmimi tani?

Po çmimi nuk është se ndryshon, 500 lekë mbetet kurse pakësohet sasia që ka brenda një qese. Sa vjen dhe shtrëngohet
sepse dhe policia e ka shtrënguar shumë situatën

E konsumon si shoqëri apo vetëm?

Normale si shoqëri sepse nuk pihet vetëm ajo. Është diçka qejfi, të cilën preferoj ta konsumoj kur jam me shoqërinë, më tepër për të bërë gallatë dhe të na shtyhet muhabeti.

Po nga sa ke dëgjuar ose ke parë, si është konsumi te femrat?

Ka edhe femra në masë që e konsumojnë, sidomos kur janë në grupe shoqërore dhe nëpër “party”.

Në kohën që ke qenë student, ku e konsumoje?

Edhe te dera e shkollës e kam pirë. Të gjithë e kanë problemin te familja kurse unë nuk e kam këtë problem.

Po prindërit e tu e dinë që e konsumon?

Kam pothuajse gjashtë vjet që e konsumoj dhe detyrimisht edhe prindërit janë në dijeni të kësaj. Pavarësisht se nuk ju vjen mirë, mundohen ta kuptojnë moshën plus që nuk konsumoj as heroinë as kokainë.

Po shoqëria juaj që është nëpër Fakultete të Universitetit të Tiranës e konsumon? Keni dëgjuar gjë lidhur me këtë?

Kam dëgjuar plot dhe jo vetëm tek universiteti shtetëror po edhe nëpër privat ka plot që e konsumojnë. Të paktën tek universiteti që mbarova unë shkollën, gjysma e konsumonin, që ishin edhe nga rrethet dhe mendohet që nuk është kaq e përhapur sa në Tiranë. Edhe në fakultete të ndryshme ku kam shoqërinë time pihet goxha hashashi. Nga shokët e mi
kam dëgjuar që pihet masivisht te Filologjiku, Gjuhët e Huaja dhe sidomos te Politekniku. Tek ky i fundi është pirë historikisht mbrapa universitetit. Tek Akademia e Arteve ka po ashtu shumë që e pinë.

TOP-KONSUMATORËT:

1-Infermieria
2-Inxhinieria e Ndërtimit
3-Histori-Filologjia
4-Politekniku
5-Gjeologji-Miniera
6-Akademia e Arteve
7-Shkencat e Natyrës

1 comment:

  1. Isha një njeri shumë i vetmuar ... Në janar, Dr. Obodo hodhi një magji për të gjetur një zonjë Austriake për mua. E diela e parë në mars takova një grua të mrekullueshme vietnameze. Ishim të angazhuar për gjashtë javë dhe u martuam vitin e ardhshëm. Dr.Obodo më ka dhënë zonjën e ëndrrave të mia.visit Dr. Libero Via:
    (templeofanswer@hotmail.co.uk)
    (whatsapp +234(815) 542-5481) Bloomington, MN

    ReplyDelete