Sunday, December 19, 2010
INTERVISTA,Si Me Shkaterroi Droga Jeten,Flet B.D 43 Vjec Nga Tirana
INTERVISTA
Një përdorues i lëndëve narkotike, rrëfen për historinë e nisjes së konsumimit të drogës, burgun dhe divorcin me të shoqen
"Me të u njoha në burg. Kur ajo mësoi se unë merrja bar u largua dhe mori me vete edhe djalin të cilin nuk e shoh prej tre muajsh"
Sot ai është 43 vjeç, drogën e ka nisur që kur ishte 28 vjeç. Quhet B. D, jeton i vetëm nuk ka një banesë ku të strehohet, nga kjo detyrohet të flerë jashtë jo rrallë herë. Konsumimin e lëndës nakrotike e ka nisur thuajse si të gjithë të tjerët duke rënë pa dashur në grackën e parajsës që të ofron.
Kjo ka ndodhur këtu e 15 vite të shkuara në kryeqytet, kur B. D, braktisi vendlindjen e tij Beratin për të jetuar në Tiranë. Që nga ajo kohë, është martuar dhe divorcuar me bashkëshorten por me pluhurin ngjyr bezhë, nuk ka mundur të "divorcohet".
Me bashkëshorten që e njohu në burgun 313, është ndarë prej gati katër muajsh, por shpreson që një ditë, madje edhe së afërmi të jetojë me të dhe djalin e tij që sot është një vjeç.
Në një rrëfim të tijin mbi jetën nën ndikimin e heroinës, kokainës dhe marijuanës, 43 vjeçari rrëfen momentet e para shijen dhe rrugën për të siguruar mallin, madje jo pak herë për mes rrugës së gabuar që ai e pranon, vjedhjes së të tjerëve.
Prej më shumë se shtatë muajsh vazhdon të qëndrojë në Shoqatën Shqiptare për Prevenim dhe Rehabilimit ndaj AIDS dhe Drogës (APRAD).
Kjo shoqatë është themeluar më 15 shkurt të vitit 2001 dhe ka si objektiv rehabilitimin e personave që janë përdorues droge.
Kush jeni ?
Quhem B. D dhe jam 43 vjeç, jetoj në Tiranë prej shumë vitesh. Jam i divorcuar dhe kam një djalë me të cilët shpresoj të ribashkohem.
Sa vjet ka që përdorni drogë? Çfarë lloje drogërash ke përdorur?
Drogën e kam filluar që në vitin 1994 dhe vazhdoj ta përdor dhe sot. Kam përdorur thuajse të gjitha llojet: si marijuanë, heroinë, hashash dhe më parë e pija me cigare, pastaj fillova ta marr me të djegur dhe në fund me shiringë.
Sa kushton grami i secilës
25- 30 mijë lekë.
Si nisët ta merrnit drogën ?
Pasi erdha në Tiranë nga Berati, u takova me një shoqëri që përdorte drogë dhe vazhdimisht fillova të frekuentoja një lokal tek Parku Rinia, i cili sot nuk është më. Ishte viti 1994, aty takoja shpesh ca të rinj që pinin hashash.
Një ditë, data nuk më kujtohet, më kërkoi njëri një cigare. I thashë se çfarë e donte, ndërsa ai më tha do pi pak "kallo", një term që përdorej për hashashin që mos ta dëgjonin të tjerët. Ia dhashë cigaren dhe ai më ofroi një cigare gjithashtu dhe e mora.
Brenda saj kishte patur heroinë. Pasi e konsumova cigaren për pak minuta isha si në një gjendje gjumi dhe ndihesha i çliruar në vetvete. Më vonë nisa të bashkohem me dy tre përdorues të tjerë dhe mblidhnim lekët që kishim dhe blinim hashash.
Nga kjo kohë dhe në vazhdim unë nuk e kam ndërprerë marrjen e drogës. Ky është momenti që kam mare drogë për herë të parë. Ishte kjo rastësi që më pas më ktheu në një përdorues droge.
Në çfarë mënyre e gjen drogën? Në cilat zona të Tiranës ka më shumë?
Për ta gjetur nuk është aspak e vështirë. Mjafton ta porosis tek një shok dhe shumë shpejt gjendet. Vështirësia më e madhe është tek mungesa e lekëve. Kur nuk ke lekë, atëherë do të detyrohesh të vjedhësh apo të bësh ndonjë punë apo dhe të mbledhësh kanoçe, gjëra që unë i kam bërë gjatë këtyre viteve.
Droga gjendet kollaj. Tek "Parku Rinia" gjen sa të duash, gjithashtu dhe tek "21 dhjetori" apo dhe në ish- Bllok, tek rruga e Elbasani, tek rruga e Kavajës. Mund të them se drogën e pinë si të varfrit, ashtu dhe të pasurit. Njëri e merr si lojë, tjetri e pi nga qejfi dhe kështu më pas kthehen në përdorues të zakonshëm.
Si i gjeni lekët për të blerë drogë?
Më shumë më ndihmojnë vëllezërit, më japin lekë. Ata nuk është se mi japin lekët për drogë, pasi unë e përdor fshehurazi, por ato lekë që më japin i përdor për të blerë pluhurin.
Por edhe vetë kam punuar në disa raste, madje duke mbledhur dhe kanoçe. Ndërsa në momentet që nuk kam patur asnjë qindarkë, jam detyruar të vjedh. Ka patur shumë raste që iu kam vjedhur celularin njerëzve në rrugë apo kam thyer dyqane.
Vjedhjet isha i detyruar t'i bëja, vetëm për të siguruar lekët për drogë dhe për asgjë tjetër. Por për ketë e kam paguar shtrenjtë, pasi kam përfunduar dhe në burg disa herë, ku kam qëndruar dhe dy vjet në qeli.
Po në burg ke përdor drogë?
Si jashtë kurrë nuk kisha mundësi ta përdorja, se aty kishte kontrolle të rrepta, por nuk është se nuk e kam përdorur fare.
Si e konsumon drogën tani. Në çfarë mase e merr?
Mund të pi një herë në tre ditë gjysmë grami, ngaqë kam kriza të vazhdueshme. Zakonisht e marr me hundë se nuk kam më vend në trup ku të shpohem.
Ke marrë vendim për ta lënë. Çfarë do të bëni në vazhdim?
Unë kam dashur ta lija me kohë, por nuk kam mundur për shumë arsye. Tani kam marrë një vendim për ta lënë dhe do të vij duke e reduktuar sasinë që pi. Dua të filloj një jetë të re, se droga ishte ajo që më shkatërroi familjen.
Shoqëria na paragjykon ne përdoruesve të drogës, por dhe në familje paragjykohem dhe gjej qetësi tek droga. Do përpiqem të jem si gjithë të tjerët, të gjej një punë dhe të jetoj bashkë me familjen time.
Keni shoqëri. Njihni vetëm persona që drogohen apo dhe të tjerë?
Shoqëri kam nga të dy kategoritë, si të droguar ashtu dhe shokë të pa droguar. Kur vjen momenti që duhet të marr drogë, largohem pa dijeninë e tyre, por kur ata shokë që nuk e përdorin më kritikojnë vazhdimisht që unë të heq dorë.
Madje më thonë që tani që je baba, duhet të mos e përdorësh më. Me të droguarit ndodh e kundërta. Ata nuk duan t'ia dinë për asgjë, vetëm duan që të gjejnë ca lekë në çdo mënyrë për të blerë pluhurin.
Më flisni pak për jetën tuaj, familjen tuaj?
Familja ime është e përbërë prej tetë vetash, ndërsa nëna më ka vdekur që kur isha dy vjeç. Kur mbusha nëntë vjeç më çuan në shkollë riedukimi, nga viti 1979 deri në vitin 1983. Pasi dola nga shkolla e riedukimit, filloj të përdor alkoolin shumë dhe e bëja në fshehtësi.
Erdha në Tiranë në vitin 1994, ku për shumë vite kam jetuar me qira, pasi nuk kisha lekë për të blerë shtëpi. Kur nuk kisha lekë për të paguar qiranë, dilja dhe flija dhe në rrugë. Këtu pasi drogohesha shpesh, kryeja edhe vjedhje, ku në të shumtën e rasteve kam shkuar dhe në burg.
Kur isha në burgun 313 në vitin 2004, unë njoha një vajzë, e cila ishte gjithashtu e dënuar për një vepër penale. Kur ajo doli më dërgonte dhe i dërgoja letra nga burgu dhe pasi dola u martova me të. Por ajo nuk e dinte se unë isha përdorues droge.
Në vitin 2005, dola nga burgu dhe e takoj dhe e dërgova në shtëpinë time në Berat, ku qëndruam shumë pak, pasi atje nuk kishte mundësi punësimi. Në 2006-ën unë u arrestova përsëri, duke qëndruar një vit dhe bashkëshortja ime gjatë kësaj kohe mbeti e vetme dhe jetonte me qira.
Aktualisht nuk vazhdoni më të jetoni me bashkëshorten tuaj?
Në vitin 2008 më lind një djalë dhe për gjashtë muaj unë rrija në shtëpi, ndërsa nusja punonte. Në shtëpinë ku jetonim vinin vazhdimisht të droguar dhe ky është momenti që bashkëshortja ime e kuptoi që unë isha një përdorues droge. Ajo nuk e dinte se unë nuk shkoja në shtëpi asnjëherë në gjendje euforike.
Një ditë më kapi me një shiringë, e cila ishte me gjak dhe që nga ky moment filluan grindjet. Vjen një moment dhe më shikon në shtëpi duke u droguar. Më pas merr djalin dhe largohet në një qendër rehabilitimi. Po bëj katër muaj që jemi divorcuar dhe nuk e kam takuar bashkë me djalin.
Do bësh përpjekje për t'u bashkuar?
Do mundohem ta lë përfundimisht drogën dhe të bashkohem me familjen time. Unë momentalisht jetoj jashtë pasi nuk kam shtëpi. Droga ishte ajo që më shkatërroi përfundimisht me familjen, pasi u divorcova me gruan në momentet që ajo e merr vesh se unë isha përdorues droge.
Kur u martova para dy vjetësh, i dhashë një kuraje vetes se nuk do të pija më drogë, por kur të lindin konflikte në familje pastaj detyrohesh ta nisësh përsëri. Përpjekje po bëj, pasi e kam reduktuar sasinë që konsumoj në një javë apo muaj.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Faleminderit zotëri për magjitë tuaja të vërteta. Emri im është Zara Matteo. Kjo është vërtet e pabesueshme dhe nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Para se të takohesha me ju, zotëri, unë provova të gjitha mjetet e mundshme që mund të kisha për të sjellë burrin tim mbrapa, por kuptova se asgjë nuk funksionon për mua dhe se burri im ka zhvilluar shumë urrejtje për mua. Mendova se nuk kishte asnjë shpresë për t'u ribashkuar me ish-burrin tim. Por kur lexova komente të mira se si DR WHITE i ndihmon të tjerët, vendosa t'i dërgoj një mesazh përmes WhatsApp: +17168691327. të provoja dhe bëra gjithçka që ai më udhëzoi dhe unë i besova atij dhe unë ndoqa udhëzimet e tij pasi ai më garantoi në 48 orë, dhe pikërisht atëherë më telefonoi ish -im. Zotëri, ne jemi më të lumtur tani se kurrë. Gjithçka duket e përsosur dhe kaq e natyrshme! Faleminderit shumë zotëri për magjitë tuaja autentike dhe të padiskutueshme. këtu përsëri emailin e tij:
ReplyDeletewightmagicmaster@gmail.com
.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp atij:
+17168691327
Salve… se kuptoj kete deshmi per zara Matteo..!
ReplyDelete