Jo Droges Blog

Thursday, December 16, 2010

Drogat dhe efektet e tyre!


Cilat droga janë shqetësuese?

Për komunitetin drogat më shqetësuese janë drogat psikoaktive sepse ato veprojnë mbi trurin dhe ndryshojnë mënyrën se si mendon, sillet dhe ndjehet individi. Ka tre lloje kryesore droge: depresantët, stimuluesit dhe haluçinogjenët.


Depresantët (Depressants)

> alkooli
> kanabis
> benzodiazepinat (Valium, Serepax, Mogadon, Normison)
> barbituratet
> GHB (Gama-Hidroksibutrat)
> Opiumi (heroina, morfina, kodina, metadoni, petidina)
> Disa tretës dhe thithës

Drogat depresuese nuk shkaktojnë gjithnjë depresion tek përdoruesi. Në të kundërt, ato ndikojnë tek përqëndrimi dhe koordinimi dhe ngadalësojnë aftësinë për t’ju përgjigjur situatave të papritura. Kur merren në sasi të vogla depresantët mund të shkaktojnë çlodhje. Në sasi të mëdha mund të shkaktojnë humbjen e vetëdijes, të vjella dhe vdekje.


Stimulantët (Stimulants)
Stimulantët e lehtë
> kafeina (në çaj, kafe dhe pijet me kola)
> nikotina (duhani)
> efedrina (përdoret në mjekimet për bronkitin, alergjinë e pranverës dhe astmën)

Stimulantët e fortë

> amfitaminat (shpejtësia, kristali metilik, akulli)
> kokaina
> ekstazia
> tabletat dobësuese (Duromine, Tenuate Dospan, Ponderaks)
> khat
Drogat stimuluese shpejtojnë veprimtarinë e trurit. Si rrjedhim personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, zmadhojnë pupilat e syrit, sjellin pagjumësi, dhe e bëjnë përdoruesin që të flasëpapushimapotëjetëpaknervoz.
Marrja e sasive të mëdha të stimulantëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë.
Stimulantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet
e depresantëve si për shembull ato të alkoolit.


Haluçinogjenët (Hallucinogens)

> ‘datura’ (bimë)
> Ketamina
> LSD (acid dietilamid lisergi)
> Kërpudhat magjike
> Meskalina (kaktus pejoti)
> PCP
> Kanabis
> Ekstazi

Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si personi sheh ose imagjinon që sheh rreth vetes. Personat që marrin haluçinogjenë mund të shohin apo të dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara.
Efekte të tjera të haluçinogjenëve janë zmadhimi i pupilave të syrit, ikja e oreksit, rritja e lëvizjeve, folje dhe të qeshura të tepruara, eufori emocionale dhe psikologjike, rritje të të ndjerit mirë, shtrëngim të nofullave, djersitje, panik, paranojë, humbje të kontaktit me realitetin, sjellje të çuditshme dhe të paarsyeshme, dhimbje në stomak dhe përzierje.
Meqënëse efektet e haluçinogjenëve janë të ndryshme është e pamundur që të parashikohet se si ata mund të ndikojnë tek një njeri apo tek një tjetër në një kohë të caktuar

No comments:

Post a Comment