Jo Droges Blog

Friday, December 17, 2010

Droga 7-8 mije shqiptare jane perdorues te rregullt



Fenomeni Nxenesit dhe adoleshentet ne maje te klasifikimit
Aktualisht ne Shqiperi numerohen rreth 30-40 mije perdorues droge nderkohe qe vetem 7-8 mije prej tyre konsiderohen si konsumatore te rregullt.
Statistikat e fundit te ISHP-se variojne nga 30-40 mije qe per disa burime te tjera eshte nje numer pak i fryre po ketu behet fjale per persona qe mund te kene deklaruar se kane perdorur nje here droge te lehte. Ndersa 7-8 mije prej tyre jane perdorues te nje stadi me serioz tha Genci Mucollari perfaqesues i shoqates Aksion plus.
Marijuana dhe heroina jane drogat me te perdorura mes te rinjve ndersa kohet e fundit ka filluar te perdoret edhe nje lloj tjeter droge qe eshte e perhapur shume ne Angli dhe Gjermani ekstazi. Eumlshte perhapur mjaft marijuana. Heroina ze vendin e pare po kemi pasur dhe raportime te ekstazise qe jane futur ne sasi te vogla keshtu qe perbejne problem. Kanabisi eshte problemi me i madh i sotem ne shkollat e mesme shtoi Mucollari.
Jo vetem te rinjte por dhe adoleshentet e kryeqytetit rezultojne konsumatore te droges fenomen vrastar i cili dita-dites po shtrin rrenjet ne bankat e shkolles. Te konsideruara si vende te edukimit e shkollimit institucionet arsimore po shfrytezohen si vendet me te favorizuara te shperndaresve te drogave.
Hashashi merret me qese kushton 500 leke te reja nje qese. Te njejten vlere ka edhe e kuqja qe merret me hunde thote nje adoleshent shperndares droge ne oborret e shkollave te Tiranes.
Ndonese fenomeni eshte i perhapur gjeresisht ne shkollat e mesme perdorimi i droges ka arritur deri te femijet e shkollave nentevjecare. Ka dhe djem te vegjel qe e pine te kuqen edhe pse jane ne 9-vjecare. Madje ka edhe vajza qe e konsumojne ate. Zakonisht e fshehin ne vende qe nuk kontrollohen si corape apo te menget. Ekziston edhe e kuqja qe merret ne goje poshte gjuhes e cila eshte njesoj e preferueshme rrefen ai.
Statistikat flasin per nje numer ne rritje te perdoruesve te rinj ndersa kureshtja per ta provuar ate duket se po perhapet edhe te femijet.
Ne vendin tone aktualisht po trajtohen me terapi te ndryshme ne vecanti me metadon rreth 300 ish-perdorues droge.

No comments:

Post a Comment