Jo Droges Blog

Friday, April 27, 2012

Droga dhe parandalimi i saj

Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.



Në kuptimin gjithpërfshirës droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive, të cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanë aftësi që të ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të subjektit i cili i përdorë, gjegjësisht i keqpërdorë ato. Thuhet me të drejtë se abuzimi me këto substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shëndetësor mbarëbotëror, ngase pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janë shumëfish të dëmshme për vetë individin që është bërë rob i marrjes pa masë i materieve dehëse, si dhe për rrethin më të gjerë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup më i madh abuzuesish të drogave.

Që të kemi një ide më të qartë mbi këtë fenomen të rrezikshëm mediko-social, dhe jo vetëm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmërinë nga droga që kohëve të fundit e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në të cilin tekstualisht thuhet: Vartësia nga droga paraqet një gjendje të intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmësintetike, dhe e cila karakterizohet me një dëshirë dhe apasion të prafrenueshëm që të merret me çdo kusht, prirje për të rritur dozën (toleranca), varshmëri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se është edhe më i mprehtë kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne më së shumti prek rininë, ardhmërinë e çdo komuniteti, në tërë globin, duke mos kursyer asnjë shtreë sociale dhe përkatësi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme që shoqëron çdo abuzim me këto lëndë shkundulitëse është shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndërprerjes së konsumimit të drogës, shpeshherë edhe me simptome dhe komplikime më të rënda se substanca që ka shkaktuar këtë varshmëri këmbëngulëse.

Në këtë grup materiesh nootropike, para së gjithash, sipas klasifikimit më të ri të çrregulliomeve mentale, që vijnë si rezultat i përdorimit kompulsiv, bëjnë pjesë këto nëngrupe substancash distimike:

  • alkooli
  • opiatet
  • kanabinoidet
  • sedativet dhe hipnotikë
  • kokaina
  • kofeina dhe stimulues të tjerë të sistemit qendror nervor
  • halucinogjenët
  • duhani
  • tretësit që avullohen
  • adikcioni me më shumë lloje drogash njëkohësisht.

Duke patur parasysh objektivin e këtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik të kësaj materie kaq voluminoze, do të shqyrtojmë përciptazi shkaqet dhe faktorët që sjellin deri tek paraqitja dhe përhapja me përmasa kërcënuese të këtij vesi kompleks që me një shpejtësi marramendëse dëmton dukshëm mirëqenien e mbarë njerëzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonë vulnerabil. Përkundër ligjeve dhe konventave antidrogë që ka miratuar çdo shtet, dukuria e narkomanisë sa vjen e po bëhet më aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve të rinj, bile edhe ndër nxënësit e shkollave fillore.

Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.

Meqë momentet etiologjike janë të shumta, faktorët dhe rrethanat që shpien deri në përhapjen e narkomanisë do t’i klasifikojmë në tre grupe, edhe atë: faktorët që përcaktojnë personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetë substanca psikoaktive si faktor provokues.

  1. Për sa i takon veçorive që karakterizojnë tiparet e personit që konsumon drogë, mund të thuhet se në rastet tipike këto subjekte janë adoleshentë psiko-labil të cilët përveç tjerash jan
    ë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakë me teke të çuditshme, psikopatë latentë që janë personalisht të papjekur, neurotikë dhe individë që i përkasin grupit “border line”, si dhe një dyzinë delikuentësh që i ka inaktivizuar për punë kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.



  1. Më të akuzuar dhe njëherit më të prevenueshëm janë konditat socio-ekonomike, në të cilin rolin dominant e ka funksionimi i shëndoshë i mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe në shumë raste negativisht në paraqitjen e kësaj dukurie të mbrapshtë. Raportet e këqija ndërnjerëzore që ekzistojnë dhe në mënyrë perfide maskohen nga udhëheqësit lokalë irritojnë të rinjtë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj padrejtësive, edhe ashtu zhgënjyese, papunësia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj të rinjve kontribuon në shtimin e numrit të narkomanëve.




  1. Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilësitë e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, përbëjnë një moment tjetër inicues dhe favorizues që të rritet pa ndalë aradha e atyre që shpëtimin idilik e kërkojnë dhe gjenë tek droga, ose siç shprehet një psikiatër i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.


Për sa u përket të dhënave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e përgjithshëm të narkomanëve nëpër vendet e ndryshme të botës, duhet të jetë i rezervuar mbi saktësinë dhe prezentimin real të gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se për çdo të regjistruar si viktimë e lëndëve të ndryshme që e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtërore vinë së paku edhe 10 individë që fshehtas e përdorin drogën, d.m.th. as edhe më të afërmit nuk e dinë se i pikasuri është narkoman.

Megjithëkëtë, sot llogaritet se në përmasa botërore ka më se 200 milionë narkomanë aktiv, nga të cilët dy të tretat e përbëjnë grupmoshën deri në 28 vjeç, kurse nga numri i mësipërm rritet përqindja e atyre 12-13 vjeç, që sigurisht duhet të na brengosë të gjithëve. Ajo që duhet të theksohet këtu është se, në dy dekadat e fundit është dyfishuar numri absolut dhe relativ i përdoruesve të drogës si rezultat i rënies së bllokut socialist. Vlen të përmendim se toksikomania i përngjet një sëmundje infektive, ngase çdo konsumues droge patjetër në këtë lojë të rrezikshme e fut herët a vonë shokun e vet më të ngushtë. Ajo që i shtyn të rinjtë tanë, sidomos, që të provojnë njëherë drogë dhe më pas të mos ndahen kurrë nga ajo, qëndron në të dhënën që çdokush më e din, se përfitimet nga kontrabanda me drogë janë astronomike dhe brenda natës.

Duhet të na shqetësojë fakti se, edhe përdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, që arsyetohet fare lehtë nga mjekët me anë të recetave, indirekt shton kuotën e narkomanëve. Duke analizuar të dhënat komparative statistikore mbi përmasat e narkomanisë nëpër vendet e ndryshme të botës, mund të thuhet se në trevat tona narkomania nuk është edhe aq e përhapur dhe pikërisht gjendet në stadiumet fillestare, që nuk përjashton mundësinë e një vale të madhe që mund të pllakos në një të ardhme të afërt. Kjo para së gjithash kur dihet mentaliteti ynë patologjik për të fituar para me batakçillëqe alla kollumbiane.

Derisa jemi tek shkoqitja e faktorëve stimulues dhe inhibues të kësaj dukurie me pasoja të rënda shëndetësore dhe implikime të parenovueshme socio-ekonomike, është e udhës të pranojmë si tepër inkurajuese studimet e shumta nëpër SHBA, të kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogë (NIDA), në të cilat është konstatuar se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë kohore 10 vjeçare. Më tutje në këtë raport vihet në dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve për 4 herë në mjekimin dhe shërimin definitiv të një narkomani. Cilat janë, pra, këto masa profilaktike që mundësojnë një efikasitet të tillë kundër kësaj sëmundje sociale? Para së gjithash, duhet punuar më tepër me prindërit dhe arsimtarët të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, gjë të cilën në rend të parë duhet ta bëjë personeli mjekësor në krye me mjekët familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët.

Vuajtjet e shumta jetësore na kanë mësuar se një e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dëfrim” rrënues përcillet me rritjen e numrit të të sëmuarve nga hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit në formë vjedhjesh, dhunës, prostitucionit dhe vrasjeve. Një gabim tjetër ndër ne bëhet kur i stigmatizojmë narkomanët, të cilët edhe më tepër mbyllen në botën e tyre të pashpresë, duke i çuar të njëjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet të dijmë se edhe ata janë njerëz të cilëve u duhet ndihmë jo vetëm mjekësore, por edhe mbështetje morale e materiale për një risocializim sa më human, qëndrim ky i cili shumë do të rriste numrin e atyre që do të heqin dorë nga ky aktivitet keqbërës.

Thursday, April 26, 2012

Si jetoj me djalin e droguar

Një nënë që jeton prej dhjetë vitesh me djalin e droguar u rrëfye në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ duke zbuluar dramën e saj.

“Për herë të parë e kuptova që djali im përdorte drogë kur pashë një shiringë në momentin që po fusja rrobat në lavatriçe. Nuk dinim ku të kërkonim ndihmë, u traumatizuam. Fillimisht ai nuk e pranonte, por unë e kuptova sepse kërkonte lekë vazhdimisht”, shprehet gruaja që nuk preferoi të identifikohej.

Më tej, nëna e 27-vjeçarit tregoi hapat që ndërmori për ta larguar të birin nga rruga e drogës: “E shtrova në spital ku ndenji 10 ditë, por pas një muaji gjendja ishte e njëjtë. Ka qenë një nga dramat më të këqia në familje. Kur nuk merrte dozën e heroinës bëhej agresiv e pasi e merrte dozën bëhej i dhimbshëm.”

“Mërzitet shumë, nuk ushqehet, nuk i flitet... Kur merr ilaçet normalizohet, por tani që po ia ulin dozën e mjekimit është sërish agresiv. Unë mundohem t’i flas, por ai nuk më duron më”, shton nëna.

“Bashkëshorti u sëmur që kur e mori vesh që merrte drogë. Nuk e përballoi dot. Kaloi paralizë cerebrale dhe vazhdon të jetë i sëmurë”, tregon gruaja, e cila burgun nuk e ka shikuar kurrë si mundësi rehabilitimi.

“Burgun nuk e kam menduar ndonjëherë. Shpresoj që mjekimet të bëjnë efekt. Këtë që më ka ndodhur mua nuk ia uroj asnjë nëne në botë”, përfundon nëna.

Tuesday, July 19, 2011

“Kriprat e banjës”, një drogë vdekjeprurëse

“Kriprat e banjës”, një drogë vdekjeprurëse


 “Efektet janë vdekjeprurëse”. Kështu shkruan “New York Times” në lidhje me substancat narkotike që quhen ndryshe “kriprat e banjos”.
Presigjozja amerikane paraqet një sërë rastesh ku tregohen efektet që këto lëndë japin tek përdoruesit e tyre: Në shtetin vdekjeprurës të Indianës një person është ngjitur në tubin e një flamuri në anë të rrugës dhe është hedhur në mes të trafikut. Një tjetër ka mësyrë me forcë në një manastrir dhe ka therrur për vdekje një prift. Në të dyja rastet nuk ka një motiv të qartë.

Por kryesisht këta përdorues dëmtojnë veten e tyre: Në West Virginia një grua është plagosur rëndë me një thikë pasi ishte e bindur se diçka e tmerrshme fshihej nën lëkurën e saj. Në Louisiana, një 21 vjeçar ka prerë fytin dhe më pas është vetëvrarë me një pushkë.

Përhapja e këtyre drograve po ndodh shumë shpejt dhe kryesisht janë të rinjtë që i përdorin. Efekti i tyre po trondit edhe vetë mjekët dhe autoritetet amerikane. 

Friday, May 27, 2011

Mbroni fëmijët tuaj nga drogat..........!

Mbroni fëmijët tuaj nga drogat......!


 (Artikull për prindërit)





Keqpërdorimi i drogave është problem me të cilin përballen numër gjithnjë edhe më i  madh i familjeve në vendin tonë.Arsyeja e kapjes së të rinjëve me drogën më së shumti manifestojnë nevojën për të treguar pjekurin,dëshirën për ruajtjen e shoqërisë me moshatarët  që marrin drogë,jogaditshmërsinë për përballje me problemet në shkollë ose raportet me njerëzit e rrethit te ngushtë apo të gjërë,dëshirën për arritjen e kënaqësisë…
Në këtë apo në atë menyrë, prindërit marrin pjesë në ndonjë prej rasteve te përmendura. Moskuptimi ose nënvlerësimi i problemit (‘’kjo i ndodh fëmijëve të tjerë, jo edhe fëmiut tim’’), mungesa e kohës së lirë, jo pajtimi me rolin e prindit dhe jopërgjegjësin me rapotet ndaj fëmiut,prindërit stimulojnë ‘përgjigjje të gabuar’ jopërgatitjen e njeriut të ri në rreth me përvojë,duke përfshirë edhe keqpërdorimi i drogave. Pasojat e lajthitjes në kryerjen e obligimeve të prindërve i bartin më shumë fëmijët por as prindërit nuk do të jenë te kursyer.
Keqpërdorimi i drogave është një porosi. A jeton në shtëpinë tuaj ndonjë të cilit i nevojitet ndihma dhe mbështëtja që të bëj ballë presionin e moshatarëve nga keqpërdorimi i drogave? A jeni të vetdijshëm për at të ndihmoni fëmiut tuaj? A e dini si?
MESONI GJITHCKA QE  DUHET TE DINI PER DROGAT

Gjëja e parë që duhet të bëni që të jeni instruktor i dobishëm dhe këshilltar i fëmijes tuaj është që grumbulloni dije të nevojshme për drogat.
Kerkoni literaturë adekuate, përcillni TV emisionet për këtë temë dhe lexoni gjithë informacionet në gazeta që kanë lidhje me drogat, është me rëndësi ta dini si dhe cka përdorim të rinjtë (drogat më te popullarizuara te të rinjtë, madje edhe mjetet si gomat për shtrëngimin e krahëve, lugët për hashash, pa mos i harruar llojet më të përdoruara siç janë marihuana, amfetamini, heronina, eksatazi.
Kur grumbulloni informatat materialet edukuese lexoni së bashku me gruan në mënyrë që porosia e drejtuar fëmiut është më efikase nëse prindërit kanë të njejtat qëllime. Informatat kontradiktore mund të krijojnë konfuzion dhe pasiguri te fëmiu, dmth.  do të formoj jobesim te prindi si burim i informacionit.

TRANSFERONI DIJEN E JUAJ PER DROGAT TE FEMIJA

Fatkeqësisht, shumica e fëmijëve i marrin informatat rreth drogave jasht shtëpisë së tyre. Disa prindë nuk kanë sukses të mësojnë fëmijët e tyre për drogat duke menduar se ka edhe “gjëra më të rëndësishme!’’, e, të tjerë frikohen te flasin duke menduar sebiseda për drogat do të qoj te eksperimentimi.Shumë prind besojnë se keqpërdorimi i drogave nuk do tu ndodh bash fëmijëve të tyre.
Si të transferoni informatat e nevojshme fëmijëve të tyre?
Së pari kurrsesi përmes ligjërimitë.
Së dyti, jo përmes orëve formale të edukimit. Bisedoni me fëmiun tuaj në çfardo situate që ua mundëson një gjë të tillë-derisa shikoni Tv ose dëgjoni radio,derisa lexoni, derisa vozisni veturën, etj.
Së treti, përdorni ilustrime nga librat që të tregoni fëmiut se si duken drogat e ndryshme, që tu kuptojnë më lehtë.
Së katërti, nëse fëmiu i juaj përdor drogë për tu liruar nga nervoza, duhet ta dij së lehtësimi është vetëm përkohësisht.
Së pesti, të përdorni modele –shembuj të atyre që droga ua ka shkatrruar jetën (këngëtar, sportista etj) e që kanë pranuar se kanë qenë të mvarur dhe se ua ka shkatrruar droga jetën.
Nën gjashtë, informoni fëmiu me cilat pasoja përballen ata që përdorin droga.
2.2. Në cilën moshë  duhet të filloni me edukimin për drogat?
Kurre nuk mund te filloni shumë herët.Në rastin ideal nga mosha 4 vjecare por natyrisht çfardo moshe ne vitet e adoleshencës është më mirë se kurrë.

NDALONI FËMIJET TUAJ TË MARRIN DROGË

Rregulli i parë dhe më i rëndësishem që duhet të vendosni është se nuk guxon asnjë drogë të sillet në shtëpi në asnjë rast.Cigare, alkool, marihuana, barna psikoaktive edhe droga të tjera duhen të hudhen nga shtëpia nëse doni që fëmijët  të kuptojnë drejtë atë që doni  tua thuani. Në këtë duhet të jeni:
            a)specifik-tregoni arsyen e vendosjes së  rregullave për drogat.
            b)konsistent-bëni rregullat të qarta:sqarojini fëmiut se rregullat vlejnë në cdo kohë dhe në cdo rast.
           c)i vendosur-kur thyhet rregulla përdorne dënimin e paraparë për situatën e dhënë.

RISHIKONI SE SI SJELLJET E JUAJA NDIKOJNË NË ZHVILLIMIN E SISTEMEVE TE VLERAVE TE FEMIJES

Fëmijët kopjojnë sjelljet e familjareve të tyre.A janë sjelljet e juaja reflektim i qëndrimeve të tyre për përdorjen e duhanit, alkoolit, marihuanës, kokainës dhe drogave të tjera. Atë që mendoni thuani dhe, çka është më e rëndësishme, ajo që është më rëndësishme , ajo që bëni ka ndikim të madh te ata. Mos pini në asnjë mënyrë duhan e aq më pak alkool.

PROMOVONI KOMUNIKIM TË HAPUR

Flisni me fëmijet tuaj për tema të llojllojshme përfshirë edhe drogat.Komunikimi me ta është tregues se ju brengoseni për ta.Pysni ata për shkollën, lojrat, e sidomos rreth shokëve te tij pasi ata mund të kenë një ndikim shumë të madh në jetën e tij dhe nëse ata me te cilët shoqërohen përdorin marihuanë për ngritjen e disponimit ka gjasa të mëdha që edhe fëmiu i juaj do ta bëj një gjë të tillë.
Si mund të prisni se do të bisedoj me ju për gjëra më të rëndësishme për jetën e tij nëse ju nuk bisedoni me të për ngjarjet e përditshme?
9.si do ta dini se fëmiu i juaj përdor drogë?
Në rast se aktiviteti i juaj nuk ka qenë i mjaftueshëm që ta parandaloj keqpërdorimin e drogave, është e nevojshme të bëhet identifikimi i hershëm dhe ti drejtoheni specialistave. Me vëmendje vëzhgone fëmiun e juaj dhe zbuloni shenjat fizike dhe psikosociale. Këto janë shumë të rëndësishme për orinetimin për profesionistin.

SHENJAT FIZIKE

a)jorregullsi ne pamjen dhe gjendjen fizike
b)problemet me stomak janë gjithnjë të pranishme,pasi alkkoli iriton stomakun
c)sytë i ka të skuqur, e koolitja kronike mund te jentë e pranishme në rastin e përdorimit të marihuanës. Adoleshentët që marrin marihuana zakonisht bartin size te errta që të ruajnë sytë nga drita që i pengon.
d)venat e zgjeruara, largim i oreksit dhe humbja në peshë janë shenja të shpeshta të keqpërdorimit të stimulantëve.
e)teshtitjet nga hunda dhe irriti hundës, rrjedhja e gjakut nga hunda, problem me sinuset janë prezente tek personat që thithin kokain.
f)mosbesimi dhe paranoja ose pseudopsikoza mund të jenë pasoj e keqpërdorimit të amfetaminës,kokainës ose fenilciklidinës.
g)halucinacionet mund të jenë pasojë e keqpqerdorimit të drogave halucinogjene.
h)gjurmë të shiringave në duar ,infektime të zgjeruara në lëkurë janë të pranishme tek keqpërdoruesit e (“opiodave?}  . Të mvarurit bartin rroba me mangë te gjata madje edhe verës.
i)Urtikarie(te pytet per kete term mjeksor)ne hundë dhe duar mund të jetë pasjojë e përdorimit të inhalantëve.

SHENJAT PSIKOSOCIALE

Vlerësimi psikosocial mund të jetë më i dobishëm se vlerësimi i pamjes së adoleshentit. Ajo përfshinë të dhana për funksionimin personal, raporte familjare, funksionim në shkollë, aktivitete të lira, problem në punë, ardhje e përplasjeve me ligjin dhe funksionimin psikologjik.
Funksionimi personal vlerësohet në bazë të përgjigjjes së këtyre pyetjeve:
A ka ndryshime në pamjen fizike dhe shprehive higjienike të adoleshentit?
A gënjen, mashtron dhe vjedh?
A ka humbje të paspjegueshme te parave apo gjesendeve?
A ka nga shkaqe të paspjegueshme,fëmiu juaj shuma të mëdha të parave?
A bart slogane në rroba që kanë lidhje me droga(përdorim të drogës)
A keni ndjenjë se mundohet të ju fsheh diçka, për shembull a pëshpërit kur flet në telefon?
A kalon një kohë të gjatë në tualet me dyer te mbyllura?
A ka pasur episode te harresës,pamundësi që të kujtojndonjë pjesë të jetës ,që ta kujton errësimin e vetëdijes?
A thotë se pjesa tjetër e botës e ka humbur,,hapin me kohën”?
A del shpesh nga shtëpia?
Apin cigare?
A pin dhe a  i vie arome e alkoolit?
A bart syze për diell madje edhe ne ambinete te mbyllura?

RAPORTET FAMILJARE

A  janë raportet familjare me antarët e familjes të crregulluara?
A heq dore verbalisht të ofendoj antarët tjerë të familjes?
A është kryesisht rrebelues?
A  qendron jasht deri vonë dhe i ik dhënies precize të informatave për lëvizjen e tij ose jep informata sipërfaqsore?
A keni vërejtur mungesë të disa gjërave me vlera nga shtëpia?
     9.4. RAPORTET ME MOSHATARËT
A I ka ndërruar shokët e mëparshëm me shokë më pak të dëshiruar?
A janë shumica e shokëve keqpërdorues ose te mvarur nga droga?
A kanë dalluar shokët e tij në sjelljet e tij përdorim të drogës?
     9.5. FUNKSIONIMI NË SHKOLLË?
A  ka marr nota të dobëta?
A ik nga orët e mësimit?
A ka problem me personelin e shkollës?
A është I përjashtuar nga shkolla?

AKTIVITETE T E LIRA

A është larguar nga aktivitet me të cilat është marr më herët?
A del më me knaqësi me shokët se sa të merret me ndonjë aktivitet?
A interesohet shpesh për këngëtar të caktuar (të cilët njihen se kanë qen përdorues te drogave si 2Pac)?

FUNKSIONIMI PSIKOLOGJIK

A është vazhdimisht I hidhëruar?
A është shpesh në depresion?
A ka mendim te keq për veten?
A ndrron shpesh disponimin?
A është sjellja e tij shpesh e papritur?
A ka humbje të aftësisë për punë te motivuara(sindrom te amotivacionit)?
A pasur tendenca suicidale(vetvrasëse)me gjeste ose porosi?

PROBLEME ME LIGJ(ME PYT PER TERMIN ADEKUAT)

A ka pasur problem për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit,marihuanës ose substancave te tjera kontrolluese ose sjelljeve te pakontrolluara ose punë kriminale?

CKA TË NDËRMIRRET NË SITUATA TË TILLA?

 Hapi i parëqë duhet të ndërmirrni kur dyshoni se fëmija u juaj përdor drogë është të konsultoni profesionist.
Ekzistojnë një numër i madh i personave tektë cilët mund të drejtoheni,si pediatër,psikolog të fëmijëve,mjekësve të varësië,por gjithsesi është më mirë të kontaktoni profesionist për prandfalimin dhe mjeksimin e sëmundjeve të varësisë.
Varësisht sa shpejte bëni këtë hap,në masë të madhe varet sa trajtimi do të ndaloj rrjedhjen e varësisë nga droga.
Nndoahta nuk mund të bëni gjithçka, por kjo nuk është arsye për të mos bërë asgjë nga ajo që sugjeruam sit ë dobishme dhe të nevojshme për  ndalimin e keqpërdorimit të drogës.
Ndoshta është mu ajo që do ta shpëtoj nga rreziku dhe do të bëj që pjesën tjetër të jetës ta qoj I lumtur,e së bashku me të edhe ju si prind i tij. Ndoshta shanse të tjera nuk do të ketë.Të jeni të sigurt-ai investim paguhet.

Wednesday, May 4, 2011

Trafikantët e drogës, në shkolla ,KUJDES!





Në ambientet e shkollave të mesme shpërndahet drogë. Të paktën 8% e të rinjve të moshës 16 deri në 18 vjec janë shprehur se në shkollat e tyre u është ofruar drogë. Marijuana mbetet një ndër drogat më të përdorura.

Specialistet e Institutit te Shendetit Publik tregojne se rreth 8% e te rinjve kane konsumuar marijuanë.

“Droga më e përdorur është marijuana, pothuajse gjysma e tyre e kanë provuar në moshën 15-16 vjecare”, thotë Roland Bani, specialist i ISHP-së. Adoleshentet jane me te prekur nga depresioni,dhe 8 % e tyre kane tentuar te vetvriten.

“Në raportin meshkuj-femra ndryshimi eshte sinjifikativ. Këtë problem e raportojnë 33 perqind e femrave dhe 16 përqind e meshkujve. Pothuajse 8 perqind e te intervistuarve kane menduar te bejne vrasje gjate vitit te fundit”, thotë Bani.

60 % e ketyre te rinjve kane provuar duhanin, edhe pse me ligjin e shtetit shqiptar te vitit 2006, ndalohet shitja e duhanit tek moshat nen 18 vjec.

Saturday, April 9, 2011

Narkomania:- Përdorimi,Pasojat Parandalimi!





DEFINICIONI

Me narkomani kuptojmë dëshirën jonormale dhe të zgjatur që manifestohet nga disa individ për lend ( substanca ) toksike ose drogë , të cilat i kanë njohur aksidentalisht ose të cilat i përdorin vullnetarisht duke kërkuar prej tyre efekte : qetësuese , euforizante ose dinamike dëshirë kjo që bëhet shumë shpejt një zakon tiranik dhe që ushtron në formë të padiskutueshme në rritjen e progreseve të dozave.

VARËSIA NGA DROGAT

1.DEFINICIONI


Droga është një substance toksike e cila mund të ndryshoj gjendjen e vetëdijes.


HISTORIKU


Përdorimi më i vjetër mendohet të ketë filluar në Mesopotami mija vjetë para epokës sonë, ndërsa në Greqinë antike përdorej lëngu i opiumit.Rreth vitit 1000 të epokës sonë opiumi përdorej gjithashtu në Kinë dhe Orient.Në Evropë droga fillon të përdoret në shekullin XIX.Evropa e shekullit XIX dispononte mjaft të dhëna për drogat , në veçanti për Opiumin dhe Kanabisin , që përdoreshin në mjediset intelektuale dhe aristokrate.Në periudhën midis viteve 1950 – 1960 droga vërshon botën bashkëkohore si krizë depressive e rinisë , janë vitet e një lëvizje antikulturore.

2.LLOJET E DROGAVE DHE KARAKTERISTIKAT


Marihuana – është një përzierje në ngjyrë të gjelbër apo të hirtë e luleve dhe gjetheve të copëzuara e të thara të bimës Kanabis Sativa.
Hashashi – prodhohet nga ekstrakti i rrëshirës së Kanabisit.
Kokaina – është një pluhur i bardhë që del nga gjethet e bimës “ Coca “ të Amerikës Jugore.
Heroina – është nënprodukt i morfinës , një substance me origjinë natyrale e nxjerrë nga boçja e bimës së Opiumit.Përgjithësisht shitet në formë pluhuri me ngjyrë të bardhë ose ngjyrë kafeje ose si një substance e zezë e ngjitshme.
Amfetaminat – janë lëndë sintetike.
Halucinogjenët – njihen mbi 600 mijë lloje të bimëve halucinatore në botë.Afërsisht 60 prej tyre përdoren dhe janë përzgjedhur nga njeriu për nga përparësitë halucinatore që kanë.
Solvantet – kuptojmë tretësit , ngjitësit , llaqet , eterin , trikloretilenin , benzenin etj.
Opiumi – është një lëndë narkotike në formë të lëngut qumështor që nxirret nga prerja e kapsollës së një bime ende të papjekur të quajtur Papever Somniferum.Fjala Opium rrjedh nga greqishtja që do të thotë Lëngë.

3.MËNYRAT E MARRJES SË DROGAVE


Drogat merren në mënyra të ndryshme dhe varet nga lloji i drogës si dhe ndikimi i saj.
P.sh. drogat e forta dhe me ndikim të shpejtë siç janë Heroina , Kokaina merren përmes të thithurit nga hunda si dhe me injektim në venë , kurse drogat e tjera si Marihuana Hashashi , Opiumi merren me anë të thithjes së tyre në formë cigareje ose në formë çaji apo gjethet e përtypura .Drogat sintetike siç quhen drogat e përpunuara kimikisht përdoren më shumë në formë tabletash dhe këto kryesisht përdoren në mjekësi për qëllime terapeutike.


4.EFEKTET E DËMSHME NË ORGANIZËM


Varësisht nga lloji dhe nga mënyra e përdorimit apo kanë efekte shumë të dëmshme në organizëm duke filluar nga humbja e të perceptuarit , lodhje e organizmit , humbje e oreksit , rënie në peshë , dhimbje të shpeshta koke , sëmundje të organeve të frymëmarrjes , rënie e koncentrimit , sëmundje të lukthit , vjellje , zbehje , sëmundje të gjakut , mundësi e rritur për kancer , numër i zvogëluar i spermatozoidëve te meshkujt , kurse tek femrat rrezik i shtuar për shterpësi dhe zbehje e kënaqësisë seksuale , çrregullime të ritmit të zemrës , pagjumësi , halucinacione , ethe dhe të dridhura të shpeshta , temperatura të ulta trupore , varësi psiqike etj.


KOMPLIKIMET


Komplikimet tek personat që marrin drogë janë të shumta .Ndër komplikimet më të mëdha janë Mbidozimi , Koma ( pastaj Vdekja ) , Hepatiti B dhe C , Karies Dentar , SIDA ( si pasojë e shkëmbimit të shiringave etj.) si dhe sëmundje tjera gjaku.


5.MJEKIMI – TRAJTIMI


Puna më e madhe që duhet bërë me këtë rast është parandalimi i kësaj dukurie të keqe në shoqëri.Kjo mund të bëhet me ndihmën e gjithë atyre që kanë mundësi të ndikojnë në forma të ndryshme në ngjitjen e vetëdijës tek të rinjtë duke filluar që nga familja , rrethi ku ata jetojnë , shkolla , shoqëria etj.Kjo duhet të bëhet perms shpërndarjes së informacioneve të ndryshme , njohjes së rrezikut nga këto substanca , rrezikut nga sëmundje të ndryshme të tjera siç është HIV / AIDS etj.Rastet e rënda ose të mbidozuara trajtohen në spital duke përdorur medikamente të cilat stabilizojnë në një masë të sëmurin.Mirëpo duhet pasur kujdes në mos rikthimin e sërishëm të marrjes së drogave tek ata të cilët mjekohen njëherë.