Jo Droges Blog

Tuesday, January 11, 2011

Studim kombëtar për përdorimin e drogave

 Instituti i Shëndetit Publik, ulet mosha dhe shtohen radhët e përdoruesve   






Përdorimi i lëndëve narkotike në vendin tonë gjatë kohëve të fundit ka ardhur në rritje. Ky fakt është pohuar nga institucionet e ndryshme shëndetësore, por dhe këto të dhëna janë të pjesshme, pasi nuk ka një studim të mirëfilltë ku të evidentohet rastet konkrete në të gjitha rrethet. Një gjë e tillë është rënduar edhe më shumë nga ulja e moshës së përdoruesve, ku në masë ky fenomen është përhapur dhe tek adoleshentët. Sipas të dhënave të mbledhura, pohohet se rreth 96 për qind e përdoruesve janë nën moshën 40-vjeçare, pjesa dërrmuese e të cilëve rreth 60 për qind janë të moshës 19 deri në 30 vjeç. Megjithatë, nuk përjashtohen edhe personat që i përdorin lëndët narkotike edhe para moshës 19-vjeçare. Gjithashtu raportohet të jetë tepër i lartë dhe numri i personave që rrezikojnë jetën e tyre si pasojë e kalimit në gjendjet e mbidozës. Monitorimet tregojnë se çdo vit humbasin jetën pret 12 pacientë për shkak të kalimit në mbidozë. Alarmante është parë dhe shtimi i rasteve të përdorimit të injeksioneve që njihen si forma më e rëndë, ku më shumë se 70 për qind e përdoruesve e marrin atë me anë të injektimit. Lidhur me llojet e ndryshme të përdorimit të këtyre substancave pohohet se 90 për qind e përdoruesve që paraqiten për të marrë trajtim janë përdorues të opiateve, konkretisht të heroinës. Megjithatë, mbetet e vështirë evidentimi i numrit të saktë të përdoruesve, pasi nuk ekziston një studim i mirëfilltë, çka bën që masat e marra për trajtimin e përdoruesve si dhe largimin e tyre nga varësia të mbeten vetëm në letra. Më e vështirë gjendja mbetet në rrethe, për të cilat nuk ka ndonjë raport të këtij fenomeni. Për këtë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik do të ndërmarrin përsipër zhvillimin e një studimi me nivel kombëtar, ku do të bëhet i mundur evidentimi i të gjithë përdoruesve të drogave. Gjithashtu ISHP-ja po tenton gjithashtu të kryejë edhe një studim për përdorimin e lëndëve narkotike, duke u bazuar tek adoleshentët në mënyrë specifike, duke qenë se është shtuar numri i përdoruesve në radhët e tyre.

Sipas të dhënave të mbledhura, pohohet se rreth 96 për qind e përdoruesve janë nën 40 vjeç, pjesa dërrmuese e të cilëve, rreth 60 për qind, janë të moshës 19 deri në 30 vjeç. Megjithatë, nuk përjashtohen edhe personat që i përdorin lëndët narkotike edhe para moshës 19-vjeçare.

Monitorimet tregojnë se çdo vit humbasin jetën 12 pacientë për shkak të kalimit në mbidozë. Alarmante është dhe shtimi i rasteve të përdorimit të injeksioneve, që njihen si forma më e rëndë, pasi më shumë se 70 për qind e përdoruesve e marrin atë me anë të injektimit.

No comments:

Post a Comment