Monday, March 14, 2011
Narkomania problem serioz për shoqërinë kosovare
Pa dyshim se çdo shtet i ri që është në periudhën e tranzicionit, ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme duke u nisur nga problemi i varfërisë e deri tek problemet tjera shoqërore. Andaj, edhe Kosova si shtet i ri, po ballafaqohet me shumë sfida, probleme e në veçanti këtu duhet përmendur problemin e narkomanisë i cili problem tani ka marrë një kthesë tjetër dhe si i tillë paraqet një kancer për vetë shoqërinë.
Shoqëria kosovare krahas shumë problemeve tjera po përballet me një devijantizëm të vetë rinisë e cila si duket e ka zgjedhur një integrim social në një formë tjetër, dhe një akomodim drejt kësaj rruge. Përdorimi i narkomanisë tani më është hipershpejtuar me një shpejtësi, sa që akoma nuk mund të kemi shifra të sakta, ku varësisht nga konteksti shoqëror ato mund të jenë të ndryshme.
Zhvillimi i jetës moderne ka mundësuar individit një liri më të madhe se sa më herët, por në anën tjetër kjo liri ka bërë që njeriu të mbyllët në vetën e tij, madje në atë që Erick From theksonte “se pikërisht kapitalizmi i ka kontribuar shumë rritjes së lirive individuale, por njëkohësisht njerëzit i ka bërë më të izoluar…“. Në këtë drejtim keqkuptimi i konceptit të lirisë, pluralizmit e të tjera, ka bërë që edhe koncepti i familjes tradiconale të ndryshon, pastaj edhe raporti në mes të prindërve dhe fëmijëve të jetë i zbehur.
Mund të themi se tek familja kosovare ka filluar të bie edhe ai “solidariteti social” që ishte dikur dhe të zëvendësohet me një individualizëm tejet të lartë. Me zhvillimin e modernizmit dhe ardhjen e mikro-kulturave si dhe ballafaqimin me sub-kultura të ndryshme, pastaj migrimet fshat-qytet, ndryshimet sociale si dhe shumë elemente tjera ka bërë që edhe vetë individi të jetë konfuz lidhur me identitetin e tij. Andaj, në këtë drejtim nuk kanë munguar edhe sjelljet devijante të shumta, e në veçanti përdorimi i drogës si një dukuri negative shoqërore.
Narkomania është bërë problem i madh i shoqërisë kosovare, edhe pse daton qysh herët kjo dukuri, pas luftës është bërë një çështje që meriton një analizë të thellë edhe pse pothuajse nuk po i preokupon aq organet përgjegjëse. Hulumtimet që çdo herë e më shumë po zhvillohen, tregojnë të dhëna të shumta rreth përdorimit të drogës në Kosovë e sidomos nga të rinjtë. Shtrohet pyetja? Çfarë kanë bërë institucionet tona për parandalimin e këtij fenomeni? Sa kanë krijuar politika për sensibilizimin e vetë të rinjëve kosovar lidhur me këtë dukuri. Pasi që të rinjtë janë ata që më së shumti konsumojnë këtë dukuri negative.
Dihet se deri më tani, përveç disa konferencave për shtyp nuk ka ndonjë iniciativë e cila do të vlente të përmendet. Vlen të theksohet se përdoruesit më të mëdhenj janë të rinjtë, e sidomos adoleshentët, por një pjesë e tyre i takon gjinisë femërore që në të vërtet paraqet një kancer për shoqërinë kosovare. Po të referohemi vetëm një vëzhgimi të thjesht në terren, shohim se një pjesë e lagjeve të kryeqytetit ka grupe të të rinjve të cilët grupohen dhe argëtohen me narkotikë, sa që shpesh tek qytetarët mund të krijohet edhe një lloj pasigurie, sepse në disa raste nga përdorimi i drogës munden shumë lehtë që gjërat të dalin nga kontrolli, dhe të marrin forma tjera.
Si pasojë e afektit, mund të vihet në pikëpyetje edhe vetë jeta e qytetarëve nga grupe të ndryshme, sa që shpesh mund të thuhet sikur ngjasojnë me kuartet e lagjeve të varfra të zezakëve në Amerikë. Prandaj, pavarësisht nga grupe dhe mosha të ndryshme që janë të përfshira në këtë dukuri negative të shoqërisë, ato mund të jenë të shumta andaj, ne kemi identifikuar katër grupe prej tyre:
• Grupi i parë është shumë këmbëngulës me faktin që nuk e pranon drogën si element pozitivë në shoqëri, aty bëjnë pjesë: biznesmen të ndryshëm, një pjesë e stafit të organizatave joqeveritare që zakonisht e kanë rutinë narkomanin qoftë ajo mariuhanë po diçka tjetër, një pjesë e këngëtarëve (personave V.I.P) etj. Ky grup zakonisht prapa skenave në kuptimin metaforik përdor narkotikë si shkak i disponimit, argëtimit, shmangies së problemeve etj.
• Grupi i dytë përbën të ashtuquajturin grupi ,,Happy’’ e që karakterizohet me ahengjet e ndryshme, në gazmende, pube, clube të natës etj, ku bëjnë pjesë zakonisht mosha nga 18 – 35 vjet. Ata nisën nga fakti që nuk janë përdorues të rregullt të drogës por, vetëm si kalimtarë të rastit në këto manifestime, dhe përdorin narkotik vetëm sa për argëtim.
• Grupi i tretë është grupi i ,,Vdekjes,, në atë kuptim që ata janë përdoruesit e rregullt të drogave të ndryshme, bëjnë biznes me to, si dhe stimulojnë të tjerët për të përdorur më shumë narkotik. Është grup i vdekjes sepse ata kanë zgjedhur këtë rrugë dhe rregullisht e përdorin drogën, andaj edhe jetëgjatësia e tyre është shumë e shkurtër.
• Dhe në fund kemi grupin e katërt, ku bëjnë pjesë dilerët e ndryshëm, apo bossat që quhen ndryshe edhe ,,Jaka e Bardhë”, të cilët kanë organizatën e tyre, kanë njerëzit që merren me këto punë dhe ata qëndrojnë larg këtyre punëve, kinse nuk kemi asgjë me këtë dukuri.
Shkaqet e përdorimit të drogës në shoqërinë kosovare
Nga shkaqet që mund të shtyjnë drejt këtij problemi janë të shumtë dhe këtu duhet atribuuar faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Prandaj, në këtë drejtim mund të veçojmë disa nga faktorët si: dobësimi i rolit të familjes dhe zbehja e raporteve në mes të prindërve dhe fëmijëve, mungesa e një kontakti pragmatik prind-fëmijë (mos vëmendja e prindërve ndaj fëmijëve), mungesa e programeve adekuate nëpër shkolla lidhur më këtë dukuri, roli mediave nacionale dhe nevoja për më shumë programe lidhur më këtë fenomen, infrastruktura e dobët, pastaj shkaqet ekonomike – sociale, papunësia, varfëria si dhe shumë faktorë tjerë që padyshim se nuk do të mjaftonin t’i përmendim në një shkrim të tillë të shkurtër...
Si mund të parandalojmë këtë dukuri?
Në bazë të kësaj analize që thurëm deri më tani, është e nevojshme që të paktën të paraqesim një rekomandim lidhur më këtë dukuri negative e cila përbën një kancer për vetë shoqërinë.
Andaj, në këtë drejtim duhet që së pari roli i prindit të jetë më praktik dhe të zhvillojë komunikime, biseda më shumë me fëmijën e tij, në mënyrë që të kemi një pragmatizëm komunikativ drejt sensibilizimit të vetë fëmijës për këtë dukuri më herët se sa kur të hynë në lojë. Pastaj sensibilizimi i vetë opinionit të gjerë lidhur me këtë dukuri negative, hartimi i projekteve konkrete nga organet përgjegjëse, në mënyrë që të rinjve t’u mundësohen kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve, në mënyrë që të shmangen kësaj dukurie.
Media të ketë një rol më konstruktiv, pragmatik dhe të krijojë programe më shumë për këtë dukuri. OJQ-të e ndryshme që janë në Kosovë të merren më seriozisht me luftimin e kësaj dukurie negative, të krijohen aktivitete më shumë për rininë. Shkollat të luajnë rolin e tyre në edukimin dhe sensibilizimin e nxënësve etj.
Këto ishin vetëm disa nga format e parandalimit të kësaj dukurie, sepse në dioptrinë analitike normalisht që ka edhe forma tjera, që mund të jenë shumë praktike dhe pragmatike, mirëpo një prej elementeve që duhet bërë rreth parandalimit të këtij fenomeni është padyshim sensibilizimi i vetë opinionit të gjerë.
Sunday, March 6, 2011
Historia e vërtetë: Pse u ndalua Marijuana?
Marijuana (spanjisht), ose cannabis (latinisht), hemp (anglisht) apo hashash (shqip) është një palnet që mund ta quajmë të mrekulleshëm, dhe ka një histori të gjatë, po aq sa njerëzimi.
E vetmja bime qe mund te kultivohet qe nga Skandinavia ne Ekuator,ka shume veti kurative, rritet shpejt, kushton pak per tu mbajtur dhe ben nje vaj te cilesise se larte.
Ka furnizuar per mijra vjete qyteterumet me te lashta duke dhene 80% te letres, tekstile dhe lende djegese.
Pastaj çfare ndodhi?
Ndodhi qe ne ate periudhe industria filloj te kalonte me ritme te shpejta agrikulturen, dhe me kete parakalim cannabis ishte viktima e pare.
Grupet e reja industriale amerikane qe po lindnin sidomos mbi shfrytezimim e naftes per prodhimin e energjise si (Standard Oil - Rockefeller), dhe ato qe shfrytezonin pyjet per letren (editore Hearst), dhe ato per prodhimin e firave artificiale per veshjet (Dupon) - pra te gjithe sektore ku keto firma kishin investuar sasi te medha paraje.
Por kishin secila perballe kopshtitit te tyre kete konkurrues te fuqishem, keshtu mblodhen forcat per te formuar nje aleance te mjaftueshme per ta mundur.
E vetmja zgjidhje per ti prere kembet ketij kolosi sepse ishte i perhapur ne te gjithe boten ishte....
(Aq sa ne Shqiperi e perdornin edhe si bime zbukurimi, e jo vetem kurative, pyesni gjyshen tuaj dhe ka per t'iu treguar per çajin qe benin me marijuane kunder dhimjeve te barkut, çudi tani po e perdoret edhe ne mjekesi !!!)
ILEGALITETI
Filon keshtu opracioni mediatik per ta demonizuar, shpejt dhe me efiaksitet ("Droga e djallit) dhe ne saje te gazetave te
Hearst (eshte personazhi i famshem i Citizen Kane/Pushteti i katert i O. Wells), i cili kishte nje gazete te madhe ne çdo qytet te Amerikes.
I ndjeshem ndaj parase dhe ne kerkim te nje teme per te fituar popullaritet, Hollywood u lidh menjehere me kete manover
duke dhene kontributin e tij per ti vene vulen perfundimtare ketj produkti.
Filmi "Marijuana": vrasese e rinise - nje thithje, nje feste, nje tragjedi.
Denimi moral udhetonte shpejt, nuk ekzistonte kunderinformacioni dhe per te bere nje ligj qe e ndalonte ne kete klime ishte shume e thjeshte.
Edhe sepse 3/4 e senatoreve qe miratuan ligin e famshem "Marijuana Tax Act" ne 1937, akoma ne fuqi, nuk e dinin qe marijuana dhe cannabis ishin e njejta gje: ishte ai gjeniu Hearst qe futi emrin e ri per te çoroditur njerezit.
Mendime mbi kanabisin
"Sa vrasje, vetevrasje, vjedhje, agresione kriminale, grabitje, shqyerje e xheste maniakale provokon çdo vit, sidomos
mes te rinjeve, mund ta imagjinoni vete... askush nuk e di,kur te vene nje cigare marijuane ne buze, do te behesh nje udhetar i hareshem muzikore, nje i çmendur delirant, nje filozof i qete apo nje vrases... "
HARRY J ANSLINGER . Commissioner of the US Bureau of Narcotics 1930-1962
Fakti eshte se duke nisur nga ai momenet Dupont mbyti tregun me fibrat e tij sintetike (nylon, teflon, lycra, kevlar, emra te degjuar per te gjithe ne, kush nuk ka veshur nje bluze najloni ? jane te gjithe marka origjinale Dupont)
Tregu i makinave po drejtohej perfundimisht drejt perdorimit te benzines (madje edhe sot ne Amerike nuk ezoistojne makinat me nafte!!! vetem keto vitet e fundit po flitet me rritjen e benzines) por motori i pare i ndertUar nga Diesel ishte me karurant vegjetal.
Hearst nderkohe po fillonte shkaterrimin e pyjeve ne menyre sistematike ne Ameriken e Jugut dhe nga kjo lende druri nxorri ne pak kohe aq leter se te çonte drejt falimentimit kokurruesit
Korrit te ketyre njerezve "te mire" u shtohej edhe ai i prodhueseve te cigareve (emrat i dini, lexo paketen) te cilet donin te mbushnin kete boshllek me nje produkt tjeter 100 here me te demshem sesa cannabis.
Multinacionalet e sotme ato qe influencojne qeverite, nuk jane gje tjeter veçse pasaardhesit direkt te asaj aleance historike qe lindi ne vitet '30 midis familjeve industriale.
Si produkt tekstil, cannabis eshte 4 here me i bute se pambuku, 4 here me i ngrohte, 3 here me shume rezistent dhe veshjet rrojne me shume, ka cilesi injifuge, pra nuk ka nevoje per pesticide qe te kultivohet (pyesni fshataret e Lazaratit).
Si karburant kushton sa 1/5 e naftes se sotme me te njejtin rendiment dhe nuk ndot ambientin.
Dhe persa i perket letres kushtin sa 1/10.
Kemi bere biznesin e shekullit.
Sala kur erdhi ne qeveri ne 1992 tha "Fshatari le te kultivoje produktin qe kane me shume fitim, dhe qe atehere plasi mbjellja ne Shqiperi veçse me vone e kapen nga veshet dhe sot edhe ne Shqiperi eshte e ndaluar"
Me gjithe perdorimet qe ka si beme cannabis (edhe ne mjeksi) pse te mos lejohet prodhimi, keshtu ndihmojme me te vertete ekonomine e fshatit dhe luftojme kontrabanden sepse cannabis do te jete e lire dhe askush nuk do te merret më me kontrabande.
Droga tek të rinjtë, dhe profilaksia ndaj saj
Konteksti i përgjithshëm ekonomik, politik, shoqëror, kulturor dhe edukativ i Kosovës, favorizoi edhe shfaqjen dhe përhapjen e shumë dukurive me karakter negativ për shëndetin, e moralin mendor tek të rinjtë. Kështu për një kohë të shkurtër, edhe në Kosovë, kohë më parë ke mundur të shohësh pankarta të mëdha nëpër rrugët e gjitha qyteteve me foto ku shkruan rreth kësaj dukurie të re. Një gjë e tillë për ndonjë vend tjetër mund të mos tërheq vëmendjen askujt, mirëpo për rrethanat tona në Kosovë ishte një goditje e llojit të vet. Sepse marrë në përgjithësi trevat shqiptare, dhe Kosovën në veçanti, kjo dukuri me ndikim tepër negativ nuk ka ndonjë histori jetëgjatë. Shoqëria jonë ishte pjesë e një sistemi patriarkal, ku lidhja dhe solidariteti brenda anëtarëve të shoqërisë ishte shumë i fort, respektimi i vlerave tradicionale dhe fetare ishin më stabile dhe më imune ndaj dukurive negative, që gjithsesi shpinin në ruajtje e institucionit të shenjtë të quajtur familje. Mirëpo kjo gjendje me këtë sistem, nuk vazhdoi edhe pas konfliktit të fundit në Kosovë, sepse lufta e fundit në Kosovë ishte edhe një rast i “mirë” për t’i dhënë shtytje dukurive negative në të gjitha sferat e jetës, pra marrë në përgjithësi lufta në Kosovë i dha shkas dhe mundësi favorizuese shumë dukurive negative. Tashmë do të duhej llogaritur se shoqëria jonë është duke kaluar fazën më të vështirë të këtij tranzicioni.
Pas largimit të forcave serbe nga Kosova, do të vendoset administrimi Ndërkombëtar ku pas vetës, për pasoj, edhe numri i të huajve sa vinte e rritej, qofshin këta ushtarak, apo edhe civil. Kjo bëri që Kosova për herë të parë në historinë e saj më të re të ballafaqohet me një fluks aq të madh të të huajve, dhe që u përkisnin kulturave, traditave dhe civilizimeve të vendeve të ndryshme. Tani, Kosova u bë një vend dhe një rast i përshtatshëm për të shtrirë ndikim e tyre shoqëri të ndryshme të panjohura për ne, me dukuri negative siç janë; narkomania, alkoolizmi, prostitucioni, kumari, trafikimi i krijesave njerëzore dhe krimi i organizuar kanë qen të panjohura, dhe bile as që është folur ndonjëherë në shoqëritë shqiptare për këto dukuri. Të gjitha këto s’bashku zënë fill në decenien e fundit, dhe për më tepër si trend i kohës fituan epitetin e një “qytetërimi” të ri dhe që karakterizon edhe të “riun modern”.
Si erdhi deri te kjo shoqëria shqiptare?
Varshmëria nga droga ishte universale, por jo edhe te ne, mirëpo, kjo nuk zgjati edhe shumë ngase edhe Kosova hyri në univers për një kohë, madje edhe atë shumë të shkurtër. Ajo filloi të kontribuoj në “zhvillimin e këtij biznesi” duke shkatërruar gradualisht edhe vetveten. Sepse edhe llogaritet se në aspektin gjeografik Kosova është favorizuese e shumë bizneseve, pra kështu bëri që ky vend të bëhet vend ideal për trafikimin e drogës nga vendet e Lindjes e Perëndimit, pastaj këtë mundësi shfrytëzuan në mënyrën perfektë të gjithë ata grupe që kishin përvojë të mirë në këtë drejtim në të njëjtën kohë duke nxitur edhe krijimin e shumë organizatave në përhapjen e këtij biznesi me shumë përfitime të mëdha. Shoqëria shqiptare, dhe institucionet në veçanti, nuk e shihnin, dhe shohin të udhës që të ndërgjegjësojnë rinin së paku deklerativishtë për të potencuar të gjitha ato dukuri që shpijnë në prishjen e çdo shoqërie. Gjithashtu, kjo mund të vije edhe si rezultat që rinia jonë nuk mund të informohet sa duhet rreth kësaj sëmundje, për vet faktin se ne nuk kemi ndonjë program shtetëror kundër narkomanisë që në raste të tilla rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç mund të përmendim, shërbimin shëndetësor, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e shumë të ngjashme. Një mënyrë tjetër e vetëdijesimit mund dhe duhet bërë përmes shembujve të gjallë në të cilat janë duke kaluar shoqëritë para nesh. Por të gjithë këta që u përmenden nuk gjetën forcë dhe mendim të drejt për të ndërhyrë dhe reaguar, ngase sipas tyre kjo krizë konsiderohej si problem që duhet zgjidhur nga të prekurit (në këtë rast prindërit e të infektuarve) dhe jo si problem i gjithë shoqërisë në përgjithësi. Rast që konsiderohet se preokupon vetëm individët. Ndonëse në vende të ndryshme të Botës ekzistojnë ministri të posaçme apo këshilla të lartë që kujdesen për gjendjen e të rinjve, te ne as që mund të flitet për këtë, me përjashtim të kohës kur afrohen zgjedhjet, ku dalin disa ministra duke bërë disa betime false se do të kontribuojnë në ngritjen dhe avancimin e tyre, mirëpo çfarë ndodhë të nesërmen e gjithë ajo zhurmë e tyre shuhet, sepse ajo që i ka vlerë për të zënë vend dhe pozitë në Parlament apo diku tjetër, tashmë atë e ka realizuar ndërsa betimet false të tyre parazgjedhore janë shuar.
Cilat janë shkaqet që shtyejn të riun të bëhet përdorues i drogës?
Nuk është e thjeshtë që të diskutohet për këto shkaqe që shtyejn të riun të bëhet përdorues i këtij bari. Sepse që në fillim të këtij nëntitulli duhet të përmend se njëra ndër rrethanat më favorizuese që i “ndihmon” të rinjtë është shkolla, ambient ku rinia shkollohet dhe edukohet. Kjo e fundit do të duhej të mos përmendej në këtë vend, mirëpo, viteve të fundit, në vend që shkolla të ishte institucioni i vetëm ku të rinjtë të edukoheshin dhe arsimoheshin, ndodhë e kundërta e gjitha kjo është bërë një mjet dhe mënyrë më e përafërt e përhapjes së shumë dukurive negative. E themi këtë sepse jemi dëshmitarë te një realiteti të hidhur të cilin jemi duk e kaluar dhe përjetuar çdo ditë. Hapja e shumë lokaleve dhe klubeve të ndryshme pranë shkollës, kjo një rast i mirë që të rinjtë mund të argëtohen dhe pa kurrfarë presioni qoftë prindëror apo të edukatorëve të tyre, të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat e argëtimit që konsiderohen nga ata, edhe si trendë të kohës. Alkooli, duhani, droga, muzika dhe shumë skena tjera të paturpësisë që shfaqen në këto lokale janë edhe një mundësi e “mirë” që të rinjtë të kalojnë pushimin e gjatë në shkollë. Por, edhe ata të cilët u infektuan nga kjo dukuri ishin zakonisht ata të cilët kishin depresion të ndryshme, disa e përdorin drogën vetëm për t’i bërë shoqëri shokut apo mikut me të cilin rri, dikush e përdorë këtë për tu larguar nga problemet, apo realiteti duke menduar se nëpërmjet kësaj rruge të mund të largojë dëshpërimin, dikush bëhet përdorues i kësaj në fillim nga kureshtja për të ndier se çfarë shije ka, tjetri llogarit mosmarrëveshjet që ka në familje, ndonjë dashuri e pasuksesshme, suksesi i pamjaftueshëm në shkollë, dhe për t’iu shmangur kësaj dhe në kombinim të mbushjes së kësaj zbrazëtie ata bëhen të m’varur nga një substancë që për momentin mund t’i sjell kënaqësi, mirëpo pasojat e me vonshme janë shumë më të mëdha, se nëse në fillim është bardh çdo gjë për të, (duke llogaritur edhe barin të cilin e përdorë), fundi i saj do t’i sjell të zeza të rënda. Shtresa e cila vazhdon të jetë e prekur nga kjo dukuri janë grupmosha 16-19 vjeç dhe 20-24.
Duke kaluar nëpër këtë gjendje të vështirë me të cilën është duke u përballur shoqëria jonë, duhet përmend këtu edhe faktorin tjetër që do të kishte një rol shumë të rëndësishëm në zhdukjen e kësaj dukurie dhe në ruajtjen e një shoqërie të shëndosh. Pra është familja e zgjeruar ajo e cila konsiderohet se do të kishte suksese në ruajtjen e shoqërisë nga këto sëmundje. Familja e zgjeruar do të siguronte një shoqërizim të mjaftueshëm të fëmijëve, këshilla e nënës apo babait, në një familje të ngushtë apo të vetme, vështirë se do të mund të ndiqej nga një fëmijë kokëfortë, ndërsa ndikimi i kombinuar i anëtarëve të një familje të zgjeruar, është i efektshëm kundër pabindshmërisë apo padëgjueshmëris së fëmijëve. Dhe duke u rritur në një atmosferë shoqërizuese, e cila siguron kontakte të afërta me anëtarët e tjerë të familjes, është shumë më vështirë të vije deri te humbja e kontrollit ndaj fëmijës, sesa në një familje bërthamë, ku në të shumtën e kohës anëtarët e saj janë të huaj dhe mysafir në shtëpi, dhe në një rrethanë të tillë shumë me lehtë humb kontrolli në familje.
Cili do të ishte sukses i garantuar për të parandaluar këtë dukuri?
Shmangja e tërësishme dhe mënyra e vetme për tu larguar nga dukurit e shëmtuara, është mbështetja tek Allahu xh.sh, dhe respektimi i urdhrave dhe obligimeve fetare në veçanti. Këtu duhet përmendur, se masa më efikase në këtë drejtim është pikërisht ë edukata fetare, sepse i riu i cili edukohet në këtë frymë ai assesi nuk do të lejoj të bie në aso grackash të rrezikshme për jetën e tij. Edukata familjare, sidomos familja e zgjeruar do të ndihmonte në ruajtjen e rinis në binar të drejt. Shkolla, një vatër e dijes ku duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësit për mbrojtjen e rinisë nga dukurit negative. Pra, të gjithë duhet të jemi kontribuues të ruajtjes së rinisë, pasi ata janë drejtues të së nesërmes. Duke dashur ta përmbyll këtë temë dua të shtojë edhe këtë se atë që mund ta bëjë ligji, rrallë kush se mund ta kontestojë, dhe këtë për një arsye, se me nxjerrjen e një ligji i cili do të sanksiononte përdoruesin me masa të rënda ndëshkimi, atëherë me siguri se përmasat e kësaj dukurie do të vinin në rënie, ose zhdukur në tërësi. Nuk gjendet rrugë më e mirë për t’i shërbyer vullnetit të Allahut dhe tërë njerëzimit. Nuk ka thirrje më të mirë, se oferta për tu shtrirë dorën viktimave të goditura të shoqërisë bashkëkohore.
Jeta do të ishte e bukur...., por vetëm nëse do t’i jepnim kuptim dhe përmbajtje të bukur do të arrinim qëllimin e kësaj të parës.
Saturday, March 5, 2011
Droga Dhe Parandalimi i Saj.....!
Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.
Në kuptimin gjithpërfshirës droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive, të cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanë aftësi që të ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të subjektit i cili i përdorë, gjegjësisht i keqpërdorë ato. Thuhet me të drejtë se abuzimi me këto substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shëndetësor mbarëbotëror, ngase pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janë shumëfish të dëmshme për vetë individin që është bërë rob i marrjes pa masë i materieve dehëse, si dhe për rrethin më të gjerë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup më i madh abuzuesish të drogave.
Që të kemi një ide më të qartë mbi këtë fenomen të rrezikshëm mediko-social, dhe jo vetëm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmërinë nga droga që kohëve të fundit e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në të cilin tekstualisht thuhet: Vartësia nga droga paraqet një gjendje të intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmësintetike, dhe e cila karakterizohet me një dëshirë dhe apasion të prafrenueshëm që të merret me çdo kusht, prirje për të rritur dozën (toleranca), varshmëri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se është edhe më i mprehtë kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne më së shumti prek rininë, ardhmërinë e çdo komuniteti, në tërë globin, duke mos kursyer asnjë shtreë sociale dhe përkatësi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme që shoqëron çdo abuzim me këto lëndë shkundulitëse është shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndërprerjes së konsumimit të drogës, shpeshherë edhe me simptome dhe komplikime më të rënda se substanca që ka shkaktuar këtë varshmëri këmbëngulëse.
Në këtë grup materiesh nootropike, para së gjithash, sipas klasifikimit më të ri të çrregulliomeve mentale, që vijnë si rezultat i përdorimit kompulsiv, bëjnë pjesë këto nëngrupe substancash distimike:
*
alkooli
*
opiatet
*
kanabinoidet
*
sedativet dhe hipnotikë
*
kokaina
*
kofeina dhe stimulues të tjerë të sistemit qendror nervor
*
halucinogjenët
*
duhani
*
tretësit që avullohen
*
adikcioni me më shumë lloje drogash njëkohësisht.
Duke patur parasysh objektivin e këtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik të kësaj materie kaq voluminoze, do të shqyrtojmë përciptazi shkaqet dhe faktorët që sjellin deri tek paraqitja dhe përhapja me përmasa kërcënuese të këtij vesi kompleks që me një shpejtësi marramendëse dëmton dukshëm mirëqenien e mbarë njerëzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonë vulnerabil. Përkundër ligjeve dhe konventave antidrogë që ka miratuar çdo shtet, dukuria e narkomanisë sa vjen e po bëhet më aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve të rinj, bile edhe ndër nxënësit e shkollave fillore.
Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.
Meqë momentet etiologjike janë të shumta, faktorët dhe rrethanat që shpien deri në përhapjen e narkomanisë do t’i klasifikojmë në tre grupe, edhe atë: faktorët që përcaktojnë personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetë substanca psikoaktive si faktor provokues.
1.
Për sa i takon veçorive që karakterizojnë tiparet e personit që konsumon drogë, mund të thuhet se në rastet tipike këto subjekte janë adoleshentë psiko-labil të cilët përveç tjerash jan
ë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakë me teke të çuditshme, psikopatë latentë që janë personalisht të papjekur, neurotikë dhe individë që i përkasin grupit “border line”, si dhe një dyzinë delikuentësh që i ka inaktivizuar për punë kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.
1.
Më të akuzuar dhe njëherit më të prevenueshëm janë konditat socio-ekonomike, në të cilin rolin dominant e ka funksionimi i shëndoshë i mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe në shumë raste negativisht në paraqitjen e kësaj dukurie të mbrapshtë. Raportet e këqija ndërnjerëzore që ekzistojnë dhe në mënyrë perfide maskohen nga udhëheqësit lokalë irritojnë të rinjtë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj padrejtësive, edhe ashtu zhgënjyese, papunësia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj të rinjve kontribuon në shtimin e numrit të narkomanëve.
1.
Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilësitë e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, përbëjnë një moment tjetër inicues dhe favorizues që të rritet pa ndalë aradha e atyre që shpëtimin idilik e kërkojnë dhe gjenë tek droga, ose siç shprehet një psikiatër i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.
Për sa u përket të dhënave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e përgjithshëm të narkomanëve nëpër vendet e ndryshme të botës, duhet të jetë i rezervuar mbi saktësinë dhe prezentimin real të gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se për çdo të regjistruar si viktimë e lëndëve të ndryshme që e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtërore vinë së paku edhe 10 individë që fshehtas e përdorin drogën, d.m.th. as edhe më të afërmit nuk e dinë se i pikasuri është narkoman.
Megjithëkëtë, sot llogaritet se në përmasa botërore ka më se 200 milionë narkomanë aktiv, nga të cilët dy të tretat e përbëjnë grupmoshën deri në 28 vjeç, kurse nga numri i mësipërm rritet përqindja e atyre 12-13 vjeç, që sigurisht duhet të na brengosë të gjithëve. Ajo që duhet të theksohet këtu është se, në dy dekadat e fundit është dyfishuar numri absolut dhe relativ i përdoruesve të drogës si rezultat i rënies së bllokut socialist. Vlen të përmendim se toksikomania i përngjet një sëmundje infektive, ngase çdo konsumues droge patjetër në këtë lojë të rrezikshme e fut herët a vonë shokun e vet më të ngushtë. Ajo që i shtyn të rinjtë tanë, sidomos, që të provojnë njëherë drogë dhe më pas të mos ndahen kurrë nga ajo, qëndron në të dhënën që çdokush më e din, se përfitimet nga kontrabanda me drogë janë astronomike dhe brenda natës.
Duhet të na shqetësojë fakti se, edhe përdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, që arsyetohet fare lehtë nga mjekët me anë të recetave, indirekt shton kuotën e narkomanëve. Duke analizuar të dhënat komparative statistikore mbi përmasat e narkomanisë nëpër vendet e ndryshme të botës, mund të thuhet se në trevat tona narkomania nuk është edhe aq e përhapur dhe pikërisht gjendet në stadiumet fillestare, që nuk përjashton mundësinë e një vale të madhe që mund të pllakos në një të ardhme të afërt. Kjo para së gjithash kur dihet mentaliteti ynë patologjik për të fituar para me batakçillëqe alla kollumbiane.
Derisa jemi tek shkoqitja e faktorëve stimulues dhe inhibues të kësaj dukurie me pasoja të rënda shëndetësore dhe implikime të parenovueshme socio-ekonomike, është e udhës të pranojmë si tepër inkurajuese studimet e shumta nëpër SHBA, të kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogë (NIDA), në të cilat është konstatuar se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë kohore 10 vjeçare. Më tutje në këtë raport vihet në dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve për 4 herë në mjekimin dhe shërimin definitiv të një narkomani. Cilat janë, pra, këto masa profilaktike që mundësojnë një efikasitet të tillë kundër kësaj sëmundje sociale? Para së gjithash, duhet punuar më tepër me prindërit dhe arsimtarët të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, gjë të cilën në rend të parë duhet ta bëjë personeli mjekësor në krye me mjekët familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët.
Vuajtjet e shumta jetësore na kanë mësuar se një e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dëfrim” rrënues përcillet me rritjen e numrit të të sëmuarve nga hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit në formë vjedhjesh, dhunës, prostitucionit dhe vrasjeve. Një gabim tjetër ndër ne bëhet kur i stigmatizojmë narkomanët, të cilët edhe më tepër mbyllen në botën e tyre të pashpresë, duke i çuar të njëjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet të dijmë se edhe ata janë njerëz të cilëve u duhet ndihmë jo vetëm mjekësore, por edhe mbështetje morale e materiale për një risocializim sa më human, qëndrim ky i cili shumë do të rriste numrin e atyre që do të heqin dorë nga ky aktivitet keqbërës.
Dr. med. Musli Ferati
Subscribe to:
Posts (Atom)