Jo Droges Blog

Saturday, May 17, 2014

Drogat , Efektet , Kuriozitete dhe një mesazh që dihet nga të gjithë??!!


Euforia e momentit ështe një ndjenjë që na bën na bën ta provojmë sërisht, por kjo shume shpejte shnderrohet ne varesi. Dëmet që shkaktohen, si nga drogat e lehta ashtu dhe nga ato të rëndat, mund të jenë të mëdha .
Nga një sondazh I kryer në botë, rrezulton se ka fëmijë të moshës 10 deri 12-vjecarë, që lekët të cilat prindërit ja japin në formë “page javore”, I mbledhin dhe I përdorin për të blerë cigare hashashi dhe adoleshentët e moshëa 14 deri 18-vjecare, janë konsumatorët më të shumtë dhe më të rrezikuar të këtyre të fundit. Ky brez që në më të mirin e rasteve do t’I drejtohet një qëndre rehabilitimi, pas disa vitesh përdorimi të rregullt, do të kenë dëme të pariparueshme në tru dhe do të jenë në qëndër te nje te ardhmeje të kompromentuar . Në shoqërinë e mëparshme, ishin prindërit që ndiheshin si jetimë nga prindërit e tyre pë rropateshin në punë dhe nuk kishin kohë të merreshin me ta, ndërsa tani, janë prindërit që ndihen “jetimë” nga fëmijët e tyre.

Ta njohim që ta parandalojmë!
Cfarë është droga?
Droga është helm! Efekti që shkakton varet nga sasia e konsumuar: një sasi e vogël funksionon si stimulant, ndërsa një sasi e madhe shërben si helm dhe mund të shkaktojë edhe vdekjen e atij që e përdor. Cdo lloj droge ka këtë efekt, por në varësi të dozave që perdor. Disa droga të tjera kanë efekt të menjëhershëm në tru p.sh marihuana, heroina, amfetamina, kokaina ekztazi, etj.

Hashashi dhe Mariuhana
Përdorimi I mariuhanës dhe drogave të tjera që quhen “te lehta”, dëmtojnë përqendrimin, e kujtesën dhe risjellin në kujtesë të imazheve të ndryshme të regjistruara në të kohë më parë. Këto lloj drogash të heqin ndjenjën e trupit, I bëjnë të dobëtit të ndjehen të fortë dhe në më të shumtën e rasteve, ata, këto komplekse I shfaqin më tepër në lidhje me seksin. Një njeri që përdor drogat pëson një ndryshim rrënjësor dhe e humbet ambicjen për të hecur përpara.
Adoleshenti e humbet ambicien (dhe ky është vetëm fillimi) dhe e përqëndron vëmendjen në ndjenjën e mirëqënies që I fal droga . Atij I shuhet cdo interes për sportin, leximin, shkollën dhe për ato gjëra, që deri pak kohë më pare ishin parësore ne jeten e tij. Një nga efektet më të dukshme të hashashit është edhe lodhja e menjëhershme. Tani mund të themi pa dyshim, se përdorimi I këtyre drogave mund të sjellë bllokim të kujtesës, lodhje dhe shpërqëndrim të vazhdueshëm. Mbi të gjitha qëndron ndryshimi I personalitetit .

Amfetamina
Subjekti që tërhiqet nga anfetamina është I tërhequr nga ndjesia e mirë që të sjell dhe siguria ne vetvete. Ata që e përdorin, kanë shpesh djerësitje të lëkures, dridhje duarsh dhe përsëritin te njëjtat veprime apo fjalë. Rruga më e pëlqyeshme për ta marrë është ajo intravenoze edhe pse mund të përdoret edhe nga goja me tableta, me hundë ose me të tymosur, ndryshe nga heroina që duke u marrë me rrugë intavenoze sjell edhe varësi të menjëhershme dhe nga kokaina që sjell varësi nga shiringat dhe tymosja. Përdorimi I shpeshtë në një farë mënyre, më shumë shton efektet anësore sesa ato që të bëjnë të ndjehesh mirë.
Efektet
Personi që përdor anfetaminën humbet oreksin, duke shfaqur edhe shenja anoreksie. Ai nuk ka gjumë dhe mund të qëndrojë I zgjuar për ditë të tëra, duke kaluar në gjëndje ankthesh të forta.. Ky person arrin deri aty sa bëhet paranojak dhe dëgjon zera në kokë dhe kur është qetësi. Me anfetaminën ndodh një helmim I menjëhershëm sic quhet në gjuhën mjekësore, karakterizohet nga nje insuficencë kardio-qarkulluese, që shkakton vdekjen e menjëhershme.

Kokaina
Edhe kokaina është një drogë ngacmuese, ashtu si anfetamina. Kësaj droge I njihen edhe disa efekte afrodiziakem ndjenja të bukurisë dhe forcës dhe e bën njeriun që e përdor të ndjehet në qëndër të vëmëndjes. Në të vërtetë, ajo ka efekte anësore shkatërruese si: humbje të arsyes, shkatërrimi I qelizave të trurit, të sjell mani dhe fiksime, që të shpien ta humbasësh ndjenjën e realitetit dhe gjithashtu shkakton simptoma të paranoizmit. Kokaina merret në rrugë intravenoze, me thithje nga hunda ose duke u tymosur. Efekti I saj zgjat pak dhe një përdorues I rregullt detyrohet ta marrë vazhdimisht .

Metadoni 
Metadoni është një përzjerje sintetike dhe një drogë si moorfina apo heroina. Ai të con menjëherë në varësi dhe në probleme shumë serioze shëndetsore. Metadoni të shpie në të shpie në depresion dhe ka nje lloj frenimi psikik për ata që studiojnë ose punojnë. Një përdorim I zgjatur I tij, sjell dëme në mëlci dhe në veshka, por kjo nuk mbaron me kaq, pasi të tjera dëmtime ndjekin nga pas. Një mbidozë metadoni sjell si pasojë vdekjen.

Kanabis
Cfarë është?
Kanabis ose marihuana është një bimë, e cila e ka prejardhjen nga Azia Qëndrore, por tashmë kultivohet në gjithë planetin. Variatetet e saj janë të shumta, ndersa devariatetet e saj jane vaji (qëvjen si pasojë e distilimit të gjethes) dhe hashashi.
Efekti
Kanabis sjell te aktivitetit krijues. Gjithashtu, ai sjell edhe oreks dhe ngacmim te gjëndrave të pështymës, duke rritur prodhimin. Efekti I është I menjëhershëm, sepse pas 30 min je në kulmin e saj dhe pas nje ore fillon të zbehet gjithcka.
Kuriozitet
Shumë shpejt, në vende të ndryshme të botës, marihuana do të penalizohet, si për ata që e shesin ashtu edhe për ata që e konsumojnë dhe kjo duke mos u marre parasysh nëse është drogë e lehtë apo e rëndë. Tabela e drogave që përmendëm më lart në ilace dhe droga.

Bota e Halucinogjenëve 
Që në kohët e lashta, halucinogjenët janë përdorur nga shamanët, për të hyrë në kontakt me shpirtrat, ndërsa në perëndim janë prezantuar pas viteve ’60.
LSD: është një element sintetik, që prodhohet në pilula me përmasa të ndryshme. Këto krijojnë një tolerance të madhe, duke bërë që mbas përdorimit të një pilule me madhësi të vogël, për disa herë rresht, mos t’ia ndihesh më efektin .
PEYOTL: është një kaktus, I cili prodhohet në Amerikën Qëndrore. Ai përdoret në formë gjethesh te njoma dhe të thata.
NALOXON: është e vetmja që mund t’I shpëtojë jetën, kujt I ka shkuar deri në fund me një mbidozë.

Një fjale e re për drogat
Speed-Ball: quhet koktejli vdekjeprurës I kokainës me heroinën. Ai prodhon një efekt me intensitet të madh që duron shumë pak.

Sunday, May 11, 2014

Drogat e rënda, që dikur ishin të ligjshme

Drogat e rënda, që dikur ishin të ligjshme

A duhet të liberalizohet përdorimi i drograve është një debat i hapur prej vitesh por situata nuk ka qenë kështu gjithnjë. Dikur, shumë substanca narkotike që sot janë të ndaluara me ligj përdoreshin lirshëm.
Kokaina madje gjendej edhe në pijen e famshme Coca-Cola ndërsa disa substanca të tjera përdoreshin si ilaçe.

Opiumi
Opiumi qysh prej lashtësisë është në shërbim të mjekëve dhe shëruesve popullorë, ndërsa fitohet me tharjen e lëngut qumështor të kokëzave të papjekura të makut. Në shekullin 19 mjekët e kanë përshkruar si ilaç për kollitje, ndërsa ka qenë e mundshme të blihet edhe nëpër dyqane.

Opiumi më së shpeshti u është dhënë femrave që kanë vuajtur nga dhimbjet e forta menstruale dhe foshnjave të cilave u kanë dalë dhëmbët e parë. Në fillim të shekullit 20 opiumi është ndalur në shumicën e vendeve. Nga opiumi sot fitohet morfina dhe kodeina.

Metamfetamina
Metamfetamina është drogë sintetike të cilën e ka bërë një kimist japonez qysh në vitin e largët 1893. Në SHBA është përdorur për shërimin e alkoolizmit, depresionit, madje edhe alergjisë. Pasi që është zbuluar që metamfetamina shkatërron trupin në kuptimin e plotë të fjalës, kjo drogë është ndaluar. Efektet e kësaj droge janë më të rënda se sa tek kokaina dhe drogat tjera, ndonjëherë përfshin edhe depresionin akut, episodet psikotike dhe dëmtimin e trurit.

Kokaina
Kokaina fitohet nga gjethi i bimës koka e cila përtypet në Amerikën Jugore qysh tre mijë vitet e fundit. Në vitet e hershme të shekullit 20 shumë persona të njohur kanë qenë përdorues dhe shijues të kokainës, në mes së cilëve kanë qenë Sigmund Freud, Sir Arthur Conan Doyle, Jules Verne, Winston Churchill, mbretëreshaVictoria, e madje edhe Papa.

Mjekët ua kanë përshkruar kokainën njerëzve të cilët kanë vuajtur nga depresioni dhe atyre që janë rehabilituar nga varësia ndaj morfinës. Në SHBA, kokaina ishte pranuar si analgjetik dhe si ilaç për kollitje, dhe ka qenë një nga përbërësit e parë të formave të para të Coca-Colas. Kokaina është bërë e paligjshme kur njerëzit e kuptuan që krijon varësi të jashtëzakonshme psikike.

LSD
Lysergic acid diethylamide ose LSD ose trip, është drogë gjysmësintetike e fituar nga myku i cili krijohet në bimën e thekrës. Drogën krejtësisht rastësisht e ka zbuluar një shkencëtar zviceran në vitin 1943 pasi që ka absorbuar LSD-në përmes lëkurës.

Ushtria amerikane dhe CIA e kanë përdorur LSD-në si “serum të së vërtetës”. Ndërsa u është dhënë të gjithëve, duke filluar nga agjentët qeveritarë e deri tek prostitutat në rrugë. Në mjekësi është përdorur në psikiatri për shërimin e çrregullimeve të rënda psikike. Nuk është evidentuar ndonjëherë që LSD krijon ndonjë varësi, por është ndalur sepse ndryshon vetëdijen tek konsumuesit.

Ecstasy
Ecstasy ose MDMA është drogë gjysmësintetike psikoaktive e cila popullaritetin e vet e ka fituar nëpër klubet e natës nëpër botë. E ka prodhuar kompania farmaceutike gjermane Merck në vitin 1912.

Përdorimin mjekësor e ka përjetuar vetëm në gjysmën e viteve të 70-ta kur një psikiatër amerikan ka filluar ta përdorë në pacientet e vet si ndihmë gjatë relaksimit dhe hapjes së ndjenjave të tyre. Por për shkak të efektit të paparashikueshëm në pacientët ecstasy është ndalur së përdoruri në mjekësi. Ndalimin global e ka fituar pas abuzimit me të nëpër klube të natës dhe party.

Heroina
Heroina është drogë e rëndë e cila prodhohet nga morfina, ndërsa është sintetizuar në vitin 1874 si alternativë e morfinës e cila nuk krijon varësi. Heroinë në fakt është emri i ilaçit të cilin e ka krijuar gjiganti gjerman farmaceutik Bayer. Është përdorur si ilaç kundër kollit dhe si drogë zëvendësuese për ata që kanë qenë të varur nga morfina, si metadoni për të varurit e sotëm.

Oh, sa shumë kanë gabuar. Është dëshmuar që heroina krijon varësi shumë më të madhe psikike dhe fizike sesa morfina. Kur amerikanët e kuptuan që në vend se të shërojë kollin krijon varësi të fortë, heroina është ndaluar tërësisht në vitin 1924. http://www.albeu.com/teknologji/drogat-e-renda-qe-dikur-ishin-te-ligjshme/62846/

Saturday, May 3, 2014

Të drejtat e njeriut dhe përdoruesit e drogës në Shqipëri
Vetëm të drejtat mund të ndalojnë padrejtësitë 

Drogat: GHB

Drogat: GHB


Çfarë është GHB?

GHB (gamma hydroxybutyrate) hyn në grupin e drogave depresante. Drogat depresante nuk nënkuptojnë se ato e bëjnë personin që I përdorë të ndihet në depresion. Drogat e quajtura droga depresante janë ato droga që ngadalsojnë aktivitetine e sistemit nervor qendror. Në kategorinë e drogave depresante perfshihen edhe këto droga: Heroinë, Alkohol, Benzodiazepine, Morfinë, Metadone.

Si mund të duket GHB në rrugë?

GHB gjendet në formë te lëngët ( lukuid) dhe ka shije të njelmët, nuk ka ngjyrë dhe nuk ka erë. Shumë rrallë mund të gjindet edhe si likuid I kaltër apo në form pluhuri.

Si përdoret dhe për cfarë përdoret?

Në përgjithesi GHB gelltitet, një numër shumë I vogël I njerëzve e injektojnë. Meqense nuk ka ngjyre, ajo shpesh perzihet me ujë.
GHB është përdorur për trajtimin e c’rregullimeve të gjumit (narcolepsy) e poashtu është përdorur për trajtim të varësisë ndaj Alkoholit. Meqense është pa ngjyrë, shumë lehtë mund ti hidhet dikujt në pije dhe për këtë arsyje GHB përdoret për të lehtesuar rastet e sulmit seksual. Do të thotë, personat të cilet kan për qellim të sulmojnëe dikë seksualisht e lehtesojnë këtë duke e hedhur ne pije apo menyra të tjera. Ne këtë rast GHB shkakton efekte e të qeneurit I përgjumur, ta humb kujtesen afatshkurter . Kjo nënkupton se viktima nuk mund të jetë në gjendje të rezistoj apo kujtojë sulmin seksual.
Disa njerëz e përdorin GHB për arsyje të “ qetesimit ” pas përdorimit të drogave stilmulante si amfetaminë apo ekstazi.
Meqenëse GHB hyn në kategorinë e drogave depresante, ngjajshem sikurse Alkoholi, atëherë perzirja dhe perdorimi i dyjave bashkë është shumë i rrezikshëm dhe mund të shkaktoj edhe vdekjen edhe nese përdoret në doza të vogla.

Efektet e përdorimit të amfetaminës?

Disa njerëz e përdorin GHB sepse besojnë se i bën me muskuloz dhe shkakton humbje në peshë. Perdorimi I GHB shkakton amnezi ( I harron ngjarjet që ndodhin perderisa ke qen nën ndikimin e GHB). Perdorimi I GHB është berë I popollarizuar në mesin e adoleshentëve dhe te rinjeve më të rritur në clubet e vallëzimit dhe ndejat “ raves” qe nga viti 1990 dhe ka marr “famen” si drogë e dhunimit seksual.
GHB përdoret edhe në kombinim me droga tjera sikurese me : Alkohol, Benzodiazepin, Ekstazi Amfetanine, Marihuane.

Mbidozimi!

Përdorimi I GHB ka rrezik të madh për mbidozim që mund të shkaktoj vdekjen. Mbidozim nënkupton përdorimi I dozave më të medha se sa organizmi mund ta toleroj.

Tuesday, April 29, 2014

Kanabisi: këtë duhet ta dini

Kanabisi: këtë duhet ta dini


Sa shpesh thithin kanabis të rinjtë?
Në kantonin e Cyrihut kanabisin e kanë provuar një herë në jetën e tyre 30% e djemve dhe vajzave 14-deri 15-vjeçarë/-e (HBSC, 2007). Pak më shumë se 9% e 15- deri 24-vjeçarëve të Zvicrës më 2007 kanë thithur rregullisht, dmth. Çdo ditë, duke dëshmuar kështu një konsum problematik (ESPAD, 2007).
Ç’ është kanabisi?
Me hashashin nënkuptohet rrëshira nga lulet e kërpit. Si marihuanë përcaktohen majat e petaleve dhe gjethet e po kësaj bime. Marihuana ndryshe quhet edhe “bar”. Kanabisi më së shpeshti përzihet me duhanin dhe thithet në formë xhoint-i (Joint). Më të rrallë ai përgatitet në biskota ose çaj.
Si ndikon kanabisi?
Ndikimi varet nga sasia, nga cilësia, nga konstitucioni individual dhe nga gjendja momentale fizike dhe psikike. Kanabisi përforcon ose topit disponimin ose ndjenjat e pranishme. Pos kësaj, ai ndryshon ose cenon perceptimin, aftësinë për t’u përqendruar ose për të reaguar si dhe vëmendjen e memorien afatshkurtër. Kanabisi nuk është i parrezikshëm, mirëpo kur konsumohet me masë, nuk është më i dëmshëm se alkooli. Fizikisht nuk të bën të varur, mirëpo mund të shpjerë në varësi psikike. Kanabisi nuk përfaqëson drogën hyrëse për në botën e drogave “të forta”.
Përse konsumojnë kanabis të rinjtë?
Të rinjtë konsumojnë kanabis shpesh bashkë me shokët dhe shoqet dhe përjetojnë kështu ndjenjën e përkatësisë së përbashkët grupore. Në epiqendër gjendet kureshtja dhe kërkimi për kënaqësi dhe relaksim.
A është konsumi i kanabisit problematik?
Konsumi i kanabisit tek të rinjtë (nën 15 vjeç) është përgjithësisht problematik dhe për edukatorët përgjegjës do të duhej të ishte një shenjë e qartë alarmuese. Për organet e frymëmarrjes dhe për sistemin kardiovaskular (zemër&qarkullim i gjakut), kanabisi shpesh është akoma më i dëmshëm se duhani, sepse tymi i tij thithet veçanërisht thellë. Dozimet e larta mund të shkaktojnë sulme paniku ose gjendje ankthi. Përmes thithjes së kanabisit cenohet shkalla e memories dhe e kohës për reaksion. Për këtë shkak është i rrezikshëm drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive nën ndikimin e kanabisit. Në rast përdorimi të rregullt të kanabisit, do të bjerë kapaciteti përqendrues, vëmendja dhe aftësia për të mësuar, ndërsa konsumi intensiv dhe afatgjatë i kanabisit mund të shpjerë në varësi psikike. Tek njerëzit me probleme psikike ose neurologjike, konsumi i kanabisit mund të shkaktojë ose përforcojë depresionet ose sëmundjet tjera të rënda psikike.
Si duket konsumi problematik?
Shenja të një konsumi problematik mund të jenë:
  • Rënia e papritur e efikasitetit dhe mungesat e shpeshta në shkollë ose në vendin e punës.
  • Tërheqja (izolimi) dhe mbyllja në vetvete, ndërrimi i papritur i shoqërisë.
  • Pakënaqësia e apatia dhe/ose luhatjet emocionale
  • “Thithja” bëhet çështja kryesore në jetë: pa kanabis bëhen të pamundur relaksimi, zënia e gjumit ose aktivitetet profesionale.
Përcaktimet ligjore
Kanabisi është një lëndë narkotike ilegale. Janë të ndaluara kultivimi, tregtimi, zotërimi dhe konsumi i tij. Në komunikacionin rrugor vlen toleranca zero: ai që thith kanabis dhe njëkohësisht drejton automjetin, dhe zihet, do ta dorëzojë menjëherë për kohë të pacaktuar patentën e tij të shoferit.
Ç’duhet bërë?
Në rast se si prindër supozoni ose e dini me siguri se djali ose vajza juaj konsumon kanabis:
  • I flisni fëmijës suaj lidhur me të.
  • Në rast hamendësimi ose konstatimi të konsumit të drogës, gjatë bisedës me djalin ose vajzën tuaj mos reagoni me panik dhe mos e mbuloni atë me akuza.
  • Tërhiqni vërejtjen mbi rreziqet nga konsumi i kanabisit.
  • Bëjeni të qartë pikëpamjen tuaj dhe bini në ujdi me djalin ose vajzën për vendosjen e rregullave.
Kërkoni përkrahje në ndonjë këshillimore, në rast se vëreni se situata është përkeqësuar. I kujtoni djalit ose vajzës ofertat ekzistuese nga këshillimoret.
Informacione të hollësishme gjeni në broshurën „Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga të rinjtë“:

Tuesday, April 22, 2014

Dëmet e pakthyeshme të hashashit

Dëmet e pakthyeshme të hashashit


 Studimet e reja që “kryqëzojnë” narkotikun e lehtë, më të përhapurin në botë. Të rinjtë nga mosha 15-19 vjeç, gjithnjë e më shumë kanë provuar kanabis vitet e fundit. Dëmet në tru të atij që e konsumon këtë drogë, shfaqen edhe dhjetë vite më pas.

Tymosja e kanabisit gjatë adoleshencës mund të paracaktojë shqetësimet mendore në një fazë më të vonë të rritjes. Kjo e dhënë del nga studimet më të fundit, që përforcojnë atë çka dihej tashmë mbi pasojat e konsumit të kësaj droge, përtej efekteve të menjëhershme të saj, siç janë përgjumja apo mungesa e përqendrimit, sidomos në timon. Deri pak kohë më parë, mendohej se pasojat e kësaj droge merrnin fund këtu, pasi u konstatua se organizmi i njeriut nuk lodhet aspak për ta eliminuar substancën. Por në fakt kërkimet e fundit të neurobiologjisë treguan se pasi keni përdorur një herë kanabis, truri ruan për vite të tërë gjurmë të drogës.


Hashashi në fakt shkakton një dëmtim të përhershëm, sepse ndikon në zhvillimin e lidhjeve nervore që ndodhin gjatë adoleshencës, duke favorizuar çrregullimet mendore si depresioni dhe skizofrenia, që kompromentojnë direkt inteligjencën.


Zbulimet e reja janë shqetësuese, sepse në të gjithë Evropën, konsumatorët kryesorë janë pikërisht adoleshentët. Të dhënat e raportit të fundit të ESPAD (Monitorimi mbi përdorimin e drogave dhe alkoolit në shkollë) në Itali, flasin qartë se 22 për qind e të rinjve në moshën 15-19 vjeç (pra gati 1 në 4 të rinj), ka provuar të paktën një herë kanabisin vitin e fundit. Vlera më të larta përllogariten në zona si Lombardia, Liguria dhe në rajonet e Qendrës së Italisë, nga kur rezulton se meshkujt e konsumojnë më shumë këtë drogë se femrat. Konsumin e kanabisit e favorizojnë më shumë edhe disa stereotipe të saj, të njohura për aftësitë qetësuese, të lehta, me pak më shumë efekte se alkooli dhe që nuk krijojnë varësi.





Provat


Kurrë si sot, të dhënat mbi rolin e kësaj substance mbi çrregullimet mendore nuk kanë qenë kaq të forta. Studimet po shtohen, sidomos mbi raportin mes drogës dhe skizofrenisë. Kjo psikozë, e karakterizuar nga një çorganizim i mendimit dhe sjelljes, përveç aluçinacioneve është konstatuar në 1.1 për qind të popullsisë. Ashtu si edhe për shumë patologji të tjera psikike, nuk njihet origjina, por konsiderohet se vjen nga një grup faktorësh, pasi shkaktohet si nga ana gjenetike edhe ajo ambientale (histori familjare, raporte sociale).


Në vitet tetëdhjetë, hashashi është etiketuar si shkak i mundshëm për skizofreninë. Por në vitet e mëvonshme, nuk është gjetur asnjë lidhje e sigurt mbi efektet që ajo të mund të shkaktojë apo për lidhje me ndonjë sëmundje të rëndë. Në këto kushte, dy përfundime janë të mundshme: Ose kanabisi favorizon skizofreninë, ose personat që vuajnë nga kjo sëmundje e konsumojnë më shpesh. “Shumë të rinj, mendojnë se e mbajnë ankthin nën kontroll duke përdorur kanabis. Ndërsa për shumë kohë është lakuar shpesh teza se përdorimi i kanabisit ka si pasojë një sëmundje të rëndë”, shpjegon Jean Philippe Gueuen, psikiatër i specializuar për adoleshentët dhe të rinjtë. Megjithatë, sot nga shumë hetime e studime epidemiologjike mbi të rinj është parë se ata nuk kanë psikoza skizofrenie para se të nisin të përdorin kanabis. Risku për të pasur psikoza të tilla, është rritur me përdorimin e kësaj droge.





Shpejt dhe keq


Nga ana tjetër, një studim i vitit 2011 i realizuar nga Universiteti i Maastricht (Vendet e Ulëta), nxjerr në pah një risk të dyfishtë për sëmundjet mendore tek të rinjtë që kishin pirë kanabis të paktën pesë herë në vitet e fundit. I njëjti hetim ka konfirmuar gjithashtu një faktor thelbësor: Sa më shumë konsumoni kanabis, aq më shumë rritet risku për skizofreni. Në vitin 2008, Instituti i Higjienës Mendore në Hollandë ka shtuar se në rast të shkëputjes nga droga në moshë të rritur, risku për sëmundjet mendore mbetet i njëjtë. Megjithatë, bazuar në literaturën shkencore të publikuar nga disa kërkues në Universitetet e Bristolit dhe Cambridge-it, kanë përllogaritur një rritje prej 40% të rrezikut të sëmundjeve mendore tek adoleshentët që konsumojnë kanabis në mënyrë të rregullt. Përqindja është akoma më e lartë tek ato persona që kanë edhe një lidhje gjenetike me këtë sëmundje.


Skizofrenia nuk është i vetmi rrezik. Shqetësuese është edhe sëmundja e depresionit. Të paktën kështu rezulton nga kërkimet dhe studimet e bëra së fundmi për pasojat e drogës së kanabisit tek përdoruesit. Kjo sëmundje prek 3% të popullsisë botërore. Në vitin 2012, për shembull, një studim i Universitetit të Michiganit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka evidentuar një rritje të rrezikut për të pasur depresion nga 60 në 90 për qind për konsumatorët e kanabisit. Ndërsa një hetim në Karolinska Institut të Stokholmit, (Suedi), ka nxjerrë se nuk ka asnjë rritje të riskut për depresion tek konsumatorët e kanabisit.


Si shpjegohen këto rezultate të ndryshme?


Sipas Tiziana Rubinos, e specializuar në fushën e kërkimit në Universitetin e Insubria, këto mospërputhje në rezultatet e studimeve, vijnë nga fakti se studimet nuk bazohen në të njëjtat tipologji të atyre personave që përdorin kanabis. “Do të duhej që të përqendroheshim tek ata konsumatorë që përdorin më shumë se një herë në ditë kanabis. Mes tyre risku është më real. Por duhen bërë edhe krahasime mes konsumatorëve, pasi dy konsumatorë të njëjtë mund të kenë pasoja jo domosdoshmërisht të ngjashme. Për shembull, duket se femrat janë më të ndjeshme ndaj efekteve të kanabisit tek depresioni. Ndërsa burrat kanë më shumë rrezik tek psikozat, skizofrenia.





Inteligjenca bëhet tym


Ekziston në fakt, edhe një e keqe më e madhe që duket se konsumon pak nga pak trurin e atyre që përdorin kanabis. Efekti është i avashtë por ndikon në inteligjencë. Po bëhen gati 10 vite që analizat tregojnë pasojat që përdorimi i hashashit lë tek konsumatorët në aftësitë e tyre për të logjikuar, mbajtur mend etj., edhe pse janë testuar ditë më vonë pas konsumit të drogës. Një kontribut i rëndësishëm në kërkimet mbi efektet e vonshme që vijnë nga përdorimi i kanabisit, erdhi në vitin 2012, kur një grup kërkuesish të Universitetit Duke në SHBA publikoi një studim për këtë çështje. Pasi ndoqën rreth 1000 raste, në moshën nga 1-38 vjeç, rezultatet treguan se mes adoleshencës dhe moshës së rritur, personat që konsumojnë kanabis, pësojnë një ulje të inteligjencës në nivelin 8 për qind. Ndërkohë që ata që nuk konsumojnë, pësojnë një rritje të lehtë. I njëjti rezultat shihet edhe tek personat që kanë hequr dorë prej më shumë se një viti nga konsumi i drogës, por sërish niveli i tyre i inteligjencës ulet. Shifrat rriten për atë kategori personash që kanë nisur të konsumojnë kanabis para moshës 18 vjeç.





Kurthi i THC-së


Pra, përdorimi i kanabisit mund të sjellë skizofreni, depresion, ulje e nivelit të inteligjencës. Si shpjegohen këto efekte që shfaqen tek personat edhe kur kanë vite që kanë hequr dorë nga droga kanabis? Përgjigjja përfundimtare është ende larg sepse mekanizmat celebralë që ndodhen në qendër të këtyre sëmundjeve kanë ende shumë anë të errëta, të pazbuluara. Megjithatë, një shpjegim disi është dhënë. “Kanabisi pengon zhvillimin normal të lidhjeve nervore që marrin hov gjatë adoleshencës”, thotë Daniela Parolaro, specialiste farmakologe në Universitetin e Insubrias.


Fenomeni, i cili është thelbësor në zhvillimin e trurit në adoleshencë, përfshin një tip të veçantë lidhësish nervorë, endokanabinoidët. Nga zbulimet e vitit 1990, rezulton se këto molekula, rregullojnë impulset nervore që vijnë nga neuronet. Molekula aktive e kanabisit, THC (delta 9 tetrahidrokanabidol), ngjan shumë me molekulat që rregullojnë impulset nervore. Kjo i lejon asaj që të lidhet me to duke penguar kështu veprimet natyrore që duhet të ndodhin në tru nga përçuesit nervorë. Në këtë mënyrë, kanabis stimulon lëshimin e dopaminës, molekulës cerebrale të lidhur me ndjenjën e qejfit dhe të lumturisë.





Çekuilibrim trunor


Studime të tjera flasin për ndryshimet strukturore në trurin e konsumatorëve të kanabis dhe atyre që nuk e konsumojnë këtë drogë. Në një publikim të bërë në vitin 2005 të ekipit të Karen Bolla të John Hopkins University në SHBA, janë vënë re disa ndryshime të densitetit të lëndës së bardhë (ajo pjesë e trurit që përmban më shumë lidhje nervore) dhe pjesës gri.


Eksperimente të tjera të bëra tek kafshët, kanë nxjerrë në dritë anomali të shumta në tru, gjatë përdorimit të kanabisit. Në veçanti, shpjegon Tiziana Rubino “vihet re një çekuilibrim i ngjashëm me personat që kanë skizofreni”. Megjithatë, ajo shprehet optimiste. “Këto efekte zgjasin në kohë, por nuk besoj se janë të pakthyeshëm. Kur ndalohet përdorimi i kanabisit dhe ndiqet një regjim i mirë rikuperimi, truri ka aftësi të riparojë dëmet e shkaktuara”, shprehet Rubino. Po kështu, edhe neurosociologu Raymond Niesink, shprehet se disa pjesë të trurit arrijnë të kompensojnë pjesën e dëmtuar. Në këto kushte, duhet të presim vitet që vijnë për të pasur ndonjë zhvillim, studim apo kërkim të ri për sëmundjet e skizofrenisë apo depresionit tek të rinjtë që konsumojnë kanabis. Ndërkohë, numri i të prekurve nuk duket se rritet në krahasim me numrin e të rinjve që përdorin këtë drogë. Por në çdo rast, rrethi shtrëngohet e në pritje të përgjigjeve përfundimtare, momentalisht janë miliona adoleshentë në botë që e ekspozojnë trurin ndaj dëmeve të shumta që shkakton kanabis.

JO drogës! JETO shëndetshëm! – Informacion për Drogat:-Jo Droges ...!

JO drogës! JETO shëndetshëm! – Informacion për Drogat:-Jo Droges ...! 




Që prej 7 Dhjetorit 1987, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e vendosi 26 Qershorin si Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave si shprehje e angazhimit për të forcuar veprimin dhe bashkëpunimin me qëllimin për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.

Droga, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare vazhdon të jetë një problem i madh për shëndetin publik, sigurinë dhe mirëqenien e njerëzimit.
Ashtu si në të gjithë botën, dhe në Shqiperi përdorimi i substancave abuzive, përfshirë ato legale dhe jo legale është në rritje vitet e fundit, kjo për shumë arsye. Ndër grupet më të prekura janë adoleshentët dhe të rinjtë. Vitet e fundit ka një rritje të përdorimit të këtyre substancave nga femrat, sidomos përdorimi i marijuanes. Ndërsa për drogat e tjera më të forta, si heroinë, kokainë, ekstazia , etj, predominon ndjeshëm numri i meshkujve.
Referuar të dhënave të fundit të raportit te EMCDA për vitin 2010, numri i personave që janë apo kanë përdorur substanca ilegale, varion nga 40.000 – 60.000 persona, nga ku mendohet se rreth 10-15% e tyre janë përdorues të drogave intravenoze, kryesisht heroinë dhe kokainë. Shihet se ka një rritje të ndjeshme të tyre këto vitet e fundit.
Numri i përgjithshëm i të rriturve (15-64 vjeç) të cilët kanë provuar lloje të drogave të paligjshme është vlerësuar të jetë rreth 5 000 në 1995 dhe 20 000 më 1998. Shihet një rritje të konsiderueshme që prej 1995.
Në një studim realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik më 2009, fokusohet në popullatën e shkollave të mesme dhe ka një masë kampioni rreth 3 878 pjesëmarrës. Variabli i SSRrR mbi prevalencën jetësore të përdorimit të drogës përputhet me përkufizimin e rastit sipas EMCDDA. Studimi tregoi se 7,4 % e personave të moshës 15-18 vjeç kanë eksperimentuar kanabis, 4,2 % me ekstazi, 1,2 % me heroinë, dhe 3,2 % kishin përdorur kokainë.
Fenomeni i abuzimit me drogat në Shqipëri është më shumë një problem urban se sa rural ku numrin më të madh të personave të prekur nga përdorimi e kanë qytetet e mëdha. Nga drogat e përdorura prevelancën më të madhe e ka kanabisi me derivatet e tij (marijuana dhe hashish), në vend të dytë vjen përdorimi i heroinës dhe në vend të tretë kokaina. Shifrat lidhur me numrin e përdoruesve në Shqipëri janë kontradiktore.

Strategjia Kombëtare kundër Drogës 2012–2016
Strategjia është gjithëpërfshirëse dhe mbulon njëkohësisht reduktimin e kërkesës për drogë dhe reduktimin e furnizimit me drogë. Kjo ishte produkt i pjesëmarrjes së të gjithë institucioneve qeveritare të përfshira në luftën kundër drogës, si dhe organizatave jo-qeveritare, dhe me një mbështetje të madhe nga ekspertët e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.
Strategjia njeh natyrën serioze të problemit të drogës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe pranon se suksesi mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve të të gjitha palëve vepruese, konkretisht të qeverisë, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Parandalimi
Rëndësia e parandalimit të drogës në Shqipëri është pasqyruar në miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Drogave. Në aktivitetet parandaluese janë përfshirë nxënës, studentë, mësues, staf mjekësor,etj.

Trajtimi
Strategjia përfshin objektiva dhe masa të orientuara drejt reduktimit të kërkesës për drogë dhe kontrollit të ofertës njëkohësisht.
Sipas Strategjisë Kombëtare Kundër Drogës 2012–2016 (konkretisht komponenti i saj për reduktimin e kërkesës për drogë në shkallë vendi): (a) programet e trajtimit me metadon (zëvendësimi afat-gjatë) duhet të mbulohen nga qendra të specializuara; (b) lëshimi i recetave mjekësore në periudhën e parë nuk duhet të shtrihet deri tek mjekët e familjes; (c) duhet të zbatohet një kërkesë rigoroze për trajnim të specializuar për mjekët që lëshojnë recetën; dhe (d) trajtimi me metadon ka nevojë për një metodologji të veçantë dhe jo legjislacion të veçantë. Rrjedhimisht, politika aktuale e trajtimit me metadon në Shqipëri duhet të përpiqet të ndjekë këto udhëzime.

Ekziston vetëm një qendër publike e specializuar në trajtimin e drogës në Shqipëri, Shërbimi i Toksikologjisë Klinike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë (QSUT). Kjo është një qendër publike, përgjegjëse për të gjithë vendin, dhe merret kryesisht me trajtimin e detoksifikimit dhe të mbidozës. Ajo shërben njëkohësisht si njësi spitalore për shtrimin e pacientëve dhe si njësi shërbimi për pacientët ditorë, dhe është burimi kryesor i të dhënave për kërkesat për trajtim.
Përgjigjet ndaj reduktimit të dëmit janë të fokusuara në shkëmbimin e ageve/shiringave, edukimin e bashkë-moshatarëve, informim dhe këshillim, mbështetje mjekësore bazë dhe mbështetje psikosociale.
Në Shqipëri nuk ka të dhëna të besueshme mbi numrin e vdekjeve nga droga (drug-related deaths – DRDs). Informacioni zyrtar për vdekjet nga droga është i dobët, madje virtualisht jo-ekzistues për disa arsye: (a) legjislacioni dhe çështjet rregullatore nuk pasqyrojnë situatën aktuale në vend, dhe kërkesat nuk janë të rrepta; (b) ka ende mungesë të vetëdijes (ndërgjegjësimit) ndërmjet stafit mjekësor për vdekjet e lidhura me drogën, dhe, si pasojë, një vdekje e shkaktuar nga mbidoza e drogës diagnostikohet në rutinë si atak/pushim zemre; (c) ka ende mungesë bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërmjet agjencive përkatëse dhe ndër-shkëmbimi i të dhënave është i pakët; (d) megjithëse Laboratori Toksikologjik i Institutit të Mjekësisë Ligjore është plotësisht i aftë të kryejë konfirmimin e vdekjeve që kanë lidhje me drogën, ka mungesë informacioni për ekzistencën e një agjencie të tillë të kualifikuar; (e) për më tepër, analizat lëngjeve të trupave nga vdekjet toksikologjike jane shumë të rralla, për arsye ende të theksuar të stigmës lidhur me dukurinë (fenomenin) e drogës, për çka, Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk është i autorizuar të kryejë autopsinë nëse nuk i kërkohet (nga familjarët e viktimës).