Jo Droges Blog

Sunday, May 11, 2014

Drogat e rënda, që dikur ishin të ligjshme

Drogat e rënda, që dikur ishin të ligjshme

A duhet të liberalizohet përdorimi i drograve është një debat i hapur prej vitesh por situata nuk ka qenë kështu gjithnjë. Dikur, shumë substanca narkotike që sot janë të ndaluara me ligj përdoreshin lirshëm.
Kokaina madje gjendej edhe në pijen e famshme Coca-Cola ndërsa disa substanca të tjera përdoreshin si ilaçe.

Opiumi
Opiumi qysh prej lashtësisë është në shërbim të mjekëve dhe shëruesve popullorë, ndërsa fitohet me tharjen e lëngut qumështor të kokëzave të papjekura të makut. Në shekullin 19 mjekët e kanë përshkruar si ilaç për kollitje, ndërsa ka qenë e mundshme të blihet edhe nëpër dyqane.

Opiumi më së shpeshti u është dhënë femrave që kanë vuajtur nga dhimbjet e forta menstruale dhe foshnjave të cilave u kanë dalë dhëmbët e parë. Në fillim të shekullit 20 opiumi është ndalur në shumicën e vendeve. Nga opiumi sot fitohet morfina dhe kodeina.

Metamfetamina
Metamfetamina është drogë sintetike të cilën e ka bërë një kimist japonez qysh në vitin e largët 1893. Në SHBA është përdorur për shërimin e alkoolizmit, depresionit, madje edhe alergjisë. Pasi që është zbuluar që metamfetamina shkatërron trupin në kuptimin e plotë të fjalës, kjo drogë është ndaluar. Efektet e kësaj droge janë më të rënda se sa tek kokaina dhe drogat tjera, ndonjëherë përfshin edhe depresionin akut, episodet psikotike dhe dëmtimin e trurit.

Kokaina
Kokaina fitohet nga gjethi i bimës koka e cila përtypet në Amerikën Jugore qysh tre mijë vitet e fundit. Në vitet e hershme të shekullit 20 shumë persona të njohur kanë qenë përdorues dhe shijues të kokainës, në mes së cilëve kanë qenë Sigmund Freud, Sir Arthur Conan Doyle, Jules Verne, Winston Churchill, mbretëreshaVictoria, e madje edhe Papa.

Mjekët ua kanë përshkruar kokainën njerëzve të cilët kanë vuajtur nga depresioni dhe atyre që janë rehabilituar nga varësia ndaj morfinës. Në SHBA, kokaina ishte pranuar si analgjetik dhe si ilaç për kollitje, dhe ka qenë një nga përbërësit e parë të formave të para të Coca-Colas. Kokaina është bërë e paligjshme kur njerëzit e kuptuan që krijon varësi të jashtëzakonshme psikike.

LSD
Lysergic acid diethylamide ose LSD ose trip, është drogë gjysmësintetike e fituar nga myku i cili krijohet në bimën e thekrës. Drogën krejtësisht rastësisht e ka zbuluar një shkencëtar zviceran në vitin 1943 pasi që ka absorbuar LSD-në përmes lëkurës.

Ushtria amerikane dhe CIA e kanë përdorur LSD-në si “serum të së vërtetës”. Ndërsa u është dhënë të gjithëve, duke filluar nga agjentët qeveritarë e deri tek prostitutat në rrugë. Në mjekësi është përdorur në psikiatri për shërimin e çrregullimeve të rënda psikike. Nuk është evidentuar ndonjëherë që LSD krijon ndonjë varësi, por është ndalur sepse ndryshon vetëdijen tek konsumuesit.

Ecstasy
Ecstasy ose MDMA është drogë gjysmësintetike psikoaktive e cila popullaritetin e vet e ka fituar nëpër klubet e natës nëpër botë. E ka prodhuar kompania farmaceutike gjermane Merck në vitin 1912.

Përdorimin mjekësor e ka përjetuar vetëm në gjysmën e viteve të 70-ta kur një psikiatër amerikan ka filluar ta përdorë në pacientet e vet si ndihmë gjatë relaksimit dhe hapjes së ndjenjave të tyre. Por për shkak të efektit të paparashikueshëm në pacientët ecstasy është ndalur së përdoruri në mjekësi. Ndalimin global e ka fituar pas abuzimit me të nëpër klube të natës dhe party.

Heroina
Heroina është drogë e rëndë e cila prodhohet nga morfina, ndërsa është sintetizuar në vitin 1874 si alternativë e morfinës e cila nuk krijon varësi. Heroinë në fakt është emri i ilaçit të cilin e ka krijuar gjiganti gjerman farmaceutik Bayer. Është përdorur si ilaç kundër kollit dhe si drogë zëvendësuese për ata që kanë qenë të varur nga morfina, si metadoni për të varurit e sotëm.

Oh, sa shumë kanë gabuar. Është dëshmuar që heroina krijon varësi shumë më të madhe psikike dhe fizike sesa morfina. Kur amerikanët e kuptuan që në vend se të shërojë kollin krijon varësi të fortë, heroina është ndaluar tërësisht në vitin 1924. http://www.albeu.com/teknologji/drogat-e-renda-qe-dikur-ishin-te-ligjshme/62846/

No comments:

Post a Comment