Informacion!
Thuaj Jo Droges
Droga njihet qysh nga kohët e lashta. Ka shkrime se popujt e lashtë të Amerikes Jugore acteket dhe inket qysh atëhereë dinin për drogat. Ato i perdornin ne ceremonite e tyre religjioze. Ato droga ishin si mjete per nxitjen e halucinacioneve qe ata i nderonin si dicka mbinjerezore. Me vone punetoret e plantazhave ne Brazil, Perua, Kolumbi etj. prerdornin fletet e bimeve Koka ( bime qe perdoret per perfitimin e kokaines) i pertypnin dhe kjo bente qe gjate punes te mos ndinin lodhje. Me kalimin e kohes u persos industria e perpunimit te bimeve dhe ajo kimike e per fat te keq u persos "industria e droges". Edhe pse me ligj eshte e ndaluar kultivimi i bimeve nga te cilat perfitohen llojet e drogave prapeseprape ekzistojne shume "fabrika" ilegale per perfitimin e drogave te rrezikshme.
Thuani jo!!!
Shume te rinjë mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, LSD, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.
Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne.
Me pare nënat kanë përdorur këtë droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.
Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.
Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak.
Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.
Prologu-Ekzistojne 4 grupe te njerezve
- Qe kurre nuk e pranojne drogen,
- qe e marrin vetem ne ndonje gazmend,
- qe rregullisht e marrin (narkomanet),
- Qe dita-dites e shtojne dozen.
DROGAT JANË TË NDRYSHME DHE NDIKOJNË NË MËNYRA TË NDRYSHME
Në vazhdim do t'ju njoftojmë në përgjithësi për drogën që përdoret në Finlandë
Kanabionoidet (marihuana, hashishi, vajihashishit)
Si duket:
- Marihuana është nga një familje bimore
- Është fletë e tharë, ka ngjyrë të kaftë të hapur si në të verdhë.
- Ka evidencë që përdoruesit e rregullt te Mariuanes mund te bëhen fizikisht e e psikologjikisht të varur nga efektet e saj
Kategoria e drogës: Depresant i sitemit nervoe qendror halucionogjen, anti-emetik
Mënyra e përdorimit:
- Pihet si cigare dhe me cigare, por mund të futet edhe në kek dhe të përdoret për ngrënie.
- Është ndër drogat më të përhapura në mesin e të rinjëve.
- Marihuana nuk shkakton varësinë fizike, por krijon veti psikologjike.
Efekti dhe rreziqet:
- Rrit rrezikun e kancerit në mushkëri
- Rrit rrezikun për bronkit
- Ul fertilitetin te të dy gjinitë (në të dy sekset)
- Ul presionin e gjakut rrit ritmin e zemrës, njerzit me shqetësime të zemrës mund të jenë në rrezik nga efektet e saj.
- Krijon ndryshueshmëri te personat dhe i bën të varur.
- Bën disa njerëz në ankth dhe shkakton halucinacione
- Disa mund të ndihen të relaksuar, disa të qetë, disa flasin shumë
- Disa humbasin memorin
- Hallucinacionet mund të jenë të pranishme në raste të rralla.
Si duket marrësi?
- Përfshijnë sy të përgjakur,
- Oreks të madh dhe marrje mendsh.
- Përdoruesit e saj mund të duken llafazan ose si të pirë nën influencën e saj.
- Kanabisi i pirë ka erë të ëmbël.
Emra të tjerë:
kërp, bar, hash(ish), hashash, pot, dope
Opiatet (opiumi, morfiumi, heroina)
Kategoria e drogës:
Depresante të sistemit nervor qendroe
Si duket:
Një pudër me ngjyrë të bardhë ose e kaftë në të hapur
Mënyra e marrjes:
Pihet si duhan, thithet me hundë ose injektohet me shiringë.
Ndikimi:
- Marrësi zhytet në një lloj letargjie
- Ka ndjenjë vetëkënaqësie e lumturie.
- Efektet negative:
- Kanë potencial për varësi fizike
- Shkakton varësi psikike
- Sistemi nervor qendror depresohet, frymëmarrja dhe ritmi i zemrës ulen
- Të kolliturit inhibohet.
- Shkakton vështërsi në frymëmarrje
- Shkakton pneumonin, TBC
- Humbin vetëdijen, nganjëherë kjo sjellë koma e në raste të rralla çon deri në vdekje
- Sjellin një shëndet të dobët te individi (nga mos të ushqyerit)
- Infeksionet e rrezikshme siç janë hepatitis dhe virusi njerzor HIV mund të transmetohen nga përdorimi i shiringave të papastër.
- Kanë marrje mendsh e të vjella
- Humbin oreksin
- Humbje në peshë
- Çon në vdekje
- I dobët, ka vështrim të ashpër
- I ngjan sjelljes së një narkomani.
- Ne doza te vogla amfetamina rrit vigjilencen mendore dhe energjite fizike.
- Frymëmarrja dhe ritmi i zemres rriten, pupilat zmadhohen, oreksi bie dhe tharja e gojes eshte shenje e zakonshme.
- Largimin gradual te tyre e ndjekin depresioni dhe lodhja.
- Marre ne doza te larta, amfetamina mund te sjelle Tremor (dridhje), djersitje, dhimbje koke, palpitacione dhe dhimbje ne gjoks.
- Ne doza shume te medha mund te sjelle deluzione, konfuzion, halucinacione, delir, kolaps, sjellje agresive, konvulsione, koma dhe vdekje.
- Perdorimi i rregullt i saj sjell demtime te muskulatures, humbje ne peshe dhe konstipacion.
- Depresioni dhe vetevrasjet jane te shoqeruara me ndalimin e tyre ne menyre te pakontrolluar.
- Perdorimi per nje kohe te gjate ul rezistencen e trupit ndaj infeksioneve dhe po ashtu mbart rrezik per demtime ne zemer dhe ne enet e gjakut, duke sjelle keshtu hemorragji dhe kolaps te zemres.
- Energjik, i gezuar dhe ka nje ndjenje per te folur papushim,
- Levizja papushim, agjitimi dhe nje humbje aparente e interesit ndaj ushqimit jane simptoma tipike; personaliteti ndryshon, ka reagime psikotike dhe deluzione paranoide.
- Perdoruesit e rregullt, mund te kene tipare te pazakonta ne lidhje me gjumin, duke ndenjur zgjuar për 2-3 nete pa pushim, e me vone flene dhe deri ne 48 ore.
- Ekstazia zakonisht përdoret ne klube, mbrëmje, bare e diskoteka për ti dhëne mundësi përdoruesit te vallëzoje nën ritmin e një muzike te shpejtë dhe per orë të tëra.
- Kjo stimulon sistemin nervor qendror, ben te mundur qe perdoruesi te rrije zgjuar dhe te kete energji - e arritur kjo nga supresioni i ndjenjes se etjes, gjumit dhe lodhjes.
- Mund te sjelle shtrengim te pavullnetshem te nofullave dhe ne muskuj te tjere.
- Rrit ritmin e zemrës dhe presionin e gjakut.
- Komplikacione te ndryshme mund te ndodhin; nga supresimi i ndjenjes se etjes - personi dehidrohet dhe atij mund ti bjere "pika" pasi trupi ka humbur nje sasi te patolerueshme lengjesh, kjo sjell demtime muskulare, insuficience renale, probleme me mekanizmat e mpiksjes se gjakut, konvulsione dhe ne fund vdekje.
- Perdoruesi mund te kete te vjella, dhimbje koke, marrje mendesh.
- Jane vene re dhe demtime te mëlçisë e hemorragji cerebrale.
- E marrë rregullisht kokaina krijon varësi tek përdoruesit.
- Këta mund te bëhen dependent nga ana psikologjike nën efektet e saj fizike e psikologjike, e mund te vihet re nje rritje e dozes per mbajtur te njejtat efekte, gjithashtu per te parandaluar nje ndjenje te lodhjes ekstreme e te depresionit qe mund te vije si pasoje e ndalimit te kesaj droge.
- Kokaina është stimulant i sistemit nervor qendror.
- Ne doza te moderuara antagonizon lodhjen dhe prodhon nje ndjenje te pergjithshme kenaqesie dhe eksitimi.
- Oreksi reduktohet. Ne efektet fizike futen; rritje e ritmit te zemrës dhe presionit te gjakut, dilatatim i pupilave (zgjerim), tremor dhe djersitje profuze.
- Dozat e larta mund te sjellin agjitim, ankth, paranoje dhe halucinacione
- Paranoia mund te prodhoje nje sjellje agresive. - Doza shume te larta te kokaines mund te sjellin konvulsion dhe vdekje si pasoje e infarkteve kardiake apo kolaps te zemres.
- Perdorimi i rregullt i kokaines mund te sjelle agjitim, pagjumesi, hypereksitim, marrje mendesh e humbje ne peshe.
- Perdorimi i metejshem mund te sjelle psikoza dhe paranoje.
- Thithja e përsëritur nëpërmjet hundes dëmton membranat e saj e me kalimin e kohës ka shkatërrim të septumit.
- Përdoruesi i kokaines ne dukje ngjan energjik.
- Tregon fare pak interes në ushqim.
- Përdorimi për një kohë të gjatëe përdoruesit i sjellë.
- Shqetësime në ushqim dhe ne rutinën e gjumit.
- Ndryshime ne sjellje, po ashtu edhe agresivitet.
- Shkaktojnë halucinacione vizuele dhe auditive, përjetimet janë të parëndomta,interesante dhe të këndëshme.
- Efekti i dozave te zakonshme te LSD-se zgjat per 4-12 ore, duke filluar gati pernjehere pas marrjes se saj.
- Efektet fillestare perfshijne; nje ndjenje padurimi, marrje mendesh, ndjenje te ftohëti me te dridhura, dhe nje deshire te pakontrolluar per te qeshur.
- Me pas vijne; distortimi i pamjes e ne disa raste perceptimi i zerit.
- Mundet qe personi te provoje eksperienca mitike apo pseudo-religjioze.
- Nese personi vuan nga nje ankth i "fjetur" ose depresioni mund te kete : humbje te kontrollit emocional, halucinacione te pakendeshme apo te tmerrshme, ndjesi te larte ankthi, deshperimi e paniku.
- Vetevrasja mund te tentohet.
- Nje person nen influencen e LSD-se mund te sillet ne mënyrë të çuditshme, por rralle shihen shenja te dukshme te intoksikimit.
- Disa here nje perdorues i droguar me LSD mund te duket i mbi-eksituar, ose paraqitet i terhequr ose konfuz.
Si duket marrësi?
Amfetamina (Amphetamine)
Emra te tjere.
Speed, uppers, bennies, whiz, blues.
Kategoria e drogës.
Stimulant i Sistemit nervor qendror.
Potenciali për adaptim. Varësia.
Perdoruesit behen te varur psikologjikisht nga efektet e kesaj droge. Efekti toksik mund te ndodhe dhe ne doza reltivisht te ulëta. Si duket: Është pluhur ka ngjyrë të bardhë, verdhë ose rozë.
Mënyra e marrjes:
Zakonisht kaperdihet ne trajte tabletash ose si puder. Nganjëherë merret nepërmjet hundes ose perzihet me uje dhe injektohet.
Efektet negative
Si duket marrësi:
Ekstaza
Emra te tjere.
Ectasy, E, MDMA, XTC, e plot pseudonime te tjera nga vendi ne vend.
Kategoria e droges.
Stimulant i sistemit nervor qendror.
Potenciali per adaptim.Varësia.
Ashtu si dhe me amfetaminat e tjera perdorimi i rregullt i saj sjell rritjen e dozes per te pasur te njejtin efekt. Perdoruesit mund te behen te varur nga ana psikologjike nen efektet e kesaj droge dhe menyra e jeteses e shoqeruar me te.
Si duket:
Ka ngjyrë kafe ose tableta të bardha dhe rozë, e pastër në kapsula të kuqe, të zeza ose të verdha. Drogë e kategorisë A e quajtur droga e vallëzimit sepse përdoret në klubet e natës.
Mënyra e pëdorimit.
Nga goja si tablete apo kapsule.
Efektet negative:
Efekte dhe rreziqet.
Ne disa raste jane raportuar semundje psikiatrike, si skizofrenia apo depresioni, plus shqetesime me gjumin, probleme me dhembet dhe nje tip adiktimi ndaj çokollates.
Si duket marrësi:
Perdoruesi mund te kete humbje ne peshe, demtime dhembesh shtengimi i pavetedijeshem i tyre) dhe ankth.
Kokaina
Emra te tjere.
Cocaine, Coke, crack, nose candy, snow.
Kategoria e droges.
Stimulant i sitemit nervor qendror e anastetik lokal.
Varësia
Si duket:
Është pluhur dhe ka ngjyrë të bardhë
Mënyra e perdorimit.
Pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione.
Efektet dhe rreziqet
Si duket marrësi:
LSD (drogat psikodelikte- meskalini dhe psilocibini)
Është droga më e çuditshme te disa njerëz, shkakton gjendje panike, ide mahnitëse (paranoide) depresion, madje edhe sjelljen e ngjajshme me atë të shizofrenisë.
Emra të tjerë:
Lysergide, Diethylamide, Lysegic acid, Acid, Haze, Microdots.
Kategoria e drogës.
Halucinogjen.
Si duket:
Është pluhur i bardhë
Mënyra e marrjes.
Nga goja, si tableta shume te vogla (te njohura si "Microdots" ), ose te absorbuara ne katrorë të vegjël letre, letër xhelatinoze, kuba sheqeri.
Varësia:
Drogat psikodelikte nuk shkaktojnë varësi fizike por krijojnë veti psiqike.
Efektet dhe rreziqet:
Si duket marrësi:
No comments:
Post a Comment