Jo Droges Blog

Friday, December 24, 2010

Droga,Heroina,Opiumi,Klasifikimet.



KLASIFIKIMET

Klasifikimi i pare semantik i substancave psikotrope eshte ai i farmakologut gjerman L.Lewin.Ai dallon 5 grupe produktesh sipas efekteve te kerkuara nga perdoruesit:
Euforika (qe prodhojne paqe te brendshme dhe nje ndjenje mireqenieje) e sjelle kryesisht nga opiatet
Fantastika (qe korrespondojne me halucinogenet,madje me delirogenet.)
Inebriantia qe prodhojne dehjen:alkooli,eteri
Hypnotika qe prodhojne gjumin;ne kohen e Lewin-it ishin klorali,bromuri,kawa-kawa(gjumendjellesit ne teresine e tyre)
Eksitantia qe perfaqesojne stimulantet:kafeja,kati,etj te cileve u shtojme ne ditet tona amfitaminen dhe kokainen

Klasifikimi kryesor ne mjediset psikiartike eshte ai i J.Delay dhe  P.Deniker.Tre jane grupet me te medha te ketij klasifikimi:
Psikoleptiket: te cilet zvogelojne aktivitetin psikik;dallojme neuroleptiket me efekt antidelirant te perdorur ne psikoza,trankuilizantet,sedativet,anksiolitiket dhe hipnotiket.
Psikoanaleptiket: qe stimulojne aktivitetin psikik,ata perfshijne neoanaleptiket te cilet stimulojne vigjilencen(kafeja,amfetamina) dhe timoanaleptiket qe kane efekt pozitiv mbi humorin,keta te fundit jane antidepresues.
Psikodisleptiket: te cilet i korrespondojne halucinogeneve dhe kanabisit dhe,per disa,narkotikeve ashtu si dhe alkoolit.

Nje ndarje e thjeshte behet nga vete konsumatoret:droga qe te bejne:
- Te fluturosh: mariuana,hashash,opium
- Te udhetosh: morfina,heroina,kokaina,LSD-ja dhe meskalina,amfitamina.

Drogat e grupit te pare krijojne tek konsumatori nje gjendje lumturie,prehje te mrekullueshme,pa bere qe ai te humbe nocionin e realitetit,ndersa te dytet te bejne te ndihesh krejtesisht jashte njesoj sikur te niseshe per ne Mars,pra te jetosh ne nje bote me vete.


OPIUMI DHE OPIATET

Grupi i opiateve perfshin opiumin,derivatet e tij dhe produktet agoniste te sintezes.Atyre u bashkangjiten dhe produktet antagoniste.Analgjeziket,qetesuesit,opiatet kane disa efekte te perbashketa te cilat munden te qartesoheshin nepermjet studimit te morfines.Ne vecanti,ato fiksohen ne receptore specifike dhe zoterojne cilesite e perbashketa me enkefalinat dhe endorfinat te gjendura ne sistemin nervor te te gjithe vertebroreve.Opiumi shfaqet shume heret ne historine e njerezimit.Ne shek.VII p.k. shfaqet ne nje copez sumere ne formen e dy skicave qe perfaqesonin njera nje bime tjetra gezimin.Opiumi eshte simbol i bimes se mireqenies.

Prodhimi
Opiumi eshte nje produkt i sekretuar nga nje bime qe i ngjan nje lulekuqeje te madhe.Pas carjes se kapsules,ai mblidhet ne formen e qumeshtit te bardhe qe mpikset,thahet dhe nxihet ne diell.Me pas ferkohet dhe ngjeshet me duar,duke formuar keshtu opiumin bruto. Teknikat e mbledhjes varen shpesh nga vendi dhe varietet e lulekuqes qe ndryshon nga ngjyra e lules dhe forma e kapsules.
Metabolizmi i tij
Thithja
Morfiniket thithen e shperndahen mire ne qarkullimin e pergjithshem.Per te njejten doze efektet analgjezike variojne sipas rruges se administrimit.
• Rruga orale.Thithja behet ne nivel te duodemit dhe te zorres se holle.
• Rruga parientale(futja ne organizem prej nje rruge tjeter nga ajo e sistemit te tretjes)

Thithja eshte e shpejte dhe praktikisht totale.Periudhat kohore nga ngacmimi deri ne veprim jane me te shkurtra ne rrugen entravenoze dhe te thithjes me hunde sesa nepermjet rruges intramuskulare.Keshtu heroina ose morfina veprojne me perqendrime te medha ne trup.Per shembull,pas marrjes se nje injeksioni 20mg heroine do te kemi nje perqendrim te saj prej 40micro gr ne nje ml gjak,duke arritur ne tru dhe organe te tjera ne me pak se 10 sek.Gjate ketij intervali te shkurter droga do te levize se bashku me gjakun venoz ne zemren e djathte,ne mushkeri serishtmi ne zemer dhe qe andej ne gjakun arterial drejt indeve te ndjeshme.Ne kalimin e saj te pare,droga hollohet pak ne lengjet e trupit dhe melcia nuk ka mundesi ta nxjerr jashte.Por gradualisht me kalimet e mepasshme ne trup perqendrimi zvogelohet me shpejtesi.
Flashi i kerkuar nga toksikomani i pergjigjet ne planin farmako-kinetik nje ndryshimi te shpejte te perqendrimit duke rritur efektet farmakologjike te nje droga.Efektet e nje doze orale te morfines jane 7 here me te vogla se ato te vezhguara pas injektimit te se njejtes doze intravenoze.Kjo diference ne intensitet shpjegohet me ekzistencen e nje efekti te kalimit te pare ku nje pjese e madhe e dozes se marre,duke qarkulluar,shkaterrohet nga melcia nepermjet hidrolizes se bashkimit.Ky fenomen nuk ndodh ne rrugen intravenoze.

Menyra e veprimit
Cilesite e perbashketa te morfinikeve nxiten kuriozitetin e kerkuesve ne lidhje me ekzistencen e receptoreve opiatike te cilet mund te sendezoheshin fale metodave te fiksimit izotopik.Keshtu,ata zbuluan vendet e bashkimit specifik ,te lidhura me membranen qelizore . Duke u shfaqur me te shumte ne nivel sinapsesh ,ata jane te lokalizuar ne tru, ne palcen e kurrizit  , ne rruget e dhimbjes ,ne sistemin limbike i cili njihet se u jep permbajtje afektive informacioneve te marra nga sistemi nervor . Keta receptore shfaqen shume shpejt ne jeten fetale .Ata varen nga nje kod gjenetik , cfare mund te shpjegoje ndjeshmerine me te madhe ose me te vogel te disa individeve ndaj opiateve dhe perdorimit te tyre toksikomanik.

Nje model klasifikimi i propozuar nga Martin  perfshin disa tipe te receptoreve opiatike
• Receptoret M U ku fiksohet morfina dhe stimulimi i tyre jep efektet e saj
• Receptoret KAPPA qe shkaktojne efekte qetesuese dhe analgjezike
• Receptoret SIGMA qe jane pergjegjes per veprimin psikodislepik(veprim qe ndryshon aktivitetin normal mendor),depresues te aktivitetit respirator dhe vazomotorik.

Zbulimi i receptoreve nuk mund te justifikohet vetem me ekzistencen e opiumit ne natyre.Disa substanca endogjene dhe endomorfe fiksohen te keta receptore duke prodhuar efekte te ngjashme por jo plotesisht te njejta me ato te morfinikeve.Dy lloj sub jane pershkruar :

Enkefalina
Dy pentapeptidet enkefaline jane vene ne dukje ne trupat qelizore dhe mbaresat nervore te pasura ne receptore opiatike.Lokalizimi i tyre neuronal i shperndare ka sugjeruar rolin e tyre ne neurotransmetim.Per me teper ato gjenden ne plekusin tretes ku ushtrojne nje efekt antispasmodik ashtu si dhe ganglionet ne koren mbiveshkore.Ato zoterojne nje veprim qetesues.
Endorfina
Beta-endorfina eshte nje peptid i 31 acideve amina mjaft delikat per tu dalluar.E lokalizuar ne zonen e hipotalamus-hipofizes,veprimi i saj hormonal eshte kompleks.Ajo clirohet ne te njejten kohe si ACTH gjate stresit dhe ne kete menyre nderhyn ne clirimin e hormoneve te hipofizes duke ndryshuar ne nivelin hipotalamik clirimin e faktoreve clirues me ndermjetesimin e neurotransmetuesve te tjere.Se fundmi ajo zoteron nje efekt qetesues.

EFEKTET KRYESORE

Pikat ne te cilat ndikon morfina jane dhimbja, vigjilenca,humori.Te nje pacient qe vuan nga dhimbja kronike morfina zakonisht durohet mire dhe lehteson shpejt te semurin.Te nje pacient normal eksperienca nuk eshte gjithnje e pelqyeshme pasi ajo mund te shoqerohet me te perziera dhe te vjella qe mund te shmangin nje eksperience tjeter te re me te.Pas nje faze te shkurter eksitimi ai behet apatik , i pa ndjeshem ndaj stimujve te jashtem dhe te brendshem.
Ne sjelljen seksuale opiatet shkaktojne nje pafuqishmeri ,nje pamundesi per te arritur orgazmen dhe fenomenet e  ejakulimit te parakohshem.Megjithate ne disa raste,ndoshta ne funksion te efekteve sedative dhe analgjezike heroina mund te kontribuoje ne trajtimin e ejakulimit te parakohshem.Duke njohur sasite e uleta te LH dhe TESTOSTERONIT te gjetura te heroinomani e duke ditur qe ekziston nje nderveprim ndermjet faktoreve clirues te ketyre hormoneve LH dhe TESTOSTERONIT dhe opiateve mund te lidhen nga njera ane zvogelimi i libidos dhe nga ana tjeter zvogelimi i ereksionit.Por duhet ditur se zvogelimi i marredhenieve seksuale sherben si faktor perforcues i perdorimit te opiateve.

Rregullimet fiziologjike
Temperatura. Ashtu si dhe te speciet e tjera te njeriu opiatet me doza te forta kontribojne ne uljen e temperatures,ndersa ne doza te uleta ne rritjen e saj.
Frymemarrja. Opiatet jane depresues te frymemarrjes.Vdekjet nga mbidoza me shpesh jane pasoje e nje nderprerje ne frymemarrje menjehere pas administrimit intravenoz te morfines,depresioni arrin maksimumin 7 min pas injeksionit,30min pas injeksionit ultramuskular,80min pas injeksionit ne lekure.Morfina deprimon receptoret qendrore te ndjeshem ndaj CO2.Ajo eshte bronkoshtrenguese.
Efektet ne sistemin kardiovaskular. Injeksioni i morfines provokon nje rritje te presionit arterial e me pas nje hipotension.
Efektet ne traktusin gastro-intestinal dhe ne rruget urinare. Ka nje zvogelim te sekrecioneve te peshtymes dhe gastrike,te levizshmerise gastro-intestinale per te cilen eshte pergjegjes hipertonia e muskulatures se lemuar.Ne rruget urinare injektimi i morfines sjell nje mbajtje akute te urines.

Toleranca
Toleranca i referohet nje gjendje te dukshme te nje reagimi te ulur ndaj nje agjenti farmakologjike aktive qe rezulton prej ekspozimit paraprake ndaj agjentit. Doza me te larta te droges kerkohen per te shkaktuar te njejtin efekte .
Toleranca nuk eshte nje fenomen univok.Ajo percaktohet nga njera ane nga nje zvogelim i kohezgjatjes dhe intensitetit te efekteve qetesuese,sedative dhe euforike dhe nga ana tjeter nga nje rritje e dozes vdekjeprurese.Keshtu nje toksikoman brenda 10 diteve mund te arrije te injektoje 500mg heroine ne dite.Keshtu gjate marrjes kronike te morfines ndodh
- nje nderprerje e morfines endogjene
- nje ndryshim i receptoreve morfinike qe tenton ti pergjigjet terapise se jashtme.

Varesia nga opiatet
Opiatet ,ku kryesori eshte heroina,kerkohen me nje lloj parapelqimi nga toksikomanet.Ata qe perdorin rrugen intravenoze nenvijezojne intensitetin e ndjesise brutale trupore qe pason menjehere injeksionin.Ky flash e humbet intensitetin e tij gradualisht pas injeksionit.Ai duket me i duket me i dhunshem me heroinen se me morfinen dhe ,vecanerisht  ne kete rastin e fundit ai shoqerohet me ndjesite e te shpuarite dhe te nxetesise trupore .
Periudhe toksiko-manike mund te ndahet ne dy.
1. Ne fazen e pare – Muaji i mjaltit gjate se ciles subjekti eshte i lumtur me drogen e tije ;
2. Ne fazen e dyte – shumefishimi dhe rritja e dozave e le subjektin ne nje gjendje pakenaqsie. Toksikomania , sipas subjektit ,nuk ka kuptim tjeter vecse kerkimin e qetesimit per vuajtjen.
Ne menyre te pergjithshme , klinika e toksikomanise karakterizohet nga pushtimi i psikikes dhe ekzistences se subjektit nga droga .Muaji mjaltit zgjat disa muaj dhe me pas e le toksikomanin te vetem para varesise se saj dhe veshtiresive qe ajo ka sjelle:konflikte familjare,dyshime per ndjekje policore,borxhe qe rriten ,krime etj.

ABSTINENCA
Ato shkaktojne nje sindrome apstinence qe shenon varesine fizike dhe psikike .Ne nje kohe te pare sgfaqen ankthi ,nervoziteti,djerse e bollshme ,lotim . Disa ore me vone shfaqet zgjerimi i bebeve te syrit ,shenje e rendesishme; me pas dridhje ,ndjesi e te ngrotit e te ftohtit .Sindroma zhvillohet ne nje sfond axhitimi,ankthi ,insomie te vazhdueshme dhe anoreksie per te arritur kulmin diten e trete.Ajo zhduket ne menyre progresive pas 8-15 diteve,por simptoma te vogla vazhdojne te shfaqen pas5-6 e me shume javeve.

Simptomat klinike te terheqjes prej opjateve jane :
SHENJAT OBJEKTIVE                                
- Rritja e presionit te gjakut
- Rritja e pulsit arterial
- Rritje e temperatures
- Pagjumesi
- Diarre
- Te vjella
- Lotim
SIMPTOMAT SUBJEKTIVE
- Krampet muskulare
- Krampet abdominale
- Irratibilitet
- Anoreksi
- Dobesi / lodhje
- Shqetesim
- Dhimbje koke
- Humbje ekuilibri
- Gerryerje psikologjike per drogen


Bashkangjitur perkufizimit per abstinencen i apasionuari zhvillon njeherazi tolerancen ndaj droges qe nenkupton marrjen e dozave perhere e me te larta per te perfituar efektin e deshiruar.Megjithate te apasionuarite jo gjithnje kane nje varesi fizike ndaj subtancave droge e per pasoje shenja te apstinences fizike . Ky kontigjent zhvillon te ashtequajturen gerryerje psikologjike per drogen (craving) keshtu termi droge dipendence perdoret per te ilustruar te gjitha situatat ne te cilat i apasionuari krijon mbeshtetje qofte fizike apo psikike ne drogen abuzive . Karriera ne rrugen e droges eshte e larmishme . Faktoret qe qendrojne ne bazen e fenomenit kane  natyre shume dimensionale ; sociale ,ekonomike, kulturore ,etike ,morale ,kriminale etje. Zakonisht nje person i varur prej droges e fillon karriern sipas nje skeme te tille;


EKSPERIMENTIMI – PERDORIMI RASTESOR- PERDORIMI I SHPESHTE – DIPENDENCE FIZIOLOGJIKE – PERDORIMI KOMPULSIV –PERFSHIRJE TOTALE- HABITUACIONI.

Sunday, December 19, 2010

INTERVISTA,Si Me Shkaterroi Droga Jeten,Flet B.D 43 Vjec Nga Tirana








  INTERVISTA

Një përdorues i lëndëve narkotike, rrëfen për historinë e nisjes së konsumimit të drogës, burgun dhe divorcin me të shoqen

"Me të u njoha në burg. Kur ajo mësoi se unë merrja bar u largua dhe mori me vete edhe djalin të cilin nuk e shoh prej tre muajsh"
Sot ai është 43 vjeç, drogën e ka nisur që kur ishte 28 vjeç. Quhet B. D, jeton i vetëm nuk ka një banesë ku të strehohet, nga kjo detyrohet të flerë jashtë jo rrallë herë. Konsumimin e lëndës nakrotike e ka nisur thuajse si të gjithë të tjerët duke rënë pa dashur në grackën e parajsës që të ofron.

Kjo ka ndodhur këtu e 15 vite të shkuara në kryeqytet, kur B. D, braktisi vendlindjen e tij Beratin për të jetuar në Tiranë. Që nga ajo kohë, është martuar dhe divorcuar me bashkëshorten por me pluhurin ngjyr bezhë, nuk ka mundur të "divorcohet".

Me bashkëshorten që e njohu në burgun 313, është ndarë prej gati katër muajsh, por shpreson që një ditë, madje edhe së afërmi të jetojë me të dhe djalin e tij që sot është një vjeç.

Në një rrëfim të tijin mbi jetën nën ndikimin e heroinës, kokainës dhe marijuanës, 43 vjeçari rrëfen momentet e para shijen dhe rrugën për të siguruar mallin, madje jo pak herë për mes rrugës së gabuar që ai e pranon, vjedhjes së të tjerëve.

Prej më shumë se shtatë muajsh vazhdon të qëndrojë në Shoqatën Shqiptare për Prevenim dhe Rehabilimit ndaj AIDS dhe Drogës (APRAD).
Kjo shoqatë është themeluar më 15 shkurt të vitit 2001 dhe ka si objektiv rehabilitimin e personave që janë përdorues droge.

Kush jeni ?

Quhem B. D dhe jam 43 vjeç, jetoj në Tiranë prej shumë vitesh. Jam i divorcuar dhe kam një djalë me të cilët shpresoj të ribashkohem.

Sa vjet ka që përdorni drogë? Çfarë lloje drogërash ke përdorur?

Drogën e kam filluar që në vitin 1994 dhe vazhdoj ta përdor dhe sot. Kam përdorur thuajse të gjitha llojet: si marijuanë, heroinë, hashash dhe më parë e pija me cigare, pastaj fillova ta marr me të djegur dhe në fund me shiringë.
Sa kushton grami i secilës
25- 30 mijë lekë.

Si nisët ta merrnit drogën ?

Pasi erdha në Tiranë nga Berati, u takova me një shoqëri që përdorte drogë dhe vazhdimisht fillova të frekuentoja një lokal tek Parku Rinia, i cili sot nuk është më. Ishte viti 1994, aty takoja shpesh ca të rinj që pinin hashash.

Një ditë, data nuk më kujtohet, më kërkoi njëri një cigare. I thashë se çfarë e donte, ndërsa ai më tha do pi pak "kallo", një term që përdorej për hashashin që mos ta dëgjonin të tjerët. Ia dhashë cigaren dhe ai më ofroi një cigare gjithashtu dhe e mora.

Brenda saj kishte patur heroinë. Pasi e konsumova cigaren për pak minuta isha si në një gjendje gjumi dhe ndihesha i çliruar në vetvete. Më vonë nisa të bashkohem me dy tre përdorues të tjerë dhe mblidhnim lekët që kishim dhe blinim hashash.

Nga kjo kohë dhe në vazhdim unë nuk e kam ndërprerë marrjen e drogës. Ky është momenti që kam mare drogë për herë të parë. Ishte kjo rastësi që më pas më ktheu në një përdorues droge.

Në çfarë mënyre e gjen drogën? Në cilat zona të Tiranës ka më shumë?

Për ta gjetur nuk është aspak e vështirë. Mjafton ta porosis tek një shok dhe shumë shpejt gjendet. Vështirësia më e madhe është tek mungesa e lekëve. Kur nuk ke lekë, atëherë do të detyrohesh të vjedhësh apo të bësh ndonjë punë apo dhe të mbledhësh kanoçe, gjëra që unë i kam bërë gjatë këtyre viteve.

Droga gjendet kollaj. Tek "Parku Rinia" gjen sa të duash, gjithashtu dhe tek "21 dhjetori" apo dhe në ish- Bllok, tek rruga e Elbasani, tek rruga e Kavajës. Mund të them se drogën e pinë si të varfrit, ashtu dhe të pasurit. Njëri e merr si lojë, tjetri e pi nga qejfi dhe kështu më pas kthehen në përdorues të zakonshëm.

Si i gjeni lekët për të blerë drogë?

Më shumë më ndihmojnë vëllezërit, më japin lekë. Ata nuk është se mi japin lekët për drogë, pasi unë e përdor fshehurazi, por ato lekë që më japin i përdor për të blerë pluhurin.

Por edhe vetë kam punuar në disa raste, madje duke mbledhur dhe kanoçe. Ndërsa në momentet që nuk kam patur asnjë qindarkë, jam detyruar të vjedh. Ka patur shumë raste që iu kam vjedhur celularin njerëzve në rrugë apo kam thyer dyqane.

Vjedhjet isha i detyruar t'i bëja, vetëm për të siguruar lekët për drogë dhe për asgjë tjetër. Por për ketë e kam paguar shtrenjtë, pasi kam përfunduar dhe në burg disa herë, ku kam qëndruar dhe dy vjet në qeli.

Po në burg ke përdor drogë?

Si jashtë kurrë nuk kisha mundësi ta përdorja, se aty kishte kontrolle të rrepta, por nuk është se nuk e kam përdorur fare.

Si e konsumon drogën tani. Në çfarë mase e merr?

Mund të pi një herë në tre ditë gjysmë grami, ngaqë kam kriza të vazhdueshme. Zakonisht e marr me hundë se nuk kam më vend në trup ku të shpohem.

Ke marrë vendim për ta lënë. Çfarë do të bëni në vazhdim?

Unë kam dashur ta lija me kohë, por nuk kam mundur për shumë arsye. Tani kam marrë një vendim për ta lënë dhe do të vij duke e reduktuar sasinë që pi. Dua të filloj një jetë të re, se droga ishte ajo që më shkatërroi familjen.

Shoqëria na paragjykon ne përdoruesve të drogës, por dhe në familje paragjykohem dhe gjej qetësi tek droga. Do përpiqem të jem si gjithë të tjerët, të gjej një punë dhe të jetoj bashkë me familjen time.

Keni shoqëri. Njihni vetëm persona që drogohen apo dhe të tjerë?

Shoqëri kam nga të dy kategoritë, si të droguar ashtu dhe shokë të pa droguar. Kur vjen momenti që duhet të marr drogë, largohem pa dijeninë e tyre, por kur ata shokë që nuk e përdorin më kritikojnë vazhdimisht që unë të heq dorë.

Madje më thonë që tani që je baba, duhet të mos e përdorësh më. Me të droguarit ndodh e kundërta. Ata nuk duan t'ia dinë për asgjë, vetëm duan që të gjejnë ca lekë në çdo mënyrë për të blerë pluhurin.

Më flisni pak për jetën tuaj, familjen tuaj?

Familja ime është e përbërë prej tetë vetash, ndërsa nëna më ka vdekur që kur isha dy vjeç. Kur mbusha nëntë vjeç më çuan në shkollë riedukimi, nga viti 1979 deri në vitin 1983. Pasi dola nga shkolla e riedukimit, filloj të përdor alkoolin shumë dhe e bëja në fshehtësi.

Erdha në Tiranë në vitin 1994, ku për shumë vite kam jetuar me qira, pasi nuk kisha lekë për të blerë shtëpi. Kur nuk kisha lekë për të paguar qiranë, dilja dhe flija dhe në rrugë. Këtu pasi drogohesha shpesh, kryeja edhe vjedhje, ku në të shumtën e rasteve kam shkuar dhe në burg.

Kur isha në burgun 313 në vitin 2004, unë njoha një vajzë, e cila ishte gjithashtu e dënuar për një vepër penale. Kur ajo doli më dërgonte dhe i dërgoja letra nga burgu dhe pasi dola u martova me të. Por ajo nuk e dinte se unë isha përdorues droge.

Në vitin 2005, dola nga burgu dhe e takoj dhe e dërgova në shtëpinë time në Berat, ku qëndruam shumë pak, pasi atje nuk kishte mundësi punësimi. Në 2006-ën unë u arrestova përsëri, duke qëndruar një vit dhe bashkëshortja ime gjatë kësaj kohe mbeti e vetme dhe jetonte me qira.

Aktualisht nuk vazhdoni më të jetoni me bashkëshorten tuaj?

Në vitin 2008 më lind një djalë dhe për gjashtë muaj unë rrija në shtëpi, ndërsa nusja punonte. Në shtëpinë ku jetonim vinin vazhdimisht të droguar dhe ky është momenti që bashkëshortja ime e kuptoi që unë isha një përdorues droge. Ajo nuk e dinte se unë nuk shkoja në shtëpi asnjëherë në gjendje euforike.

Një ditë më kapi me një shiringë, e cila ishte me gjak dhe që nga ky moment filluan grindjet. Vjen një moment dhe më shikon në shtëpi duke u droguar. Më pas merr djalin dhe largohet në një qendër rehabilitimi. Po bëj katër muaj që jemi divorcuar dhe nuk e kam takuar bashkë me djalin.

Do bësh përpjekje për t'u bashkuar?

Do mundohem ta lë përfundimisht drogën dhe të bashkohem me familjen time. Unë momentalisht jetoj jashtë pasi nuk kam shtëpi. Droga ishte ajo që më shkatërroi përfundimisht me familjen, pasi u divorcova me gruan në momentet që ajo e merr vesh se unë isha përdorues droge.

Kur u martova para dy vjetësh, i dhashë një kuraje vetes se nuk do të pija më drogë, por kur të lindin konflikte në familje pastaj detyrohesh ta nisësh përsëri. Përpjekje po bëj, pasi e kam reduktuar sasinë që konsumoj në një javë apo muaj.

Hashashi , fakultetet ku tymoset droga në Shqipëri


Arratisja nëpër skuta të braktisura apo të fshehta, larg fakulteteve përkatëse, nuk është motiv i relaksit apo i studimit për disa studentë. Një pjesë e tyre, sidomos meshkuj, mundohen që të mos i shohë askush nëse kanë vendosur të tymosin një cigare hashash. Në fakt, ajo që të habit nuk është gjerësia që ka marrë ky fenomen por normaliteti me të cilën e shohin një pjesë e studentëve. Në një pyetësor të shkurtër me ta nëpër fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës
pyetja A pihet hashashi nga studentët? shoqërohet me një buzëqeshje të çuditshme, e cila shumë apo pak të lë të kuptosh që studentët kanë informacion që aty këtu nëpër shkollë ka disa elementë që tymosin, madje ka nga ata që janë më guximtarë dhe pranojnë se mund të kenë provuar edhe vetë ndonjëherë ndonjë cigare të dredhur nga “profesionisti” i grupit. Të gjithë pranojnë se hashashi ka konsumatorë të shumtë dhe tregojnë për fakultetin e tyre vendet ku pihet. Sigurisht përballja e tyre me faktin që nesër mund të përfundojnë në faqet e një gazete, nuk është se i entuziazmon shumë por gjithsesi pranojnë të tregojnë atë që kanë dëgjuar ose parë duke ruajtur anonimatin. Përgjithësisht, shumica e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës e kanë nga një strofkë ku tymoset bari. Tashmë një pjesë e mirë e tyre janë kthyer në profesionistë sepse edhe kur ndonjë “guximtar” e ndez në ndonjë ambient publik, nuk kalon pa u vënë re. Ndërkohë që nga sa vihet re, studentët ndahen në tre kategori. Në konsumatorë të rregullt, në ata që konsumojnë me rastdhe ata që e kanë provuar vetëm një herë për kuriozitet. Ky në fakt është konkluzion i nxjerrë pas një ankete me studentë të një sërë fakultetesh të Universitetit të Tiranës. Tashmë mund të thuhet me plot gojën se nga përmasat që ka marrë konsumi i kësaj bime narkotike, kjo është “tendenca” e fundit e studentëve shqiptarë.

Rrëfimi/ Fjorildo Satka zbulon vendet ku konsumohet hashashi


Jo më larg se disa muaj më parë, ai është diplomuar si laborant dentar. Prej gjashtë vitesh konsumon hashash bashkë me shokët e tij, të cilët janë në fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës apo dhe në universitete private.

Sa kohë ke që e konsumon hashashin dhe me kë e ke konsumuar për herë të parë?

Kam gjashtë vite. Herën e parë që e kam konsumuar kam qenë me shoqërinë. Kam pirë me një shok një teke dhe kështu filloi më pas. Dy muajt e parë pihet më shumë dhe më dendur sepse është dhe mosha. Po
mbaj mend që në kohën që e kam filluar unë para gjashtë vitesh, me 500 lekë mund të blije 40 teke hashash, krahasuar me tre ose katër që merr sot për të njëjtin çmim.

Sa është çmimi tani?

Po çmimi nuk është se ndryshon, 500 lekë mbetet kurse pakësohet sasia që ka brenda një qese. Sa vjen dhe shtrëngohet
sepse dhe policia e ka shtrënguar shumë situatën

E konsumon si shoqëri apo vetëm?

Normale si shoqëri sepse nuk pihet vetëm ajo. Është diçka qejfi, të cilën preferoj ta konsumoj kur jam me shoqërinë, më tepër për të bërë gallatë dhe të na shtyhet muhabeti.

Po nga sa ke dëgjuar ose ke parë, si është konsumi te femrat?

Ka edhe femra në masë që e konsumojnë, sidomos kur janë në grupe shoqërore dhe nëpër “party”.

Në kohën që ke qenë student, ku e konsumoje?

Edhe te dera e shkollës e kam pirë. Të gjithë e kanë problemin te familja kurse unë nuk e kam këtë problem.

Po prindërit e tu e dinë që e konsumon?

Kam pothuajse gjashtë vjet që e konsumoj dhe detyrimisht edhe prindërit janë në dijeni të kësaj. Pavarësisht se nuk ju vjen mirë, mundohen ta kuptojnë moshën plus që nuk konsumoj as heroinë as kokainë.

Po shoqëria juaj që është nëpër Fakultete të Universitetit të Tiranës e konsumon? Keni dëgjuar gjë lidhur me këtë?

Kam dëgjuar plot dhe jo vetëm tek universiteti shtetëror po edhe nëpër privat ka plot që e konsumojnë. Të paktën tek universiteti që mbarova unë shkollën, gjysma e konsumonin, që ishin edhe nga rrethet dhe mendohet që nuk është kaq e përhapur sa në Tiranë. Edhe në fakultete të ndryshme ku kam shoqërinë time pihet goxha hashashi. Nga shokët e mi
kam dëgjuar që pihet masivisht te Filologjiku, Gjuhët e Huaja dhe sidomos te Politekniku. Tek ky i fundi është pirë historikisht mbrapa universitetit. Tek Akademia e Arteve ka po ashtu shumë që e pinë.

TOP-KONSUMATORËT:

1-Infermieria
2-Inxhinieria e Ndërtimit
3-Histori-Filologjia
4-Politekniku
5-Gjeologji-Miniera
6-Akademia e Arteve
7-Shkencat e Natyrës

Saturday, December 18, 2010

Droga ne rinin tone te shendoshe...!!




Sot kur jetojm ne shek. 21 shoqeria jone rrezikohet nga shume dukuri negative. Ka prej atyre qe mendojn se disa dukuri tjera jane me te rrezikshme per shoqerin se sa droga! Une do te thoja se eshte nje lufte shume e rrept se cila prej dukurive negative te jete "e para"!. Natyrisht se ne kete lufte edhe droga si dukuri negative e shoqeris ka renditur "formacionin baze" ne lufte per "titullin e kampionit". Eshte e logjikshme qe ne kete lufte dukurit tjera negative si psh: prostitucioni, shperlarja e parave, delikuenca e te miturve, etj., kane "formacionet" e tyre dhe besojn shume ne "titullin e kampionit". Mirepo, duke par realitetin dhe numrin e "tifozeve" qe mbushin stadiumet per "perkrahjen" e droges, ateher prognoza ime eshte se, droga si dukuri negative e shoqeris ka potencial qe ne fund te jete ajo e cila do ti gezohet ketij "suksesi".
Perderisa flitet dhe shkruhet per drogen, gjithmon duhet pasur parasysh se nje "kampionat" i till eshte shume i gjate per parashikime, mirepo, si baze e gjithe kesaj mirret ajo se "moti i mire shihet ne mengjes". Prandaj nese imagjinohet nje duel "90 minutesh" ne mes te droges ne njeren ane, dhe anen tjeter gjitha dukurit negative te shoqeris, duhet te te shikohen te gjitha mundesit e fitores per ta favorizuar njeren prej tyre. Edhe perkunder faktit se dueli zhvillohet ne nje terren "neutral" ne baze te numrit te "shikuesve" qe kan mbushur tribunat, ateher shihet se % me e madhe e tifozeve kane ne duar "flamujt dhe simbolet" qe identifikojn "skuadren" e droges. Spikeri oficiel i stadiumit therret me ze te larte emrat e "lojtareve te perberjes baze te skuadres se droges".
Ne porte per skuadren e droges eshte emri LSD, i cili ben "shikuesit" per vete vetem se eshte i paduruheshem, dhe ka nje deshire te pakontrolluar ne te qeshur.
Mbrojtja dhe mesfusha e skuadres se droges perbehet nga keta lojtar: GBH, i cili me veprimet e tij ben "shikuesit" qe ta mposhtin pagjumsin per me se dy jave. MARIUNA, e cila sjell tek 'shikuesit" nje ndjenje qetesie dhe rrite ndjenjen per te folur, rrite oreksin. FENCIKLIDINA, sjell gjithe "shikuesit" ne eufri, por nganjeher me "rastet e huqura" sjell ankth dhe deprecion.
Sulmi i skuadres se droges perbehet nga tre "sulmues". NITRITI, i cili rrite fluksin e gjakut, duke zgjeruar enet e tij, skuqeje intenzive ne lekure, marrje mendesh, ndjenje te vjellurit dhe te kollurit. Me atraktivitetin e tij, Nitriti ka ber qe te kete edhe raste te vdekjes tek "tifozet kundershtar". HEROINA, sjelle tek "shikuesit" ndjenje vetknaqesie dhe lumturie, ule frymarrjen dhe ritmin e zemres. Po ashtu edhe Heroina, ka raste qe qon deri ne vdekje "tifozet kundershtar". Sulmuesi ekstrem SOLVENTI, sjelle keqorientim, halucilacione, humbje te vetedijes, te vjella. Ka te dhena se nga "golat" e ketij sulmuesi kane pesuar vdekjen me qindra "tifoze kundershtar".
Kete ndeshje te imagjinuar ne fund e fitoj skuadra e droges, sepse ishte nje "skuader" shume kompakte ne qdo pjese te fushes. Pas perfundimit te kesaj ndeshje, kjo skuader u shpalle edhe kampion i dukurive negative te shoqeris. Si shperblim ne qafene tyre u varen "medalje te arta" te cilat ja dhuroj vete shoqeria.
Me duartrokitje frenetike te shikuesve kjo skuader u percoll per ne pushimore, per ta pritur e qete kundershtarin e radhes...!!

Jo Droges'Te Themi Te Gjithe STOP Droga Vret

Heroina, rrugëtimi i pluhurit të vdekjes




FUSHAT E DROGËS
Afganistani prodhon rreth 90% të luleve, nga të cilat del heroina dhe opiumi. Sipas Kombeve të Bashkuara, në këtë vend prodhohen plot 8200 tonë opium në vit, të paktën sipas shifrave të vitit 2007. Sipas vlerësimeve, paratë që merren nga kjo tregti pjesërisht furnizojnë edhe talebanët me armë. Pjesa tjetër e luleve, nga të cilat del opiumi dhe heroina, vjen nga Byrma, Tailanda, Laosi, Kolumbia dhe Meksika.

TRANSPORTI
Mauricio, 21 vjeç, tregon se si po gëlltit një kapsulë heroine për ta transportuar nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara. Për këtë shërbim ai do të paguhet plot 5000 dollarë. Këta njerëz rrezikojnë burgun vazhdimisht. Nëse kapsula do të pëlcasë në bark, atëherë jeta e mbartësit mbaron brenda pak orësh.

MË TË MOÇMIT
Ka nga ata që shkëputen hershëm nga bota e drogës, por ka edhe të tjerë që e vazhdojnë këtë rrugë gjatë gjithë jetës. Fati i tyre është i qartë. Ata ose vdesin nga mbidoza, ose vdesin nga sëmundje që kanë të bëjnë me drogën.

PAKISTANE
dhe në Pakistan përdorimi i heroinës është shumë i përhapur. Zakonisht ata përdorin një fl etë metalike për këtë.

DËNIMI
Qeveritë në të gjithë globin i përgjigjen epidemisë së heroinës në mënyra të ndryshme. Trafi kantët në Malajzi mund të dënohen me vdekje, ndërsa në Portugali, posedimi i heroinës nuk konsiderohet krim. Në jug të Kinës përdoruesit që janë të shumtë dërgohen nëpër kampe rehabilitimi, siç tregohet në këtë foto.

PROCESI
Pasi nxirret opiumi nga bohçet e luleve, lënda e lagur dhe ngjitëse lihet për disa kohë sa të thahet në diell. Kur thahet ajo është e gatshme për t‘u pirë. Nga kjo lëndë nxirret edhe morfi na. Përmes një procesi të përpunimit kimik, morfi na mund të shndërrohet edhe në heroinë. Heroina është një lëndë shumë më e fuqishme. Rafi nimi i opiumit e bën shpërndarjen e tij më të lehtë.

SHKËMBIMI I GJILPËRAVE
Përdoruesit e drogës intravenoze i këmbejnë me njëri-tjetrin shiringat e drogës dhe prej kësaj lind rreziku i infektimit të SIDA-s, apo Hepatitit C. Në vitin 2004, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një pjesë e madhe e përdoruesve të drogës ishin të sëmurë me SIDA.

PRODHIMI
Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 2009, kërkesa botërore për opium është rreth 5000 tonë në vit. Kjo sasi është shumë më e vogël nga ajo që në fakt prodhohet, çka do të thotë se një sasi e madhe e lëndës nuk hidhet në "treg". Rezervat e opiumit të paligjshëm tashmë mendohet se i kalojnë të 10000 tonët, çka është mjaftueshëm për të "kënaqur" për 2 vjet rresht të gjithë të varurit nga heroina në botë.

PËRDORUESIT: BRITANI E MADHE
Janë shumë të rinj, zakonisht vijnë nga bota e hashashit dhe bëjnë çdo lloj gjëje për të siguruar paratë me të cilët blejnë lëndën e bardhë. Shpesh përfundojnë burgjeve për vjedhje, apo grabitje dhe në shumë raste vazhdojnë të njëjtën rrugë derisa dënohen me shumë vjet burg.

MONEDHA
Shpesh për të thithur heroinë përdoruesit përdorin kartëmonedhat, që janë letra të mira e të forta. Në këtë foto kemi një kartëmonedhë 100 juanëshe, që është më e përdorshmja në Kinë.

LUFTA KUNDËR DROGËS: REPUBLIKA DOMENIKANE
30% e drogës që shpërndahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen nga Karaibet, ndaj qeveria amerikane u jep asistencë në luftën kundër drogës shumë vendeve fqinje, sidomos atyre të Amerikës Latine. Në vitin 2008, qeveria amerikane u dha 600 milionë dollarë ndihma Kolumbisë. Në këtë foto paraqiten momente të djegies së thasëve të kapur.

Pavarësisht përpjekjeve të ligjit, varësia nga droga mbetet shumë e lartë sot në botë.
Shqip

Friday, December 17, 2010

Cilat janë shkaqet që shtyejn të riun të bëhet përdorues i drogës?




Nuk është e thjeshtë që të diskutohet për këto shkaqe që shtyejn të riun të bëhet përdorues i këtij bari. Sepse që në fillim të këtij nëntitulli duhet të përmend se njëra ndër rrethanat më favorizuese që i “ndihmon” të rinjtë është shkolla, ambient ku rinia shkollohet dhe edukohet. Kjo e fundit do të duhej të mos përmendej në këtë vend, mirëpo, viteve të fundit, në vend që shkolla të ishte institucioni i vetëm ku të rinjtë të edukoheshin dhe arsimoheshin, ndodhë e kundërta e gjitha kjo është bërë një mjet dhe mënyrë më e përafërt e përhapjes së shumë dukurive negative. E themi këtë sepse jemi dëshmitarë te një realiteti të hidhur të cilin jemi duk e kaluar dhe përjetuar çdo ditë. Hapja e shumë lokaleve dhe klubeve të ndryshme pranë shkollës, kjo një rast i mirë që të rinjtë mund të argëtohen dhe pa kurrfarë presioni qoftë prindëror apo të edukatorëve të tyre, të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat e argëtimit që konsiderohen nga ata, edhe si trendë të kohës. Alkooli, duhani, droga, muzika dhe shumë skena tjera të paturpësisë që shfaqen në këto lokale janë edhe një mundësi e “mirë” që të rinjtë të kalojnë pushimin e gjatë në shkollë. Por, edhe ata të cilët u infektuan nga kjo dukuri ishin zakonisht ata të cilët kishin depresion të ndryshme, disa e përdorin drogën vetëm për t’i bërë shoqëri shokut apo mikut me të cilin rri, dikush e përdorë këtë për tu larguar nga problemet, apo realiteti duke menduar se nëpërmjet kësaj rruge të mund të largojë dëshpërimin, dikush bëhet përdorues i kësaj në fillim nga kureshtja për të ndier se çfarë shije ka, tjetri llogarit mosmarrëveshjet që ka në familje, ndonjë dashuri e pasuksesshme, suksesi i pamjaftueshëm në shkollë, dhe për t’iu shmangur kësaj dhe në kombinim të mbushjes së kësaj zbrazëtie ata bëhen të m’varur nga një substancë që për momentin mund t’i sjell kënaqësi, mirëpo pasojat e me vonshme janë shumë më të mëdha, se nëse në fillim është bardh çdo gjë për të, (duke llogaritur edhe barin të cilin e përdorë), fundi i saj do t’i sjell të zeza të rënda. Shtresa e cila vazhdon të jetë e prekur nga kjo dukuri janë grupmosha 16-19 vjeç dhe 20-24.

Duke kaluar nëpër këtë gjendje të vështirë me të cilën është duke u përballur shoqëria jonë, duhet përmend këtu edhe faktorin tjetër që do të kishte një rol shumë të rëndësishëm në zhdukjen e kësaj dukurie dhe në ruajtjen e një shoqërie të shëndosh. Pra është familja e zgjeruar ajo e cila konsiderohet se do të kishte suksese në ruajtjen e shoqërisë nga këto sëmundje. Familja e zgjeruar do të siguronte një shoqërizim të mjaftueshëm të fëmijëve, këshilla e nënës apo babait, në një familje të ngushtë apo të vetme, vështirë se do të mund të ndiqej nga një fëmijë kokëfortë, ndërsa ndikimi i kombinuar i anëtarëve të një familje të zgjeruar, është i efektshëm kundër pabindshmërisë apo padëgjueshmëris së fëmijëve. Dhe duke u rritur në një atmosferë shoqërizuese, e cila siguron kontakte të afërta me anëtarët e tjerë të familjes, është shumë më vështirë të vije deri te humbja e kontrollit ndaj fëmijës, sesa në një familje bërthamë, ku në të shumtën e kohës anëtarët e saj janë të huaj dhe mysafir në shtëpi, dhe në një rrethanë të tillë shumë me lehtë humb kontrolli në familje.