Jo Droges Blog

Sunday, June 1, 2014

Vartësia e Substitolit

Vartësia e Substitolit


Substitoli (Sulfati i Morfinës) është një analgen gjysmë-sintetik, shumë i fuqishëm dhe opioid me veprim të gjatë. Substitoli është një agonist i plotë opioid me mundësi të lartë abuzimi i ngjashëm me mofrinën e ligjshme ose të jashtëligjshme.
Substitoli është një medikament oral i kontrolluar me dy indikacione mjekësore:
  • për menaxhimin e dhimbjeve të rënda kronike kur një nevojitet një analgjen opioid i vazhdueshëm gjatë ditës dhe natës për një periudhë të gjatë kohe;
  • në terapinë e zëvendësimit opioid për të mjekuar vartësinë ndaj Heroinës.
Substitoli prodhohet në Austri dhe është i disponueshëm ligjërisht në 5 shtete të Europës Qëndrore dhe Lindore. Në SHBA ilaçi i ngjashëm shitet nën emrin Morphine Sulfate ER (ER – Lëshim i Zgjatur).
Substitoli është i disponueshëm në formë pilulash prej 120mg (ngjyrë jeshile) dhe 200mg (ngjyrë e kuqe) për marrje orale.
Pilulat e substitolit duhet të gëlltiten komplet dhe nuk duhet të priten, thyhen ose treten.
Përdorimi i pilulave të thyera ose të tretura të Substitolit (mund edhe të injektohen në mënyrë intravenoze) është një mënyrë për të abuzuar me Susbstitolin me qëllimin për tu droguar. Pilula të thyera ose iv. Injeksionet çojnë në çlirimin e hershëm dhe thithjen e dozës fatale me morfinë.  Rastet e mbidozës, arrestet e frymëmarrjes dhe ato kardiake që rezultojnë në vdekje në rastin e abuzimit me Substitol nuk janë të rralla.
Substitoli është një opioid shumë vartës, abuzimi me të cilin shkakon vartësi në mënyrë të pashmangshme.
Me Substitolin mund të abuzohet po në të njëjtën mënyrë si me çdo opioid tjetër. Këto mënyra janë:
  • -përdorimi i Substitolit së bashku me Heroinën;
  • -përdorimi i kombinuar i Substitolit me droga të tjera ose alkool;
  • -përdorimi i Substitolit në mënyra intravenoze ose në doza më të larta se sa rekomandohet;
  • -gënjimi i mjekut rreth simptomave të tërheqjes me qëllimin për të marrë doza më të larta Substitoli;
  • -vizitimi i mjekëve të ndryshëm në të njëjtën kohë duke përdorur emra të ndryshëm;
  • -blerja dhe shitja e Substitolit në rrugë.
Normalisht doza ditore prej 200-400mg Substitoli është mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha simptomat e tërheqjes nga çdo dozë Heroine. Sidoqoftë, shumica e pacientëve që janë në terapinë e zëvendësimit me Substitol për shkak të rritjes të shpejtë të tolerances përdorin jo më pak se 600-1000mg Substitol çdo ditë pa ndonjë tendencë për të ulur dozën. Situata mund të shpjegohet si tërheqje e Substitolit nga shumë të droguar për shkak të efektit të saj të theksuar euforik, i cili është më i lartë se ai i Medatodonit dhe më afër me atë të Heroinës. Dëshira e papërballueshme për tu “droguar” me Substitol është shkaku kryesor i abuzimit. Duke qenë nga natyra një medikament ngjashëm morfinës, Substitoli krijon shepjt një vartësi të fortë fizike dhe mendore ndaj saj. Vartësia ndaj Substitolit është një problem serioz mjekësor. Nga ana klinike efektet pozitive dhe efektet anësore të Substitolit, si edhe, simptomat e tërheqjes nga Substitoli janë të ngjashme me ato të çdo opioidi tjetër. (shiko faqen "Vartësia Opioide”).

Vartësia ndaj Substitolit duhet të konsidorohet nga ana mjekësore.

Nëse veprohet në mënyrë profesionale, vartësia ndaj substitolit mund të mbizotërohet. I droguari me substitol e ka të pamundur të arrijë procesin e “pastrimit” vetëm. Ngjashëm me procesin e mposhtjes të vartësisë ndaj heroinës ose metadonit, hapi i parë në mjekimin e vartësisë ndaj substitolit është detoksifikimi i drogës.
Procesi i detoksifikimit nga Substitoli që ne ushtrojmë në klinikën tonë përbëhet nga dy pjesë. Pjesa fillestare është një prerje graduale e dozës gjatë ditëve të para. Ndihmon për të ulur dozën e Substitolit dhe për të minimizuar shkallën dhe rëndësinë e simptomave të tërheqjes. Ndërkohë që programi i pakësimit vazhdon dhe simptomat e tërheqjes bëhen gjithnjë e më intensive, pacienti shkon në pjesën e dytë të detoksifikimit, i ashtuquajturi detoksifikim i shpejtë opioid me qëllimin për të përfunduar procesin e pastrimit brenda pesë ditësh. Detoksifikimi i shpejtë në vetvete përbëhet nga dy procedura me ndihmë anestezie me 6-8 orë, secila me intervale prej dy ditësh midis tyre. Metoda e detoksifikimit të shpejtë të drogës është e sigurt dhe lejon për të eliminuar deri në 90% të simptomave të tërheqjes në mënyrën më të rehatshme dhe me më pak dhimbje për pacientin.
Pasi të jetë pastruar, është jetësore që kujdesi dhe ndigma e substitolit të vazhdojë ndërsa ai/ajo fillon të mësohet me një jetë të rregullt. Në mënyrë të paevitueshme do të ketë momente dobësie, kohë të vështira dhe kthime prapa, por në procesin e vazhdueshëm të shërimit nga vartësia e substitolit është i pacmuar shpërblimi i një jete të lirë nga vartësia e drogës.

Gjithcka rreth HEROINES......

Gjithcka rreth HEROINES,Vartësia,Demet,Efektet,Mjekimi...!


Heroina (Diacetilmorfina) është një opioid gjysmë-sintetik i përpunuar nga Morfina. Heroina është një substancë e jashtëligjshme dhe shumë vartëse me një efekt të fortë euforik. Është opiati më i abuzuar në ditët e sotme.

Heroina u sintetizua në vitin 1874, dhe si fillim dhe në mënyrë ironike u përdor për të mjekuar vartësinë ndaj morfinës. Në ditët e sotme Heroina njihet si vartësi më shkatërrues dhe më i dhimbshëm në botë i cili dëmton trupin dhe psikikën së bashku. Akoma heroina është një gjendje e shërueshme, shërimi mund të jetë një proces shumë i gjatë.

Format. Heroina e pastër është një pluhur i bardhë me shije të hidhur. Heroina e rrugës rrallëherë është e pastër. Heroina e rrugës ndryshon në ngjyrë nga ngjyra e bardhë e pastër në ngjyrë kafe të errët për shkak të papastërtive: sheqer qumështi, qumësht pluhur ose kininë. Forma e zezë e drogës njihet si “katran i zi” dhe prodhohet më së shumti në Meksikë. Prodhuesit e tjerë më të mëdhenj të heroinës janë Afganistani, Pakistani, Burma, Tajlanda, Vietnami, Kolumbia.

Rrugët e marrjes. Heroina mund të injektohet, thithet se të pihet. Të tre format e marrjes janë vartëse. Shumë përdorues fillojnë të përdorin heroinën në formën e gëlltitjes, dhe pastaj kalojnë në injeksionet intravenoze pasi toleranca ndaj heroinës rritet. Injeksionet mundësojnë efekt më të shpejtë dhe efekte më të forta euforike në brenda pak sekondash. Në raste të nuhatjes ose thithjes, efektet e heroinës ndihen zakonisht brenda 15-20 minuta pa prodhuar nxitim. Në fakt dëshira për të shpejtuar shtyn përdoruesit e heroinës drejt injektimit.
Efektet e Drogës.

Eufori. Një prej arsyeve të cilat e bëjnë heroinën kaq vartëse është aftësia për të prodhuar një lëndë “rush” ose "high” Rush është përshkruar si ngjashëm me atë të orgazmës dhe zgjat nga disa sekonda deri në një minutë. E ngjashme me çlirimin seksual, rush jep një çlirim të tensionit për përdoruesin. Pas "rush” fillestar largohet, gjendja e mëposhtme mund të përshkruhet si diçka midis përgjumjes dhe vigjilencës. Kjo gjendje quhet te qenit “përgjumësh”. Heroina është një depresant. Për shkak të efektit qetësues në sistemin qendror nervor, përdoruesi përjeton ndjenjën e intensitetit të kënaqshëm, sikur trupi të ishte i mbështjellë në një rrobë të leshtë. Përdoruesi ndihet larg nga ngjarjet që e rrethojnë. Ko-ordinimi dhe përqendrimi ulen. Të folurit bëhet i paqartë dhe i ngadaltë. Gjykimi mjegullohet për disa orë pas një doze. Çdo problem ose stres që përdoruesi mund të ketë në jetë duket shumë larg gjatë kësaj kohe. Kjo gjendje mund të përshkruhet si një gjendje e një mirëqenieje të lartë, rehati e brendshme ekstreme ose kënaqësi e thellë.

Efekte të tjera të menjëhershme. Heroina ngadalëson aktivitetin e sistemit nervor qendror. Kushtet veçanërisht të rëndësishme në këtë aspekt (në rastet e dozave më të larta një mbidozë mund të bëhet kërcënuese për jetën) janë: funksione të dëmtuara të frymëmarrjes (frymëmarrje të dobëta dhe të ngadalta), ulje të tensionit të gjakut dhe ulje të ritmit të zemrës. Mund të ndodhin edhe simptoma të tjera: zgjerim i bebeve të syrit, tharje e gojës, refleks kolle, përzierje, vjellje, djersitje, krruajtje, ulje të aftësive seksuale.

Efektet afatgjata. Efektet afatgjata nga përdorimi i heroinës mund të jenë shkatërruese, veçanërisht nëse një i droguar vazhdon abuzimin me drogën pa kërkuar ndihmë mjekësore. Ka pasoja negative fizike, mendore dhe shoqërore që lidhen me vartësinë. Pas një periudhe kohe, vartësia ndaj heroinës krijon një numër problemesh fizike të cilat janë: deficit serioz imunitar, cënueshmëri ndaj të gjitha sëmundjeve infektuese ((HIV/AIDS, TB, Hepatiti B dhe C); probleme me mëlçinë, frymëmarrjen, zemrën; çarje të venave, formime të lungave në lëkurë, trombozë venash; kapsllëk kronik; çrregullim të menstruacioneve, shterpësi në gratë, impotencë në meshkujt; zakone të dobëta ushqyerje, humbje në peshë; çrregullime të forta emocionale dhe dëmtim i aftësive njohëse.
Vartësia.

Vartësi psikologjike. Vartësia ndaj heroinës fillon me një vartësi molisjeje, shkatërruese pas përdorimit të drogës çlodhëse. Nga këndvështrimi kimik, vartësia mund të shpjegohet si ulje e aftësisë të trurit të përdoruesit për të prodhuar sasi të mjaftueshme opiatesh endogjeni për shkak të pranisë të vazhdueshme të opiateve që pompohen në mënyrë artificiale në trup. Pavarësisht të gjitha pasojave negative, përdoruesit e heroinës ndihen të paaftë për tu larguar nga kthetrat e vartësisë. Heroina shkakton vartësi të fortë fizike dhe mendore, merr kontrollin e mendjes dhe të trupit. Droga bëhet për të droguarit një mënyrë për të përjetuar diçka pozitive në jetët e tyre. Ata ndahen shpejt nga bota në dy grupe: njerëzit me të cilit përdorin heroinë dhe njerëzit që nuk marrin drogë. Bota e tyre ngushtohet shumë shpejt deri në pikën e marrjes dhe përdorimit të drogës. Çdo gjë tjetër bëhet pa kuptim. Ata bëhen të paduruar, të irrituar dhe armiq. Zakonisht janë të depresuar. Ata i shtyjnë njerëzit përfshirë edhe familjarët e tyre larg me argumente të vazhdueshme dhe nxehen pa ndonjë arsye të dukshme. Problemet me vartësinë ndaj heroinës mund t’i bëjë të ndihen të turpëruar, të dobët dhe të neveritur me veten. Ata që abuzojnë me heroinën shumë shpejt humbin punën dhe kanë probleme serioze financiare. Me qëllim që të marrin para për drogën ata vjedhin nga familja, miqtë, biznesi i tyre. Përfshihen shumë lehtë në disa lloje sjelljeje të jashtëligjshme.

Vartësia psikologjike. Toleranca dhe tërheqja.

Së bashku me vartësinë psikologjike, një i droguar me heroinë zhvillon një vartësi psikologjike ndaj drogës, të karakterizuar nga rritja e tolerancës ndaj drogës dhe shfaqje e një simptome tërheqjeje. Toleranca përcaktohet si një nevojë e rritur për doza më të larta të drogës me kalimin e kohës për të arritur efektin e dëshiruar euforik. Do të thotë që trupi mësohet me efektet e heroinës. Prandaj vjen një moment kur efektet euforikë të heroinës zhduken, por trupi është mësuar me pasjen e drogës në sistemin e tij dhe ka nevojë për të që të funksionojë "normalisht". Nëse përdoruesi nuk e merr heroinën rregullisht, ai/ajo do të fillojë të përjetojë simptoma tërheqjeje.

Tërheqja nga heroina do të fillojë nga katër -gjashtë orë pas marrjes të parë, kur përdoruesi ndihet i irrituar, në ankth, nervoz pasi droga largohet nga trupi. Tërheqja fizike mund të zgjatë deri në 12 ditë, me intensitetin mesatar në ditën e 4rt, dhe pastaj duke u zhdukur në ditën e 9të. Meqenëse zakonisht jo kërcënuese për jetën, tërheqja nga heroina është një gjendje e dhimbshme dhe shumë stresuese, e cila e bën një sfidë për shumë përdorues të drogës që të largohen prej saj. Simptomat e zakonshme fizike të tërheqjes janë: zmadhim i bebeve të syrit, dhimbje të forta në muskuj, shpinë, këmbë dhe kyçe; përzierje dhe vjellje, ngushtim i stomakut, diarre, të dridhura dhe mornica, djersitje, rrjedhje hundësh, lotim sysh, gogësitje; nervozizëm ekstrem dhe pagjumësi Spazma muskulore në këmbë i bëjnë që të gjuajnë. Këmbët “gjuajtëse” është një simptomë shumë tipike nga tërheqja prej opiateve. Simptomat psikologjike përfshijnë ankthin, disforinë, depresionin, dëshira të papërballueshme për heroinë.

Brenda një jave, ndërsa shumica e simptomave qetësohen, pacienti zakonisht përjeton disa dobësi dhe dhimbje emocionale, të karakterizuara nga ndjenja e fajit dhe turpit. Luhatje të shpeshta të humorit, rritim, çrregullime të gjumit, djersitje natën janë tipike. Tërheqja mendore ose emocionale nga heroina zgjat pak javë. Vuajtja emocionale është shpesh shumë e madhe duke qenë shkaku më i zakonshëm i rikthimit.
Mjekimi.

Vartësia ndaj heroinës është sëmundje shumë e dëmshme, por e kurueshme. Vartësia fizike dhe mendore ndaj heroinës është kaq e fortë saqë asnjë person nuk mund ta thyejë ciklin e vartësisë ndaj heroinës vetë. Nevojitet ndihmë profesionale mjekësore, mjekim kompleks dhe i vazhdueshëm.

Ka disa Opsione Mjekimi Heroine, të cilat janë:

detoksifikimi opioid mjekësor dhe mjekimi i vartësisë psikologjike;
programet afatgjata Naltrexone
këshillimi, përfshirë 12 hapat e terapisë në grup;
terapia e zëvendësimit opiate

Klinika jonë nuk mbështet idenë e terapisë Metadone, pavarësisht se në shumicën e rasteve këmbimi banal i një prej vartësve opioid me një tjetër bëhet edhe më vartës. Sidoqoftë, në disa raste ne pranojmë përdorimin e terapisë Suboxone nën vëzhgim të lartë mjekësor si një mënyrë e efektshme për të tejkaluar vartësinë ndaj heroinës.

Pavarësisht metodave të tjera të mjekimit, ne jemi absolutisht të bindur se shërimi nga vartësia ndaj heroinës mund të arrihet vetëm me një mënyrë të sigurt dhe të efektshme duke përdorur programet komplekse të mjekimit ku detoksifikimi i drogës, mjekimi i vartësisë mendore, terapia afatgjatë Naltrexone dhe programet e këshillimit janë të përfshira në mënyrë të detyrueshme.

Sunday, May 25, 2014

Çfarë është varësia nga droga?

Çfarë është varësia nga droga?

Çfarë është varësia nga droga?


Varësia nga droga mund të jetë fizikeosepsikologjike.

Një person që varet nga droga fizikisht,zakonisht zhvillon një lloj tolerance ndaj saj. Kjo do të thotë që për të marrë efektin e duhur, përdoruesi duhet që të marrë shumë e më shumë drogë. Një person i varur nga droga fizikisht është mësuar që të funksionojë me drogë.
Një person që varet nga droga psikologjikisht, mendon se nuk mund të funksionojë siç duhet apo që të arrijë kënaqësi emocionale.

Kriza e tërheqjes
Në se një person që është i varur fizikisht apo psikologjikisht e ndërpret përdorimin e drogës, ai ose ajo mund të provojë simptomat e tërheqjes sepse trupi ri-regjistrohet që të funksionojë pa praninë e drogës. Simptomat e tërheqjes ndryshojnë sipas llojit të drogës dhe personit. Ka shumë lloje simptomash të tërheqjes si për shembull depresion, nervozizëm, ngërçe, të përziera, djersitje dhe probleme me gjumin.

Kurimi
Nuk ka një kurë të vetme për përdorimin e drogës. Ka shumë lloje trajtimesh por të gjitha ndryshojnë me njëra tjetrën për nga metodat dhe objektivat. Disa prej tyre kërkojnë që përdoruesi të mos marrë kurrë më drogë, kurse të tjera duan që përdoruesi të marrë drogë në nivele të shëndosha.
Disa kura kanë këshillime vetëm për vetëm kurse të tjera përdorin këshillime në grup. Disa kura përdorin agjentë kimikë si metadoni apo buprenofili si ndihmë për tërheqjen apo mbajtjen e niveleve të ulëta të përdorimit.

Monday, May 19, 2014

Thuaj Jo Droges

Informacion!

Thuaj Jo Droges


DROGAT
Droga njihet qysh nga kohët e lashta. Ka shkrime se popujt e lashtë të Amerikes Jugore acteket dhe inket qysh atëhereë dinin për drogat. Ato i perdornin ne ceremonite e tyre religjioze. Ato droga ishin si mjete per nxitjen e halucinacioneve qe ata i nderonin si dicka mbinjerezore. Me vone punetoret e plantazhave ne Brazil, Perua, Kolumbi etj. prerdornin fletet e bimeve Koka ( bime qe perdoret per perfitimin e kokaines) i pertypnin dhe kjo bente qe gjate punes te mos ndinin lodhje. Me kalimin e kohes u persos industria e perpunimit te bimeve dhe ajo kimike e per fat te keq u persos "industria e droges". Edhe pse me ligj eshte e ndaluar kultivimi i bimeve nga te cilat perfitohen llojet e drogave prapeseprape ekzistojne shume "fabrika" ilegale per perfitimin e drogave te rrezikshme.
Thuani jo!!!
Shume te rinjë mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, LSD, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.
Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne.
Me pare nënat kanë përdorur këtë droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.
Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.
Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak.
Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.
Prologu-Ekzistojne 4 grupe te njerezve

  • Qe kurre nuk e pranojne drogen,
  • qe e marrin vetem ne ndonje gazmend,
  • qe rregullisht e marrin (narkomanet),
  • Qe dita-dites e shtojne dozen.
Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.
DROGAT JANË TË NDRYSHME DHE NDIKOJNË NË MËNYRA TË NDRYSHME
Në vazhdim do t'ju njoftojmë në përgjithësi për drogën që përdoret në Finlandë
Kanabionoidet (marihuana, hashishi, vajihashishit)
Si duket:

  • Marihuana është nga një familje bimore
  • Është fletë e tharë, ka ngjyrë të kaftë të hapur si në të verdhë.
  • Ka evidencë që përdoruesit e rregullt te Mariuanes mund te bëhen fizikisht e e psikologjikisht të varur nga efektet e saj

Kategoria e drogës: Depresant i sitemit nervoe qendror halucionogjen, anti-emetik
Mënyra e përdorimit:

  • Pihet si cigare dhe me cigare, por mund të futet edhe në kek dhe të përdoret për ngrënie.
  • Është ndër drogat më të përhapura në mesin e të rinjëve.
  • Marihuana nuk shkakton varësinë fizike, por krijon veti psikologjike.

Efekti dhe rreziqet:

  • Rrit rrezikun e kancerit në mushkëri
  • Rrit rrezikun për bronkit
  • Ul fertilitetin te të dy gjinitë (në të dy sekset)
  • Ul presionin e gjakut rrit ritmin e zemrës, njerzit me shqetësime të zemrës mund të jenë në rrezik nga efektet e saj.
  • Krijon ndryshueshmëri te personat dhe i bën të varur.
  • Bën disa njerëz në ankth dhe shkakton halucinacione
  • Disa mund të ndihen të relaksuar, disa të qetë, disa flasin shumë
  • Disa humbasin memorin
  • Hallucinacionet mund të jenë të pranishme në raste të rralla.

Si duket marrësi?

  • Përfshijnë sy të përgjakur,
  • Oreks të madh dhe marrje mendsh.
  • Përdoruesit e saj mund të duken llafazan ose si të pirë nën influencën e saj.
  • Kanabisi i pirë ka erë të ëmbël.

Emra të tjerë:
kërp, bar, hash(ish), hashash, pot, dope
Opiatet (opiumi, morfiumi, heroina)
Kategoria e drogës:
Depresante të sistemit nervor qendroe
Si duket:
Një pudër me ngjyrë të bardhë ose e kaftë në të hapur
Mënyra e marrjes:
Pihet si duhan, thithet me hundë ose injektohet me shiringë.
Ndikimi:


  • Marrësi zhytet në një lloj letargjie
  • Ka ndjenjë vetëkënaqësie e lumturie.


  •  Efektet negative:
    • Kanë potencial për varësi fizike
  • Shkakton varësi psikike
  • Sistemi nervor qendror depresohet, frymëmarrja dhe ritmi i zemrës ulen
  • Të kolliturit inhibohet.
  • Shkakton vështërsi në frymëmarrje
  • Shkakton pneumonin, TBC
  • Humbin vetëdijen, nganjëherë kjo sjellë koma e në raste të rralla çon deri në vdekje
  • Sjellin një shëndet të dobët te individi (nga mos të ushqyerit)
  • Infeksionet e rrezikshme siç janë hepatitis dhe virusi njerzor HIV mund të transmetohen nga përdorimi i shiringave të papastër.
  • Kanë marrje mendsh e të vjella
  • Humbin oreksin
  • Humbje në peshë
  • Çon në vdekje

  • Si duket marrësi?
    • I dobët, ka vështrim të ashpër
    • I ngjan sjelljes së një narkomani.

    Amfetamina (Amphetamine)
    Emra te tjere.
    Speed, uppers, bennies, whiz, blues.
    Kategoria e drogës.
    Stimulant i Sistemit nervor qendror.
    Potenciali për adaptim. Varësia.
    Perdoruesit behen te varur psikologjikisht nga efektet e kesaj droge. Efekti toksik mund te ndodhe dhe ne doza reltivisht te ulëta. Si duket: Është pluhur ka ngjyrë të bardhë, verdhë ose rozë.
    Mënyra e marrjes:
    Zakonisht kaperdihet ne trajte tabletash ose si puder. Nganjëherë merret nepërmjet hundes ose perzihet me uje dhe injektohet.
    Efektet negative

    • Ne doza te vogla amfetamina rrit vigjilencen mendore dhe energjite fizike.
    • Frymëmarrja dhe ritmi i zemres rriten, pupilat zmadhohen, oreksi bie dhe tharja e gojes eshte shenje e zakonshme.
    • Largimin gradual te tyre e ndjekin depresioni dhe lodhja.
    • Marre ne doza te larta, amfetamina mund te sjelle Tremor (dridhje), djersitje, dhimbje koke, palpitacione dhe dhimbje ne gjoks.
    • Ne doza shume te medha mund te sjelle deluzione, konfuzion, halucinacione, delir, kolaps, sjellje agresive, konvulsione, koma dhe vdekje.
    • Perdorimi i rregullt i saj sjell demtime te muskulatures, humbje ne peshe dhe konstipacion.
    • Depresioni dhe vetevrasjet jane te shoqeruara me ndalimin e tyre ne menyre te pakontrolluar.
    • Perdorimi per nje kohe te gjate ul rezistencen e trupit ndaj infeksioneve dhe po ashtu mbart rrezik per demtime ne zemer dhe ne enet e gjakut, duke sjelle keshtu hemorragji dhe kolaps te zemres.

    Si duket marrësi:

    • Energjik, i gezuar dhe ka nje ndjenje per te folur papushim,
    • Levizja papushim, agjitimi dhe nje humbje aparente e interesit ndaj ushqimit jane simptoma tipike; personaliteti ndryshon, ka reagime psikotike dhe deluzione paranoide.
    • Perdoruesit e rregullt, mund te kene tipare te pazakonta ne lidhje me gjumin, duke ndenjur zgjuar për 2-3 nete pa pushim, e me vone flene dhe deri ne 48 ore.

    Ekstaza
    Emra te tjere.
    Ectasy, E, MDMA, XTC, e plot pseudonime te tjera nga vendi ne vend.
    Kategoria e droges.
    Stimulant i sistemit nervor qendror.
    Potenciali per adaptim.Varësia.
    Ashtu si dhe me amfetaminat e tjera perdorimi i rregullt i saj sjell rritjen e dozes per te pasur te njejtin efekt. Perdoruesit mund te behen te varur nga ana psikologjike nen efektet e kesaj droge dhe menyra e jeteses e shoqeruar me te.
    Si duket:
    Ka ngjyrë kafe ose tableta të bardha dhe rozë, e pastër në kapsula të kuqe, të zeza ose të verdha. Drogë e kategorisë A e quajtur droga e vallëzimit sepse përdoret në klubet e natës.
    Mënyra e pëdorimit.
    Nga goja si tablete apo kapsule.
    Efektet negative:

    • Ekstazia zakonisht përdoret ne klube, mbrëmje, bare e diskoteka për ti dhëne mundësi përdoruesit te vallëzoje nën ritmin e një muzike te shpejtë dhe per orë të tëra.
    • Kjo stimulon sistemin nervor qendror, ben te mundur qe perdoruesi te rrije zgjuar dhe te kete energji - e arritur kjo nga supresioni i ndjenjes se etjes, gjumit dhe lodhjes.
    • Mund te sjelle shtrengim te pavullnetshem te nofullave dhe ne muskuj te tjere.
    • Rrit ritmin e zemrës dhe presionin e gjakut.
    • Komplikacione te ndryshme mund te ndodhin; nga supresimi i ndjenjes se etjes - personi dehidrohet dhe atij mund ti bjere "pika" pasi trupi ka humbur nje sasi te patolerueshme lengjesh, kjo sjell demtime muskulare, insuficience renale, probleme me mekanizmat e mpiksjes se gjakut, konvulsione dhe ne fund vdekje.
    • Perdoruesi mund te kete te vjella, dhimbje koke, marrje mendesh.
    • Jane vene re dhe demtime te mëlçisë e hemorragji cerebrale.

    Efekte dhe rreziqet.
    Ne disa raste jane raportuar semundje psikiatrike, si skizofrenia apo depresioni, plus shqetesime me gjumin, probleme me dhembet dhe nje tip adiktimi ndaj çokollates.
    Si duket marrësi:
    Perdoruesi mund te kete humbje ne peshe, demtime dhembesh shtengimi i pavetedijeshem i tyre) dhe ankth.
    Kokaina
    Emra te tjere.
    Cocaine, Coke, crack, nose candy, snow.
    Kategoria e droges.
    Stimulant i sitemit nervor qendror e anastetik lokal.
    Varësia

    • E marrë rregullisht kokaina krijon varësi tek përdoruesit.
    • Këta mund te bëhen dependent nga ana psikologjike nën efektet e saj fizike e psikologjike, e mund te vihet re nje rritje e dozes per mbajtur te njejtat efekte, gjithashtu per te parandaluar nje ndjenje te lodhjes ekstreme e te depresionit qe mund te vije si pasoje e ndalimit te kesaj droge.

    Si duket:
    Është pluhur dhe ka ngjyrë të bardhë
    Mënyra e perdorimit.
    Pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione.
    Efektet dhe rreziqet

    • Kokaina është stimulant i sistemit nervor qendror.
    • Ne doza te moderuara antagonizon lodhjen dhe prodhon nje ndjenje te pergjithshme kenaqesie dhe eksitimi.
    • Oreksi reduktohet. Ne efektet fizike futen; rritje e ritmit te zemrës dhe presionit te gjakut, dilatatim i pupilave (zgjerim), tremor dhe djersitje profuze.
    • Dozat e larta mund te sjellin agjitim, ankth, paranoje dhe halucinacione
    • Paranoia mund te prodhoje nje sjellje agresive. - Doza shume te larta te kokaines mund te sjellin konvulsion dhe vdekje si pasoje e infarkteve kardiake apo kolaps te zemres.
    • Perdorimi i rregullt i kokaines mund te sjelle agjitim, pagjumesi, hypereksitim, marrje mendesh e humbje ne peshe.
    • Perdorimi i metejshem mund te sjelle psikoza dhe paranoje.
    • Thithja e përsëritur nëpërmjet hundes dëmton membranat e saj e me kalimin e kohës ka shkatërrim të septumit.

    Si duket marrësi:

    • Përdoruesi i kokaines ne dukje ngjan energjik.
    • Tregon fare pak interes në ushqim.
    • Përdorimi për një kohë të gjatëe përdoruesit i sjellë.
    • Shqetësime në ushqim dhe ne rutinën e gjumit.
    • Ndryshime ne sjellje, po ashtu edhe agresivitet.

    LSD (drogat psikodelikte- meskalini dhe psilocibini)
    Është droga më e çuditshme te disa njerëz, shkakton gjendje panike, ide mahnitëse (paranoide) depresion, madje edhe sjelljen e ngjajshme me atë të shizofrenisë.
    Emra të tjerë:
    Lysergide, Diethylamide, Lysegic acid, Acid, Haze, Microdots.
    Kategoria e drogës.
    Halucinogjen.
    Si duket:
    Është pluhur i bardhë
    Mënyra e marrjes.
    Nga goja, si tableta shume te vogla (te njohura si "Microdots" ), ose te absorbuara ne katrorë të vegjël letre, letër xhelatinoze, kuba sheqeri.
    Varësia:
    Drogat psikodelikte nuk shkaktojnë varësi fizike por krijojnë veti psiqike.
    Efektet dhe rreziqet:

    • Shkaktojnë halucinacione vizuele dhe auditive, përjetimet janë të parëndomta,interesante dhe të këndëshme.
    • Efekti i dozave te zakonshme te LSD-se zgjat per 4-12 ore, duke filluar gati pernjehere pas marrjes se saj.
    • Efektet fillestare perfshijne; nje ndjenje padurimi, marrje mendesh, ndjenje te ftohëti me te dridhura, dhe nje deshire te pakontrolluar per te qeshur.
    • Me pas vijne; distortimi i pamjes e ne disa raste perceptimi i zerit.
    • Mundet qe personi te provoje eksperienca mitike apo pseudo-religjioze.
    • Nese personi vuan nga nje ankth i "fjetur" ose depresioni mund te kete : humbje te kontrollit emocional, halucinacione te pakendeshme apo te tmerrshme, ndjesi te larte ankthi, deshperimi e paniku.
    • Vetevrasja mund te tentohet.

    Si duket marrësi:


    • Nje person nen influencen e LSD-se mund te sillet ne mënyrë të çuditshme, por rralle shihen shenja te dukshme te intoksikimit.
    • Disa here nje perdorues i droguar me LSD mund te duket i mbi-eksituar, ose paraqitet i terhequr ose konfuz. 
Edhe fëmijët në industrinë e drogës...!

Burimi Top-Channel!


Qindra fëmijë janë  kthyer në punëtorë të asaj që quhet industria e prodhimit dhe paketimit të marijuanës në Lazarat.

Cdo sezon mbi 300 fëmijë punësohen në këtë zonë të Shqipërisë, duke siguruar të ardhura të mëdha për familjet e tyre. Por vec fëmijëve të familjeve të zonës ka edhe fëmijë të tjerë që të shtyrë nga nevoja merren në punë nga kultivuesit e kësaj bime narkotike.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri Detlef Palm tha se asnjë shoqëri nuk mund të lejojë që fëmijët e tyre të kriminalizohen.

“Jemi shumë të shqetësuar për punën sezonale të fëmijëve për kultivimin e kanabisit .Ata mund të fitojnë para, por jetët e tyre janë të marra fund në këtë pikë. Asnjë shoqëri nuk mund të lejojë që fëmijët e tyre të kriminalizohen se ata jetojnë në rrugë dhe të bëjnë para në rrugë. Reforma e kujdesit shoqëror do të ndihmojë për ndryshimin e kësaj situate”, thotë Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF në Shqipëri.

Studimi kombëtar ka nxjerrë në pah se janë mbi 2500 fëmijë që shfrytëzohen në rrugë, mes tyre rreth 100 foshnje që  trafikohen, detyrohen të lypin në rrugë, punojnë në miniera, apo shesin sende të ndryshme në rrugë.

Gati në cdo rrugë qendrore të Tiranës ndeshesh me fëmijë që lypin, ndaj Ministri i Mirëqënies Sociale ka kërkuar të ndalet dhënia e lëmoshës.

“Një fëmijë në situatë rruge, gjeneron të ardhura për tutorin e vet, deri në 100 mijë lekë në ditë. Nëse mendoni se duke dhënë një lëmoshe jeni duke ndihmuar personin që shihni tek dritarja e makinës, gaboheni! Jeni duke ndihmuar personin që po e abuzon, po e përdor ose po e trafikon atë fëmijë. Ne e dimë fare mirë se kush e ka përgjegjësinë, por nuk do të refuzojmë të mbajmë përgjegjësitë tona, kompetencat tona për të ndërhyrë. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në Bashkinë e Tiranës dhe ne cdo bashki tjetër që refuzon kur vjen puna tek cështja e fëmijëve të rrugës, apo atyre që janë në situatë krize”, tha Ministri Veliaj.

Veliaj ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe prokurorisë për ndalimin e këtij fenomeni, dhe ka shtuar se po ngrihet një plan veprimi konkret për ndaljen e këtij fenomeni.  

Saturday, May 17, 2014

Drogat , Efektet , Kuriozitete dhe një mesazh që dihet nga të gjithë??!!


Euforia e momentit ështe një ndjenjë që na bën na bën ta provojmë sërisht, por kjo shume shpejte shnderrohet ne varesi. Dëmet që shkaktohen, si nga drogat e lehta ashtu dhe nga ato të rëndat, mund të jenë të mëdha .
Nga një sondazh I kryer në botë, rrezulton se ka fëmijë të moshës 10 deri 12-vjecarë, që lekët të cilat prindërit ja japin në formë “page javore”, I mbledhin dhe I përdorin për të blerë cigare hashashi dhe adoleshentët e moshëa 14 deri 18-vjecare, janë konsumatorët më të shumtë dhe më të rrezikuar të këtyre të fundit. Ky brez që në më të mirin e rasteve do t’I drejtohet një qëndre rehabilitimi, pas disa vitesh përdorimi të rregullt, do të kenë dëme të pariparueshme në tru dhe do të jenë në qëndër te nje te ardhmeje të kompromentuar . Në shoqërinë e mëparshme, ishin prindërit që ndiheshin si jetimë nga prindërit e tyre pë rropateshin në punë dhe nuk kishin kohë të merreshin me ta, ndërsa tani, janë prindërit që ndihen “jetimë” nga fëmijët e tyre.

Ta njohim që ta parandalojmë!
Cfarë është droga?
Droga është helm! Efekti që shkakton varet nga sasia e konsumuar: një sasi e vogël funksionon si stimulant, ndërsa një sasi e madhe shërben si helm dhe mund të shkaktojë edhe vdekjen e atij që e përdor. Cdo lloj droge ka këtë efekt, por në varësi të dozave që perdor. Disa droga të tjera kanë efekt të menjëhershëm në tru p.sh marihuana, heroina, amfetamina, kokaina ekztazi, etj.

Hashashi dhe Mariuhana
Përdorimi I mariuhanës dhe drogave të tjera që quhen “te lehta”, dëmtojnë përqendrimin, e kujtesën dhe risjellin në kujtesë të imazheve të ndryshme të regjistruara në të kohë më parë. Këto lloj drogash të heqin ndjenjën e trupit, I bëjnë të dobëtit të ndjehen të fortë dhe në më të shumtën e rasteve, ata, këto komplekse I shfaqin më tepër në lidhje me seksin. Një njeri që përdor drogat pëson një ndryshim rrënjësor dhe e humbet ambicjen për të hecur përpara.
Adoleshenti e humbet ambicien (dhe ky është vetëm fillimi) dhe e përqëndron vëmendjen në ndjenjën e mirëqënies që I fal droga . Atij I shuhet cdo interes për sportin, leximin, shkollën dhe për ato gjëra, që deri pak kohë më pare ishin parësore ne jeten e tij. Një nga efektet më të dukshme të hashashit është edhe lodhja e menjëhershme. Tani mund të themi pa dyshim, se përdorimi I këtyre drogave mund të sjellë bllokim të kujtesës, lodhje dhe shpërqëndrim të vazhdueshëm. Mbi të gjitha qëndron ndryshimi I personalitetit .

Amfetamina
Subjekti që tërhiqet nga anfetamina është I tërhequr nga ndjesia e mirë që të sjell dhe siguria ne vetvete. Ata që e përdorin, kanë shpesh djerësitje të lëkures, dridhje duarsh dhe përsëritin te njëjtat veprime apo fjalë. Rruga më e pëlqyeshme për ta marrë është ajo intravenoze edhe pse mund të përdoret edhe nga goja me tableta, me hundë ose me të tymosur, ndryshe nga heroina që duke u marrë me rrugë intavenoze sjell edhe varësi të menjëhershme dhe nga kokaina që sjell varësi nga shiringat dhe tymosja. Përdorimi I shpeshtë në një farë mënyre, më shumë shton efektet anësore sesa ato që të bëjnë të ndjehesh mirë.
Efektet
Personi që përdor anfetaminën humbet oreksin, duke shfaqur edhe shenja anoreksie. Ai nuk ka gjumë dhe mund të qëndrojë I zgjuar për ditë të tëra, duke kaluar në gjëndje ankthesh të forta.. Ky person arrin deri aty sa bëhet paranojak dhe dëgjon zera në kokë dhe kur është qetësi. Me anfetaminën ndodh një helmim I menjëhershëm sic quhet në gjuhën mjekësore, karakterizohet nga nje insuficencë kardio-qarkulluese, që shkakton vdekjen e menjëhershme.

Kokaina
Edhe kokaina është një drogë ngacmuese, ashtu si anfetamina. Kësaj droge I njihen edhe disa efekte afrodiziakem ndjenja të bukurisë dhe forcës dhe e bën njeriun që e përdor të ndjehet në qëndër të vëmëndjes. Në të vërtetë, ajo ka efekte anësore shkatërruese si: humbje të arsyes, shkatërrimi I qelizave të trurit, të sjell mani dhe fiksime, që të shpien ta humbasësh ndjenjën e realitetit dhe gjithashtu shkakton simptoma të paranoizmit. Kokaina merret në rrugë intravenoze, me thithje nga hunda ose duke u tymosur. Efekti I saj zgjat pak dhe një përdorues I rregullt detyrohet ta marrë vazhdimisht .

Metadoni 
Metadoni është një përzjerje sintetike dhe një drogë si moorfina apo heroina. Ai të con menjëherë në varësi dhe në probleme shumë serioze shëndetsore. Metadoni të shpie në të shpie në depresion dhe ka nje lloj frenimi psikik për ata që studiojnë ose punojnë. Një përdorim I zgjatur I tij, sjell dëme në mëlci dhe në veshka, por kjo nuk mbaron me kaq, pasi të tjera dëmtime ndjekin nga pas. Një mbidozë metadoni sjell si pasojë vdekjen.

Kanabis
Cfarë është?
Kanabis ose marihuana është një bimë, e cila e ka prejardhjen nga Azia Qëndrore, por tashmë kultivohet në gjithë planetin. Variatetet e saj janë të shumta, ndersa devariatetet e saj jane vaji (qëvjen si pasojë e distilimit të gjethes) dhe hashashi.
Efekti
Kanabis sjell te aktivitetit krijues. Gjithashtu, ai sjell edhe oreks dhe ngacmim te gjëndrave të pështymës, duke rritur prodhimin. Efekti I është I menjëhershëm, sepse pas 30 min je në kulmin e saj dhe pas nje ore fillon të zbehet gjithcka.
Kuriozitet
Shumë shpejt, në vende të ndryshme të botës, marihuana do të penalizohet, si për ata që e shesin ashtu edhe për ata që e konsumojnë dhe kjo duke mos u marre parasysh nëse është drogë e lehtë apo e rëndë. Tabela e drogave që përmendëm më lart në ilace dhe droga.

Bota e Halucinogjenëve 
Që në kohët e lashta, halucinogjenët janë përdorur nga shamanët, për të hyrë në kontakt me shpirtrat, ndërsa në perëndim janë prezantuar pas viteve ’60.
LSD: është një element sintetik, që prodhohet në pilula me përmasa të ndryshme. Këto krijojnë një tolerance të madhe, duke bërë që mbas përdorimit të një pilule me madhësi të vogël, për disa herë rresht, mos t’ia ndihesh më efektin .
PEYOTL: është një kaktus, I cili prodhohet në Amerikën Qëndrore. Ai përdoret në formë gjethesh te njoma dhe të thata.
NALOXON: është e vetmja që mund t’I shpëtojë jetën, kujt I ka shkuar deri në fund me një mbidozë.

Një fjale e re për drogat
Speed-Ball: quhet koktejli vdekjeprurës I kokainës me heroinën. Ai prodhon një efekt me intensitet të madh që duron shumë pak.

Sunday, May 11, 2014

Drogat e rënda, që dikur ishin të ligjshme

Drogat e rënda, që dikur ishin të ligjshme

A duhet të liberalizohet përdorimi i drograve është një debat i hapur prej vitesh por situata nuk ka qenë kështu gjithnjë. Dikur, shumë substanca narkotike që sot janë të ndaluara me ligj përdoreshin lirshëm.
Kokaina madje gjendej edhe në pijen e famshme Coca-Cola ndërsa disa substanca të tjera përdoreshin si ilaçe.

Opiumi
Opiumi qysh prej lashtësisë është në shërbim të mjekëve dhe shëruesve popullorë, ndërsa fitohet me tharjen e lëngut qumështor të kokëzave të papjekura të makut. Në shekullin 19 mjekët e kanë përshkruar si ilaç për kollitje, ndërsa ka qenë e mundshme të blihet edhe nëpër dyqane.

Opiumi më së shpeshti u është dhënë femrave që kanë vuajtur nga dhimbjet e forta menstruale dhe foshnjave të cilave u kanë dalë dhëmbët e parë. Në fillim të shekullit 20 opiumi është ndalur në shumicën e vendeve. Nga opiumi sot fitohet morfina dhe kodeina.

Metamfetamina
Metamfetamina është drogë sintetike të cilën e ka bërë një kimist japonez qysh në vitin e largët 1893. Në SHBA është përdorur për shërimin e alkoolizmit, depresionit, madje edhe alergjisë. Pasi që është zbuluar që metamfetamina shkatërron trupin në kuptimin e plotë të fjalës, kjo drogë është ndaluar. Efektet e kësaj droge janë më të rënda se sa tek kokaina dhe drogat tjera, ndonjëherë përfshin edhe depresionin akut, episodet psikotike dhe dëmtimin e trurit.

Kokaina
Kokaina fitohet nga gjethi i bimës koka e cila përtypet në Amerikën Jugore qysh tre mijë vitet e fundit. Në vitet e hershme të shekullit 20 shumë persona të njohur kanë qenë përdorues dhe shijues të kokainës, në mes së cilëve kanë qenë Sigmund Freud, Sir Arthur Conan Doyle, Jules Verne, Winston Churchill, mbretëreshaVictoria, e madje edhe Papa.

Mjekët ua kanë përshkruar kokainën njerëzve të cilët kanë vuajtur nga depresioni dhe atyre që janë rehabilituar nga varësia ndaj morfinës. Në SHBA, kokaina ishte pranuar si analgjetik dhe si ilaç për kollitje, dhe ka qenë një nga përbërësit e parë të formave të para të Coca-Colas. Kokaina është bërë e paligjshme kur njerëzit e kuptuan që krijon varësi të jashtëzakonshme psikike.

LSD
Lysergic acid diethylamide ose LSD ose trip, është drogë gjysmësintetike e fituar nga myku i cili krijohet në bimën e thekrës. Drogën krejtësisht rastësisht e ka zbuluar një shkencëtar zviceran në vitin 1943 pasi që ka absorbuar LSD-në përmes lëkurës.

Ushtria amerikane dhe CIA e kanë përdorur LSD-në si “serum të së vërtetës”. Ndërsa u është dhënë të gjithëve, duke filluar nga agjentët qeveritarë e deri tek prostitutat në rrugë. Në mjekësi është përdorur në psikiatri për shërimin e çrregullimeve të rënda psikike. Nuk është evidentuar ndonjëherë që LSD krijon ndonjë varësi, por është ndalur sepse ndryshon vetëdijen tek konsumuesit.

Ecstasy
Ecstasy ose MDMA është drogë gjysmësintetike psikoaktive e cila popullaritetin e vet e ka fituar nëpër klubet e natës nëpër botë. E ka prodhuar kompania farmaceutike gjermane Merck në vitin 1912.

Përdorimin mjekësor e ka përjetuar vetëm në gjysmën e viteve të 70-ta kur një psikiatër amerikan ka filluar ta përdorë në pacientet e vet si ndihmë gjatë relaksimit dhe hapjes së ndjenjave të tyre. Por për shkak të efektit të paparashikueshëm në pacientët ecstasy është ndalur së përdoruri në mjekësi. Ndalimin global e ka fituar pas abuzimit me të nëpër klube të natës dhe party.

Heroina
Heroina është drogë e rëndë e cila prodhohet nga morfina, ndërsa është sintetizuar në vitin 1874 si alternativë e morfinës e cila nuk krijon varësi. Heroinë në fakt është emri i ilaçit të cilin e ka krijuar gjiganti gjerman farmaceutik Bayer. Është përdorur si ilaç kundër kollit dhe si drogë zëvendësuese për ata që kanë qenë të varur nga morfina, si metadoni për të varurit e sotëm.

Oh, sa shumë kanë gabuar. Është dëshmuar që heroina krijon varësi shumë më të madhe psikike dhe fizike sesa morfina. Kur amerikanët e kuptuan që në vend se të shërojë kollin krijon varësi të fortë, heroina është ndaluar tërësisht në vitin 1924. http://www.albeu.com/teknologji/drogat-e-renda-qe-dikur-ishin-te-ligjshme/62846/