Jo Droges Blog

Saturday, April 9, 2011

Narkomania:- Përdorimi,Pasojat Parandalimi!





DEFINICIONI

Me narkomani kuptojmë dëshirën jonormale dhe të zgjatur që manifestohet nga disa individ për lend ( substanca ) toksike ose drogë , të cilat i kanë njohur aksidentalisht ose të cilat i përdorin vullnetarisht duke kërkuar prej tyre efekte : qetësuese , euforizante ose dinamike dëshirë kjo që bëhet shumë shpejt një zakon tiranik dhe që ushtron në formë të padiskutueshme në rritjen e progreseve të dozave.

VARËSIA NGA DROGAT

1.DEFINICIONI


Droga është një substance toksike e cila mund të ndryshoj gjendjen e vetëdijes.


HISTORIKU


Përdorimi më i vjetër mendohet të ketë filluar në Mesopotami mija vjetë para epokës sonë, ndërsa në Greqinë antike përdorej lëngu i opiumit.Rreth vitit 1000 të epokës sonë opiumi përdorej gjithashtu në Kinë dhe Orient.Në Evropë droga fillon të përdoret në shekullin XIX.Evropa e shekullit XIX dispononte mjaft të dhëna për drogat , në veçanti për Opiumin dhe Kanabisin , që përdoreshin në mjediset intelektuale dhe aristokrate.Në periudhën midis viteve 1950 – 1960 droga vërshon botën bashkëkohore si krizë depressive e rinisë , janë vitet e një lëvizje antikulturore.

2.LLOJET E DROGAVE DHE KARAKTERISTIKAT


Marihuana – është një përzierje në ngjyrë të gjelbër apo të hirtë e luleve dhe gjetheve të copëzuara e të thara të bimës Kanabis Sativa.
Hashashi – prodhohet nga ekstrakti i rrëshirës së Kanabisit.
Kokaina – është një pluhur i bardhë që del nga gjethet e bimës “ Coca “ të Amerikës Jugore.
Heroina – është nënprodukt i morfinës , një substance me origjinë natyrale e nxjerrë nga boçja e bimës së Opiumit.Përgjithësisht shitet në formë pluhuri me ngjyrë të bardhë ose ngjyrë kafeje ose si një substance e zezë e ngjitshme.
Amfetaminat – janë lëndë sintetike.
Halucinogjenët – njihen mbi 600 mijë lloje të bimëve halucinatore në botë.Afërsisht 60 prej tyre përdoren dhe janë përzgjedhur nga njeriu për nga përparësitë halucinatore që kanë.
Solvantet – kuptojmë tretësit , ngjitësit , llaqet , eterin , trikloretilenin , benzenin etj.
Opiumi – është një lëndë narkotike në formë të lëngut qumështor që nxirret nga prerja e kapsollës së një bime ende të papjekur të quajtur Papever Somniferum.Fjala Opium rrjedh nga greqishtja që do të thotë Lëngë.

3.MËNYRAT E MARRJES SË DROGAVE


Drogat merren në mënyra të ndryshme dhe varet nga lloji i drogës si dhe ndikimi i saj.
P.sh. drogat e forta dhe me ndikim të shpejtë siç janë Heroina , Kokaina merren përmes të thithurit nga hunda si dhe me injektim në venë , kurse drogat e tjera si Marihuana Hashashi , Opiumi merren me anë të thithjes së tyre në formë cigareje ose në formë çaji apo gjethet e përtypura .Drogat sintetike siç quhen drogat e përpunuara kimikisht përdoren më shumë në formë tabletash dhe këto kryesisht përdoren në mjekësi për qëllime terapeutike.


4.EFEKTET E DËMSHME NË ORGANIZËM


Varësisht nga lloji dhe nga mënyra e përdorimit apo kanë efekte shumë të dëmshme në organizëm duke filluar nga humbja e të perceptuarit , lodhje e organizmit , humbje e oreksit , rënie në peshë , dhimbje të shpeshta koke , sëmundje të organeve të frymëmarrjes , rënie e koncentrimit , sëmundje të lukthit , vjellje , zbehje , sëmundje të gjakut , mundësi e rritur për kancer , numër i zvogëluar i spermatozoidëve te meshkujt , kurse tek femrat rrezik i shtuar për shterpësi dhe zbehje e kënaqësisë seksuale , çrregullime të ritmit të zemrës , pagjumësi , halucinacione , ethe dhe të dridhura të shpeshta , temperatura të ulta trupore , varësi psiqike etj.


KOMPLIKIMET


Komplikimet tek personat që marrin drogë janë të shumta .Ndër komplikimet më të mëdha janë Mbidozimi , Koma ( pastaj Vdekja ) , Hepatiti B dhe C , Karies Dentar , SIDA ( si pasojë e shkëmbimit të shiringave etj.) si dhe sëmundje tjera gjaku.


5.MJEKIMI – TRAJTIMI


Puna më e madhe që duhet bërë me këtë rast është parandalimi i kësaj dukurie të keqe në shoqëri.Kjo mund të bëhet me ndihmën e gjithë atyre që kanë mundësi të ndikojnë në forma të ndryshme në ngjitjen e vetëdijës tek të rinjtë duke filluar që nga familja , rrethi ku ata jetojnë , shkolla , shoqëria etj.Kjo duhet të bëhet perms shpërndarjes së informacioneve të ndryshme , njohjes së rrezikut nga këto substanca , rrezikut nga sëmundje të ndryshme të tjera siç është HIV / AIDS etj.Rastet e rënda ose të mbidozuara trajtohen në spital duke përdorur medikamente të cilat stabilizojnë në një masë të sëmurin.Mirëpo duhet pasur kujdes në mos rikthimin e sërishëm të marrjes së drogave tek ata të cilët mjekohen njëherë.

3 comments:

  1. Fajnie to wszystko zostało tu opisane.

    ReplyDelete
  2. Thank You and that i have a super provide: How Many Home Renovation Shows Are There small home renovations

    ReplyDelete
  3. Më diagnostikuan me rezervë të dobët ovariane dhe me një prognozë shumë të keqe për të pasur një fëmijë me vezët e mia. Madje më dhanë mundësinë të merrja në konsideratë vezët e donatorëve. Kjo ndodhi rreth korrikut 2022. U ndjeva absolutisht e shkatërruar nga lajmi dhe organizova një fertilizim in vitro për nëntor 2024, por edhe ky proces dështoi. Duke qenë se nuk kisha asgjë për të humbur, kontaktova Dr. Agbazara-n që takova në internet dhe ai më dërgoi produktin e tij bimor. Besojeni ose jo... brenda pak javësh pas ndihmës së tij, jam shtatzënë. Kontaktojeni sot për çdo lloj problemi dhe jini të lumtura si unë nëpërmjet 📧email-it në: ( agbazara@gmail.com )

    ReplyDelete