Thursday, December 16, 2010
Droga, historia e varësisë 12-vjeçare të Klodit nga Tirana
Përdoruesit e drogës ne vendin tone, mbeten ne shifra tepër te larta dhe shqetësuese. Statistikat me te fundit raportojnë rreth 40 mije përdorues, nga te cilët 8000 mije kane nevojë për trajtim . "Behet fjale nga 30 deri ne 40 mije përdorues qe janë te gjitha llojet e drogave. Flasim për 8 mije përdorues qe janë përdorues qe duan terapi, persona qe mund te injektojnë ose qe përdorin heroine, dhe kjo mbahet si një nga format me te renda te drogës. Ne Tirane behet fjale për 130 klientë qe marrin terapi përditë, po këtu mund te shtojmë 55 ne Durrës, pese ne Elbasan dhe Vlora e Korça edhe 100 te tjerë", tha Genci Mucollari i "Aksion plus". Klodiani ka qene një përdorues droge qe prej 12 vitesh. Tashme ai trajtohet pranë qendrës "Aksion plus", me metadon. Është nga Tirana dhe ka qene vetëm 17 vjeç kur ka nisur drogën. Pse e filloi, ku e blinte dhe ku i gjente paratë, për ta blerë atë. Ja se çfare tregon ai: "e kam filluar me shiringe, ngaqë me thoshin qe te bën me mire nga te gjitha llojet e tjera, nga cigarja, nga hunda. Drogën e blija. Ne fillim ma kane dhënë të tjerët, pastaj normal, e kam blere. Si fillim me ka shkuar pese mije leke, pastaj me kalimin e kohës erdhi duke u rritur. Tani ka shkuar 15 mije, 20 mije, 30 mije. Leket, mbledh hekura, i merrja te shtëpisë. Shenjat e problemeve kane filluar pas një jave, dy jave e gjysmë, aty ka nisur pagjumësia, dhimbje kockash, streset. Kam përfunduar dhe ne spital, kam kaluar overdozë. Apeli im është qe te heqin dore para kohe, para se te jete vone. Se te jete vone pastaj do bëhen shume pishman, do arrijnë të kuptojnë se çfarë flas unë pastaj. Unë nuk do t’i kthehem më", rrëfen Klodi. Kjo ishte historia e 30-vjeçarit, nga qyteti i Tiranës, i cili mund t’i mbijetonte të keqes së drogës, dhe t’i kthehej sërish normalitetit.
Ylli: Trafikantë droge në shkolla, edhe të moshuarit e përdorin
Te rinjte e Tiranes, si dhe te qyteteve me te medha ne vend, konsiderohen si grupet me te medha te perdorimit te droges. Alban Ylli, drejtori i Shendetit Publik, thote per Alsat se rreth 6-7% e te rinjeve, perdorin droge duke filluar nga me te lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, me injeksione. Por pervec te rinjve, ne grupet e riskut futen dhe ata qe kane semundje, seksualisht te transmetueshme si HIV/AIDS. "7-9 per qind e te rinjve te shkollave te mesme jane ekspozuar ndaj drogave ne mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u eshte ofruar perdorimi i nje droge prane mjedisit te shkolles, cka do te thote qe trafikantet e droges, funksionojne tashme kudo, edhe prane shkollave", tha Ylli. Persa i perket grupmoshave, ato jane nga me te ndryshme, duke perfshire ketu dhe moshat e mesme, por nderkohe nuk mund te perjashtohen edhe te moshuarit, thote drejtori i ISHP-se. "Kemi edhe mosha te tjera, edhe 40 vjecaret. Nuk kemi te dhena mbi personat te moshuar, por nuk perjashtohen. Megjithate bazuar ne sistemet e informacionit qe disponojme per momentin mund te themi qe nuk jane ato grupet me risk me te larte", tha Ylli. Per here te pare, vendi yne sipas Alban Yllit, pritet te kete nje strategji kombetare , e cila, do te raportoje shifra te sakta zyrtare, grupet e riskut si dhe moshat e perdoruesve.
Ç’janë në të vërtet drogat? Cilat janë rrugët e marrjes së drogave? Cilat janë komplikimet? Si bëhet diagnostikimi tek konsumuesit e drogës? Parandalimi.
Përdorimi më i vjetër i drogës mendohet të jetë rreth 5000 vjet para epokës sonë. Sumerët popullatë e vjetër që atë kohë jetonin në Mesopotami rreth gjirit Persik përdornin opiumin për të arritur efektin “hul” që do të thotë kënaqësi, ndërsa në Greqinë antike përdorej lëngu i opiumit. Rreth vitit 1000 të epokës sonë opiumi përdorej gjithashtu në Kinë dhe Orient.
Ç’janë në të vërtet drogat?
Me droga kuptojmë kryesisht ato lëndë që me sasi të disa miligramëve çrregullojnë dhe destabilizojnë funksionet mendore, zvogëlojnë vigjilencën, çojnë në rritjen progresive të dozave dhe japin varësi pas një përdorimi disa ditësh ose javësh. Drogat që japin varësi quhen droga toxikomanogjene.
Cilat janë rrugët e marrjes së drogave?
Drogat merren me rrugë të ndryshme, si:
* me inhalim (thithje me anë të frymëmarrjes) (lëndë avulluese, eteri)
* me tymosje (duhani,hashashi, opiumi)
* me nuhatje (heroina, kokaina)
* duke i pirë (alkooli etj)
* të përziera :
1. me letër thithse (acide)
2. në formë kulaqi (hashash)
3. në formë tabletare (amfetaminat, barbiturikët, ekstazi etj)
* me rrugë rektale (supozitorët e ndryshëm opioid)
* me injeksione:
1. nënlëkurore (kokainë)
2. intravenoze (heroinë, kokainë, morfinë, amfetamina, barbiturikë)
Cila prej rrugëve të marrjes së drogave është më e kërkuara nga toksikomanët?
Rruga intravenoze është më e kërkuara sepse jep efektin shtesë “flashin”. Produkti në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun jep një gjendje kënaqësie, dëshire me karaker shpërthyes ose me orgazëm që zgjat disa sekonda, duke vazhduar pastaj me përshtypjen se toksikomani ndodhet në një botë pa brenga. Nga ana e libidos është e pranishme një kënaqësi autoerotike jashtëzakonisht primitive.
OPIOIDET
Me opioide kuptojmë opiumin dhe derivatet e tij. Opioidet klasifikohen në opioide natyrore dhe derivate sintetike.
Opoidet natyrore: Opium, Teintyra e opiumit, Morfinë, Kodeinë.
Derivatet sintetike:
* a. Morfina me derivatet e të njëjtës familje: Morfinë, Heroinë, Hidromorfonë, Oksimorfonë.
* b. Meperidina me derivatet e të njëjtës familje: Petidinë, Fentanyl, Loperamidi.
* c. Metadona dhe derivatet e të njëjtës familje: Metadonë, LAAM (L – acetilmetadol), Dekstropropoksifeni.
* d. Derivatet e tjera: Nalokson, Naltrekson, Pentazocinë, Buprenorfinë.
Helmimi akut dhe ai kronik. Helmimi akut - vjen pas marrjes së drogës dhe manifestohet me simptoma të euforisë dhe deficit neuropsikologjik. Klinikisht paraqitet me shenjat: ankth, frikë, deprimim, cianozë, frymëmarrje të thellë të ngadalësuar dhe të vështirërsuar. Çrregullim të vetëdijës, puls të çrregullt dhe të dobët, miozë. Nëse doza është më e lartë paraqiten konvulsionet dhe gjendja komatoze.
Helmimi kronik refelektohet me alterimet profonde të trurit si pasojë e ekspozimit të përsëritur nga droga, duke shkaktuar zvjerdhjen (sindromën e zvjerdhjes), eufori dhe dëmtime trupore e mendore.
Ç'është zvjerdhja ( sindroma e zvjerdhjes ose mangësisë)? Kjo sindromë karakterizohet me simptoma të detresit psikologjik dhe me shenja trupore që shkaktohen nga braktisja e dozës së zakonshme të një droge. Simptomat varën nga lloji i drogës që është përdorur. Këto simptoma mund të jenë:
1. të lehta dhe pak të shprehura klinikisht (kokainë, kanabis), ose
2. mjaft të shprehura (opioide), dhe
3. nganjëherë të rrezikshme edhe për jetën (barbiturikë, alkool)
Opiumi
Opiumi është një lëndë narkotike në formë të lëngut qumështor që nxirret nga prerja e kapsolës së një bime ende të papjekur të quajtur papaver somniferum. Njihet si qetësues i dhembjeve dhe mbi të gjitha, si qetësues i anksiozave akute dhe agjitacioneve anksioze.
Opiumi konsumohet në shumë mënyra. Më karakteristike është forma e tymosjes në llulla speciale. Janë të njohura dehja euforike dhe efekti stimulues që jep opiumi.
Morfina
Morfina është alkaloidi më i rëndësishëm i opiumit. Ka efekte analgjezike dhe është përdorur shumë në mjekësi. Deprimon funksionin e frymëmarrjes duke dhënë nauze dhe të vjella. Efekti i saj zgjat përafërsisht 6 orë.
Kodeina
Kodeina është eter metilik i morfinës. Eshtë më pak helmuse se morfina. Efekti i saj antalgjik është për 6-10 fish më i dobët se i morfinës. Në terapeutikë kodeina përdoret për të qetësuar kollën dhe dhembjen e dhëmbëve.
HEROINA
Heroina është një derivat gjysmësintetik i morfinës. Është më helmuese se morfina (5 fish) duke dhënë varësi të shpejtë. Një injeksion me heroinë jep efekt për tre orë dhe si pasojë shumë shpejt hyhet në ciklin kënaqësi / mungesë me një varësi të ndjeshme fizike dhe psikike.
Heroina gjendet në dy forma:
1. 1. Heroina e bardhë (kali), që asnjëhere nuk shitet e pastër, por e përzier me laktozë, aspirinë, bikarbonate, manitol etj.;
2. 2. Brown sugar, një varietet i ardhur nga Azia, që përmban 30% heroinë të shoqëruar me kafeinë.
Heroina është droga më e përdorur nga toksikomanët. Është shumë e shtrenjtë. Për të gjetur dozën e vetë, toksikomanët shumë shpejt futen në aktet delikuente (vjedhje, prostitucion, trafik…).
Cilat janë rrugët e marrjes së heroinës? Heroina merret më së shumti me rrugë intravenoze (shoot) që është më e përdorura, dhe duke e thithur me anë të frymëmarrjes me hundë (snif).
Efektet e heroinës. Injektimi intravenoz i heroinës jep efektin flash: një reaksion shpërthyes me instalim të shpejtë të ndjenjes së kënaqësisë, nxehtësisë dhe euforisë, që shoqërohet me ndryshime fiziologjike: ngrohje të lëkurës, kruarje, bradikardi, hypotension, hyperglicemi, miozë, somnolencë, pastaj fillon të instalohet faza e mirëqenies me ngadalësim psiko–motor, nga ky çast fillon largimi nga realiteti, që nga toksikomanët quhet “planet”.
Varësia nga heroina. Varësia nga heroina bëhet shumë shpejt, nganjëhere që me injeksionet e para, nganjëhere pas disa javësh. Në fillim helmimi përshkruhet si “muaji i mjaltit” ku dominon dëshira intelektule dhe fizike. Kjo dëshirë ndiqet nga një shpërthim i imagjinatës dhe fantazisë. Mirëpo pas një kohe këto efekte pushojnë, injeksioni nuk bëhet më për t’u përjetuar por nga se nuk mund të ndërpritet kjo gjendje. Për të mos e ndier mungesën e drogës injektimet shpeshtohen, dozat rriten. Fillojnë çrregullimet psikike, fizike, emocionale e sociale.
Ç'është gjendja e abstinencës (mangësisë) nga heroina? Mangësia, tabloja me e lartë e varësise psikike dhe fizike, vjen përafërsisht pas 6 deri 8 orësh pas ndaljes së intoksikimt, klinikisht shprehet me:
* * Gjendje shqetësimi, ankth me rinorrhe, midriazë, ethe, dridhje, gogësimë dhe djersitje të mëdha;
* * Dhembje të barkut dhe të anësive, të shoqëruar nganjëherë me diarre dhe të vjella. Mund të këtë gjendje konfuze, ndërsa çrregullimet e gjumit janë konstante.
* * Ndjenjë të të ftohtit në mbrendësi të ashtit dhe dhembje të artikulacioneve.
Simptomat janë më të theksuara 3-4 ditët e para dhe lehtësohen nga dita e 8-të ose e 10-të. Heroina dhe opioidet e tjera shkaktojnë varësi psikike dhe fizike.
Ç'është mbidozimi (overdoza)? Mbidozimi është është ajo gjendje e cila vie si pasojë e neglizhencës së përqendrimit të tepruar të heroinës nga toksikomani, ose gjatë periudhës së abstinencës, ose për të arritur flashin që nuk ndjehet më me dozatë e zakonshme.
Ç’është koma opioide? Koma nga opioidet është ajo gjendje që shkaktohet nga mbidozimi, dhe karakterizohet me; ngushtim të bebzave të syrit, depresion respirator. Paraqet rrezik edema pulmonare akute dhe kolapsi kardio–vaskular.
Individët në komë duhet transferuar në qendra të rianimacionit për të luftuar depresionin respirator dhe për të parandaluar kolapsin kardio–vaskular. Më këtë rast jepet naloksoni (Narcan), një antagonist i opiatëve, që përdoret kundër depresionit respirator.
Cilat janë komplikimet trupore të helmimit me heroinë (opioide)?
* * Helmimi akut: mbidozim, komë -> vdekje
* * Zvjerdhja: ankth, djersitje, dridhje, nauze dhe të vjella, gogësime, zgjerim i bebëzës së syrit, krampe, asteni.
* * Helmimi kronik: pneumopati bakteriale, endokardite, hepatite (B, C, etj), septicemitë, tetanos, flebitët, embolitë, SIDA, karies dentar (shumica e toksikomanëve nuk kanë dhëmbë në moshën 30 vjeçe), konstipacion, rënie në masë (peshë) etj.
Si bëhet diagnostikimi tek konsumuesit e drogës? Diagnostikimi i konsumuesve të drogës bëhet me anë të diagnostikimit klinik dhe biologjik.
Diagnostikimi klinik bazohet:
* • në deklarimin e vet pacientit për varësinë,
* • në një anamnezë të kujdesshme e cila shpie drejt zbulimit të toksikomanive.
* • në disa shenja klinike, si: shenjat e gjilpërave dhe trombozat e venave, sidomos, të parakrahut; shenjat e absceseve; fshehja e parakrahëve duke përdorur mëngë të gjata edhe në një periudhë vere të nxehtë.
Ndërsa tek pacientët që marrin drogën duke e thithur me anë të frymëmarrjes duhet t’u kushtohet një kujdes organeve të sipërme të frymëmarrjes. Ata janë pothujse gjithmonë me flamë dhe kanë frymëmarrje të vështirësuar.
Diagnostikimi biologjik:
Diagnostikimi biologjik bëhet çdo herë kur është e mundshme të konfirmohet diagnoza. Shumica e barnave që abuzohen mund të zbulohen në urinë, me përjashtim të kanabisit dhe LSD. Mostrat e urinës duhen ekzaminuar në intervalin midis dozës së barit të marrë së fundi dhe mbledhjes së mostrës së urinës.
Metadona
Si të gjitha opioidet e tjera dhe metadona ka efekte analgjezike dhe antitusive (kundër kollit). Edhe kjo ushtron varësi farmakologjike. Është pak euforizant. Për shkak se qëndron gjatë në organizëm (gjysmëjeta 24 orë) përdoret edhe për trajtimin zëvendësues tek heroinomanët.
LAAM – ORLAAM[color]
LAAM (levo- alfa-acetil-metadol) është një derivat i metadonës. Edhe ky si metadona, përdoret për trajtimin zëvendësues tek heroinomanët.
Buprenorfina - Subutex
Buprenorfina është një derivat gjysmësintetik i tebainës. Është agonist–antagonist i receptorëve opioidë me një kohëzgjatje veprimi në organizëm prej 24 orësh. Përdoret si trajtim zëvendësues në varësitë e mëdha nga opioidet tek adultët.
Naloksoni – Narcan
Është një antagonist specifik i opioideve që bllokon të gjithë receptorët opioidë. Është antidot i opioideve dhe efikas në depresionin respirator të shkaktuar nga opioidet.
Naltreksoni – nalorex
Naltreksoni është një derivat i N-metil–ciklopropilit, bënë pjesë në familjen e naloksonit. Ai është një antagonist i opioideve me një veprim të zgjatur dhe përdoret në trajtimin përfundimtar tek toksikomanët e motivuar.
PSIKOSTIMULUESIT E MËDHENJ
Në grupin psikostimuluesve të mëdhenj bëjnë pjesë:
1. Kokaina dhe
2. Amfetaminat
KOKAINA
Kokaina është alkalodi kryesor i bimës Eritroksilon koka. Është në formë të pluhurit të bardhë, shpesh e përzier me laktozë ose glukozë.Vjen zakonisht nga Amerika Jugore (Kolumbi, Bolivi, Peru). Në këto vende kjo kulturë është legale. Përdoret si bimë mjekuese dhe nga ana e vendësve përdoren fletët e saj për t’u përtypur.
Si merret kokaina? Kokaina më shumë inhalohet dhe shumë shpejt përthithet (absorbohet). Nganjëherë përdoret në mënyrë nënlëkurore dhe, kur shoqërohet me heroinën në mënyrë intravenoze nga toksikomanët kjo quhet “speed ball”.
Cilat janë efektet e kokainës? Kokaina provokon një gjendje euforike: individi që përdor kokainën ka ndjenjën se është i stimuluar intelektualisht dhe seksualisht, nuk ndien lodhje.
A jep varësi kokaina? Kokaina jep varësi psikike të hershme dhe pas disa përdorimeve provokon rritjen e dozave.
Cilat janë komplikimet? Duke e thithur me hundë kokaina ngacmon mukozën e hundës dhe krijon ulceracione. Ajo shkakton, gjithashtu, rrahje të shpejta të zemrës, hipertension, zgjerim të bebëzave të syrit, anoreksi, pagjumësi, vdekje të papritur.
Çka ndodh pas një përdorimi të gjatë të kokainës? Përdorimi kronik i kokainës shkakton pagjumësi, nervozizëm, zemërim dhe çrregullime kardiake të vazhdueshme. Në përgjithësi përdorimi i kokainës shkakton një rënie (degradim) shëndetësore:
* * nga ana psikike: çrregullime të kujtesës, apati, ankth, lëkundje të gjendjes shpirtërore, psikozë;
* * nga ana trupore: shtangime, dridhje, çrregullime kardiake, çrregullime të të parit, kequshqyeshmëri drejt kaheksisë.
Si bëhet trajtimi i kokainomanëve? Trajtimi i kokainomanëve bëhet sipas rastit, si tek:
* * Helmimi akut - epizodet e takikardisë dhe hipertensionit duhen trajtuar me antagonistë kalcikë përzgjedhës (nifedipinë, nimopidinë, diltiazem). Alfa dhe beta bllokatorët janë të kundërindikuar. Në raste të konvulsioneve, diazepami është një antikonvulsivant i zgjedhur.
* * Zvjerdhja - janë administruar shumë kompozante psikoaktive për të çhelmuar kokainomanët si: antidepresorët, antikonvulsivantët, trankilizantët etj. Rezultatet kanë qenë të paqarta. Sugjerohet përdorimi i antagonistëve të kalciumit që kanë efekt enëzgjerues në enët e gjakut të trurit.
* * Helmimi kronik - trajtimi ambulator i kokainomanëve, që veçanërisht tek adoleshentët e pamotivuar, bart një përqindje të lartë rreziku të rikthimit të tyre në ferrin e drogës.
AMFETAMINAT
Janë stimulues madhorë të sistemit nervor qendror, anoreksigjenë dhe largojnë gjumin. Në mjekësi ato janë përdorurur për efektet e tyre stimuluese, anoreksigjene dhe si dekongjestatorë hundorë. Në regjimet për dobësim amfetaminat janë dhënë (dhe jipen) për ndërprerjen e oreksit (si anoreksigjene).
Cilat janë rrugët e marrjes së amfetaminave? Amfetaminat merrën me anë të gojës dhe me rrugë intravenoze.
Cilat janë efektet e amfetaminave? Amfetaminat të vrasin (speed kills) ose të bëjnë të çmendësh. “Speed” (marrja intravenoze) jep efektin kryesor. Injeksionet intravenoze provokojnë flashin që shfaqet me një dhunë të skajshme, pastaj vendoset tabloja e ekscitimit maniak: me senzacione fizike dhe psikologjike të rritura, logore, eufori, hiperaktivitet motor e seksual, pagjumësi, mungesë oreksi.
Në rrafshin somatik: ka hipertension, takikardi, bronkodilatacion, midriazë.
Duke kërkuar flashin toksikomani injektohet disa herë brenda ditës.
Periudha e zbritjes është shumë e vështirë, me një farë forme të lodhjes (dërmimit) mendore, me ankth, frikë, paqëndrueshmëri emocionale, paraqitje paranoike të rrezikshme etj. Kjo periudhë është e rrezikshme për vetë individin dhe rrethin . Si rrjedhojë të delirit paranoid, ekziston rreziku i autoagresionit dhe heteroagresionit në raport me ndjenjat përsekutuese që janë të pranishme tek i helmuari gjatë kësaj faze.
Çfarë varësie japin amfetaminat? Varësia nga amfetaminat është psikike. Ndërprerja e marrjes së amfetaminave ka për pasojë: paqëndrueshmëri emocionale, asteni, mialgji, bulimi, hipersomni.
Toleranca është e hershme, humbet me ndërprerjen e helmimit.
Përdorimi terapeutik i amfetaminave. Amfetaminat përdoren në trajtimin e fëmijëve me çrregullime të vëmendjes dhe hiperkinezi (me doza 5 deri 10 mg të dekstroamfetaminës tre herë në ditë). Përdorimi i amfetaminave për 8 deri 10 javë si anoreksigjen mbetet legal por shumë konrtavers.
Si bëhet trajtimi i helmimit me amfetamina?
* a. Trajtimi i helmimit akut: Eliminimi i drogës shpejtohet me acidifikimin e urinës duke dhënë NH4Cl. Hipertensioni mund të trajtohet me antagonist të kalciumit (nimodipinë, nikardipinë, diltiazem), konvulsionet - me diazepam, hipertermia me të ftohtë.
* Psikoza nga amfetaminat trajtohet me haloperidol.
* Me eksperimente tek shtazët është vërejtur se shoqërimi i atropinës, diltiazemit dhe antagonistëve të kalciumit luan një rol antidot në dozat vdekjeprurëse të amfetaminave.
* b. Trajtimi i helmimit kronik: Përdoret teknika e modifikimit të sjelljeve. Kjo teknikë është më efikase kur pacienti është i shtruar në spital se sa gjatë mjekimit ambulator.
KANABISI
Kanabisi klasifikohet në drogat e buta. Derivatet e tij duhet klasifikuar në kategori speciale sepse njëkohësisht japin efekte psikostimuluese dhe efekte psikodepresive, ndërsa në doza të larta mund të provokojnë halucinacione. Kanabisi (kanabis sativa) është njëra nga bimët më të vjetra të kultivuara nga njeriu.
Janë të njohura tri nënprodukte të kanabisit:
1) Marihuana (Marie – Juana) që është përzierje e fletëve dhe lulës së kanabisit,
2) Hashashi - që prodhohet nga ekstrati i rrëshirës së kanabisit, dhe
3) Vaji i kanabisit.
Si merret kanabisi? Kanabisi merret duke e tymosur si cigare. Ai shpesh përzihet me duhan. Në disa vende përgatitet në formë kulaqi. Kanabisi zakonisht merret në grup, shumë senzacione varën nga vetë mjedisi i krijuar. Podukti nuk është realisht afrodiziak, por ushtron njëfare lirie dhe ekzagjerim të senzacioneve.
Një cigare mund të përmbajë prej 1 mg deri më 40 mg të lëndës aktive (THC).
Çfarë efektesh jep kanabisi? Efektet e shkaktuara nga kanabisi janë të ndryshme, duke filluar nga një eufori e lehtë deri në gjumë të rëndë. Halucinacionet janë të ralla, vetëm në raste konsumimi të tepruar. Efektet e kanabisit mund të jenë fizike dhe psikologjike:
* * Efektet fizike: në fillim mirëqënie, pastaj fenomene vazomotore, nauze, të vjella, si dhe një midriazë e tërthortë;
* * Efektet psikologjike: varën nga sasia e marrë e produktit, dhe janë zakonisht një eufori e lehtë me qeshje pa motivacion, ulje kapaciteti të kujtesës me një konstituim të ideve fikse. Efekti i kanabisit zgjat disa orë.
A është kanabisi i helmueshëm për organizmin? Kanabisi është i helmueshëm. Ekzistojnë dy forma të helmimit me kanabis:
* * Helmimi akut - është tepër i dobët, asnjëhere s’ka pasur vdekje nga mbidozimi, por ka pasur humbje të vetëdijes dhe komë te fëmijet nga 1 deri 4 vjeç. Helmimi akut nga kanabisi mjegullon përpunumin e informatave nga truri. Kapacitetet e pilotit gjatë pilotimit janë të dëmtuara edhe pas 24 orësh të marrjes së produktit. Gjithashtu janë vërejtur manifestime paranoike akute transitore, si dhe epizode akute të iluzioneve dhe halucinacione.
* * Helmimi kronik: Kanabisi është ngacmues për mushkëritë dhe jep simptoma të obstruksionit të rrugëve të frymëmarrjes. Gjithashtu zvogëlon aktivitetin bakterial të makrofagëve pulmonarë. Shkakton dhe shumë çrregullime psikike, mund të jetë si shkaktar i shpërthimit të krizave psikotike.
Zvjerdhja nga kanabisi. Simptomat e zvjerdhjes paraqiten pas ndaljes së konsumimit të kanabisit në doza të larta ditore, më të shpeshtat janë: çrregullime të gjumit, agjitacion , nauze, disfori.
Trajtimi. Epizodet psikike akute nga përdorimi i kanabisit trajtohen simptomatikisht me anë të benzodiazepinave. Haloperidoli është një bar i zgjedhur për trajtimin e epizodeve psikotike rezistuese. Fizostigmina (eserina) është e kundërindikuar. Nuk ka trajtim farmakologjik të varësisë me kanabis sikurse të drogat e tjera. Përdoruesit e kanabisit refuzojnë të njohin efektet negative të produktit, meqenëse ky nuk jep efekte fizike dytësore akute si opioidet, gjë që vështirëson trajtimin e tyre.
HALUCINOGJENËT
Halucinogjenët janë lëndë që japin çrregullime të përcepcionit, halucinacione dhe psikoza.
Si klasifikohen halucinogjenët? Halucinogjenët klasifikohen në dy grupe sipas asaj se kanë apo nuk kanë atom të azotit në kompozantën psikoaktive.
* * Grupi pa azot: Në këtë grup hyjnë lëndët që me doza të mëdha mund të japin halucinacine, megjithatë këto përdoren me doza të vogla për efektet e tyre euforizante dhe të kënaqësisë, p.sh. kanabisi.
* * Grupi me azot: Në këtë grup hyjnë lëndët e mirëfillta halucinogjene, si: Dietilamidi i acidit lisergjik (LSD), Fenilciklidina (PCP), Meskalina, Psilocibina.
Cilat janë efektet e halucinogjenëve? Pas marrjes së produktit efektet shfaqen brenda orës dhe zgjasin 10 deri 12 orë. Gjatë kësaj kohe individi ndien: * Modifikime fizike: ftohje, paqëndrueshmëri psikomotore, djersitje, midriazë;
* * Modifikime psikike: ndjenjë e frikës dhe ankth gjatë tërë udhëtimit imagjinar.
Pas një kohe fillojnë:
* * Buzëqeshje të pamotivuara,
* * halucinancione ose vizione me:
1. ndryshim të kohës që jeton (personi nuk mund të orientohet në kohë),
2. ndryshime në hapësirë (lëvizin muret, paraqiten imazhe të ndryshme etj.),
3. ndryshime ndijimore ( pamore dhe dëgjimore),
4. ndryshime të imazhit trupor ( i duket se është trashur ose dobësuar etj.),
5. ndryshime emocionale ( në kontekstin erotik),
6. ndryshime të të menduarit.
A japin varësi halucinogjenët? Halucinogjenët japin varësi psikike. Ndërprerja e marrjes së këtyre produkteve nuk jep sindromë të zvjerdhjes (mangësisë).
Helmimi me halucinogjenë. Halucinogjenët janë helmues të masës trunore dhe shkaktojnë:
1. zgjerim të bebëzës së syrit, çrregullime të të parit,
2. inkoherencë, deluzione,
3. skuqje, takikardi, temperaturë deri në komë.
Gjithashtu janë përshkruar ndryshime kromozomike në limfocite tek përdoruesit e LSD, si dhe anomali kongjenitale tek fëmijët e nënave përdoruese të LSD.
Përdorimi terapeutik i halucinogjenëve. Është menduar për ta futur LSD në psikoterapi si metodë subjektive për të përshpejtuar kthimin e pacientëve në të kaluarën, por kësaj metode i mungonte baza psikofarmakologjike gjë që provokonte çrregullime përsistuese të funksionit trunor.
Si bëhet trajtimi i helmimit me halucinogjenë? Reaksionet nga LSD rrallë vënë jetën në rrezik, por nëse LSD është përdorur e përzier me droga të tjera, atëherë pacienti duhet shtruar në reanimacion ose në kujdesin intensiv. Reaksionet psikotike në fazën akute duhen trajtuar me diazepam ose haloperidol.
TOKSIKOMANITË – SEKSUALITETI
Opioidet
Gjatë periudhës së konsumimit të opioideve (heroinës), përdoruesit kanë mundur t’i përshkruajnë këto efekte: ejakulim të vonuar me orgazëm cilësisht të zvogëluar, ulje të libidos, çrregullime të ereksionit. Vështirësitë në ejakulim shpjegohen me faktin se kontraktimet e sfinkterit zvogëlohen progresivisht.
Kokaina
Me marrjen e kokainës janë përshkruar senzacione të forta të orgazmës. Nën efektin e drogës, aktiviteti seksual është i rritur, kjo shpjegohet me faktin se kokaina vepron drejtpërdrejt në neuronet e sistemit të rikompenzimit duke rritur dëshirën seksuale. Por ky fenomen nuk është gjithmonë konstant. Në studimet e bëra del se 35% të meshkujve kanë vështirësi në ejakulim, ndërsa 80% e femrave kanë një zvogëlim të dëshirës seksuale. Tek femrat marrja kronike e produktit mund të shkaktojë çrregullime të ciklit menstrual me galaktorre, amenorrhe dhe vështirësi në orgazëm. Nga ana tjetër kokaina jep efekte qendrore të fuqishme (ndjenjen e fuqisë, hiperaktivitet, hipervigjilencë) dhe seksualiteti i kokainomanit mund të shkojë në hiperseksualitet duke rritjur numrin e partnerëve dhe rrezikun e kontaminimit me sëmundjet veneriane, SIDA etj.
Marrja kronike e kokainës tek meshkujt mund të shkaktojë vështirësi në ereksion dhe çrregullime të ejakulimit. Gjithashtu janë takuar edhe raste të gjinekomastisë.
Kanabisi
Produkti nuk ka përparësi afrodiziake të drejtpërdrejtë, mirëpo nga të rinjtë përdorues të kanabisit gjithmonë citohet aksioni stimulues i kënaqësisë seksuale, pra produkti ushtron njëfarë lirie dhe ekzagjerimi të senzacioneve. Kanabisi dëmton aftësitë riprodhuese, shkurton spermatogjenezën (procesin e krijimit të spermatozoideve) dhe rritë format jonormale të qelizave spermatike.
Hashish dhe marijuana, heroina, kokaina, ekstazi dhe anfetamina, metadoni, alkooli:
ÇFARE JANE:
HASHASH DHE MARIJUANA Jane drogat me te perhapura dhe perfaqesojne nje forme “trasgressioni (shkelje)” dhe shpesh perdoren qe ne adoleshece. Quhen “te lehta” dhe kjo provokon nje konfuzion te madh sepse nje term i tille zvogelon rreziqet qe perkundrazi jane shume te renda, veçanarisht per adoleshentet sepse ndryshojne perceptimin qe kane per vetveten dhe shkaktojne deme te renda psikologjike pikerisht atehere kur njeriu eshte ne rritje dhe ne nje ndryshueshmeri te theksuar dhe keshtu me nje personalitet akoma te pa strukturuar. Shume prodhime kimike ne permbajtje te ketyre drogave shtojne rrezikun e tumoreve malinje, prekin trurin duke rrezikuar aktivitete dhe funksione te rendesishme nder te cilat: kujtesa, te kuptuarit, vemendja, perceptimi, humori. Tashme eshte provuar qe perdorimi i tyre mund te shtyj ne vartesi psikologjike dhe fizike, gjithashtu perfaqeson nje porte hyrjeje drejt drogave te tjera.
HEROINA:
Prej shume vitesh eshte droga me shkaterruese per shendetin e brezave te tere te rinjsh. Krijon menjehere vartesi te forte fizike dhe kriza abstinence te renda, duke e detyruar personin te perdore vazhdimisht, deri sa brenda nje kohe te shkurter behet e vetmja arsye per te jetuar dhe doza shtohet vazhdimisht. Efektet qe kjo droge krijon tek trupi jane shkaterruese dhe arrijne kulmin me overdozen dhe vdekjen. Sjell patologji te renda infektive qe vijne si pasoje e kujdesit te pamjaftueshem ne perdorimin e shiringave. Nje toksikoman nga heroina humbet çdo lloj vlere etike, morale, dhe respekti si kundrejt vetes ashtu edhe ne mardheniet me personat qe e rrethojne, veçanerisht me me te afermit si prinderit, bashkeshorten/in, femijet…Nevoja per para qe te mund te permbushin sasine e nevojshme te dozes se perditshme ben qe te mendoje vetem per te sajuar parate edhe kunder çdo rregulli social. Kurthi per ke fillon te perdore eshte bindja qe “une nuk do te perfundoje kurre si te tjeret” ose “mund ta le kur te dua”.
METADONI:
Metadoni eshte nje droge sintetike, i ngjashem me opiumin dhe me heroinen, zevendeson efektet, eshte akoma me e forte dhe zgjat me shume se vete heroina. Krijon vartesi te rende. I perdorur si zevendeuses i heroines ne trajtimet e detoksikimit, ne realitet eshte nje dobi terapeutike mjaft e dobet, qe perkundrazi luan rolin e “frenit psiqik” ne zhvillimin e aftesive personale. Nje overdoze apo nje kombinim me drogat e tjera provokon edhe vdekjen ne te njejten menyre siç ndodh dhe me drogat e tjera me origine nga opiumi. KOKAINA Ka efekte shkaterruese, kush abuzon me te paguan pasojat e efekteve te saj mbi trurin, me shqetesime te mendimit dhe te sjelljes me shfaqjen e manive, ideve fikse, te sintomave paranoike. Perdorimi i saj mbart mbivleresimin e aftesive personale dhe moskontrollin e reagimeve emocionale, duke çuar shpesh ne veprime te dhunshme apo ne sjellje te rrezikshme per veten dhe per te tjeret. Perdorimi i saj shoqerohet gjithashtu me delire persekutuese dhe psikoza, te ndjekura nga situata te forta depresive, nervozizmi dhe ankthi. Me kalimin e kohes krijon renie te aftesive mendore. Organizmi mesohet shume shpejt me kokainen, duke kerkuar perdorim gjithnje e me te shpeshte dhe doza gjithnje e me te medha qe shume shpejt çojne ne nje vartesi mjaft te forte. ALKOLI Me kete term nenkuptohen te gjitha substancat qe permbajne alkol etilik: vera, birra, dhe pijet e shumta te shfaqura kohet e fundit qe duken si pije freskuese por ne te vertete permbajne alkol dhe jane mjaft terheqese dhe teper mashtruese. Alkoli nga pikepamja farmaceutike eshte nje substance psikoaktive, si drogat e tjera dhe nese me te abuzohet, krijohet vartesi. Sindroma e abstinences eshte me dramatike se ajo e heroines, ne fazat fillestare shfaqet me dridhjen e duarve, ne rastet ekstreme shfaqen delire dhe konvulsione (delirium tremens). Helmimi nga alkoli (dehja) provokon mungese kordinimi ne levizje, ngadalesim te reflekseve, veshtiresi ne te folur, dhe mbi te gjitha tendence agresiviteti. Ne baze te kerkimeve te bera ne te gjitha vendet, alkoli ndermjet te gjitha drogave eshte ai qe provokon nivelin me te larte te dhunes kundrejt vetes dhe te tjereve dhe percakton nje vartesi te ashper fisike dhe psiqike dhe eshte pergjegjes per shqetesimet neuropsikiatrike (akute dhe kronike), patologjite gastrointestinale (gastrit, hepatit, pankreatit), probleme hematologjike dhe kardiovaskulare.
EKSTAZI, ANFETAMINE, STIMULANTET SINTETIK:
Jane droga sisntetike te njohura edhe me termin “designer drugs”. Perdorimi i ketyre substancave prodhon turbullim te gjendjes mendore me shqetesime te humorit, mosperceptim shqisor. Nganjehere edhe me nje “tablete” te vetme mund te verifikohen reagime akute shume te renda, si hipertermia malinje, patologji kardiovaskulare nganjehere me rezultate vdekjeprurese. Keto droga mund te provokojne fenomene te renda shkeputjeje, psikoza akute apo kronike, turbullime psiqike, deme ne sistemin nervor, depresion, dembelizem, agresivitet… Disa kerkime tregojne edhe raste te demtimeve te pasherueshme te trurit. Perdorimi i vazhdueshem krijon vartesi. Sindroma e abstinences shfaqet me: depresion, lodhje, spazma, pergjumje dhe gershetohet me sintoma te perdorimit kronik. Abuzimi mund te çoj, per kompesim, ne perdorimin e drogave depresive si alkoli, qetesuesit, gjumedhenesit, heroina. Nje helmim akut nga anfetamina, e njohur si “overdoze”, provokon pamjaftueshmeri te rende te qarkullimit kardiak te pasherueshme e cila sjell edhe nje vdekje te shpejte. Nje rrezik i madh eshte qe shume persona nuk i konsiderojne keto substanca si droge.
Nga deshperimi ne gezim: Histori Jete te te Rinjve Toksikomane
F. – 26 vjeç
Jeta ime ka qene nje mankth i vertete per arsye se droga me ka bere te jetoje si i pandergjegjshem. Nuk arsyetoja me.
Do te tregoj diçka nga jeta ime e turbullt.
Kam qene nje djale qe nuk kam ditur kurre te zgjedh ne jete, isha shume i pavendosur per çdo gje dhe kete nuk e pranoja. U bera armik i vetvetes, sepse do te doja te isha ndryshe, me i sigurt, me i vendosur
Fillova drogen kur isha 19 vjeç dhe qe ne ate kohe nuk me kujtohet te kem kaluar nje dite pa patur probleme. Dilja ne mengjes dhe kthehesha mbremjeve vone ose shpesh nuk kthehesha fare.
Gjeja me e rendesishme per mua ishte droga. Nuk me interesonte as familja ime dhe as miqte e mi. Edhe kur isha “i bere” dhe arrija kete kenaqesi te shpifur, nuk mund te beja asgje, nuk mund te jepja apo te merrja dashuri. Gjithe diten e kaloja duke vjedhur dhe duke u kerkuar para te gjitheve per te blere mallin. Nese vazhdoj te flas per te shkuaren time duhet te shkruaj nje roman te tere dhe jo disa faqe, por siç e dime shpresa vdes e fundit dhe tani qe po ju tregoj ndodhem ne Komunitetin Emanuel. Vetem ketu arrita te rigjej vetveten dhe te le drogen. Po ja dal mbane te jem dikush, te mos jem me ai person qe te gjithe e urrenin dhe e evitonin.
Me pak vullnet te mire dhe me ndihmen e Komunitetit po ndryshoj dhe falenderoj te gjithe per ndihmen qe po me japin.
Kur te dal nga Komuniteti do te doja te rifilloja shkollen dhe te gjeja nje pune, por gjeja me e rendesishme do te jete te krijoj nje familje si gjithe te tjeret.
Uroj qe asnje tjeter te mos provoje dhimbjen time dhe qe asnje te mos filloje te perdore droge.
N. – 24 vjeç
Ishim nje grup miqsh dhe ne ate periudhe ishim te gjithe te lumtur. Jeta ime ishte normale, shkoja ne shkolle, ne palester dhe merresha edhe me aktivitete te tjera.
Isha vetem 14 vjeç kur nje dite ne jeten time hyri hashashi. Ndihesha i lumtur dhe te pija hashash me jepte shume kenaqesi.
Perdora hashash per 6 vjet dhe me pas provova heroinen.
E dija perse behej fjale i dija edhe pasojat e saj, por nuk mendoja asnjehere se do te varesha prej saj. Me heroinen kam ndjere nje kenaqesi te madhe dhe nje qetesi qe nuk e kisha ndjere asnjehere.
Fillova te perdorja heroine. Kisha nje aktivitet qe me ecte mire dhe parate nuk me mungonin asnjehere, por pak nga pak filluan problemet me familjen time dhe me miqte e mi. Fillova te shperndaja droge dhe kjo me beri te prek “fundin”. Fillova te shpenzoja shume dhe ta perdorja me shiringe.
Familja ime ishte shume e shqetesuar, sepse e shihnin qe po shkaterrohesha.
Kisha filluar te shoqerohesha me shoke te rinj me te cilet me bashkonte vetem droga. Familja ime ishte shkaterruar, por une nuk e kuptoja.
U perpoqa te shkeputesha shume here, por nuk po ja dilja dot. Largohesha nga shtepia dhe prinderit e mi nuk dinin çfare te benin dhe une rifilloja gjithçka nga e para. Vazhdoja te vidhja, isha i keq me njerezit dhe nuk kisha durim me asnje. Familja ime nuk me fliste me dhe kjo me bente te ndjehesha keq. Ndjehesha keq me veten time, me jeten qe beja me gjithçka dhe me pas vendosa te hyja ne komunitet.
Nuk dija asgje per komunitetin, nuk e dija se si funksiononte. Ditet e para per mua ishin shume te veshtira. Duhet te ambientohesha me rregullat, me njerezit me gjithçka dhe mbi te gjitha kete duhet ta beja per veten.
Pas disa muajve e kuptova qe komuniteti ishte e vetmja mundesi qe kisha per te shpetuar. Fillova te rregulloja mardheniet me familjen time dhe sot ata me shohin ndryshe dhe jo si me pare. Nganjehere edhe merzitem, por sa here qe ndjehem i trishtuar dhe i kaloj keto momente, ndjehem me i forte. Jam ne komunitet prej nje viti dhe jam shume i kenaqur me veten. Gjate gjithe kesaj kohe mesova te jem me i pergjegjshem dhe te respektoj rregullat.
Per te ardhmen time do te doja nje jete te re. Duhet te jem i kujdesshem me familjen time dhe duhet te gjeje nje pune.
E. 23 vjeç
Kur isha 15 vjeç me perjashtuan nga shkolla, por kjo gje nuk me beri pershtypje: ky ishte fillimi i adoleshences time, nje adoleshence e shfrenuar. Gjate kesaj kohe kisha nje shoqeri te re, miq te rinj me te cilet rrija gjithmone. Mes nesh ekzistonte respekti dhe miqesia. Me pas filluam te pinim alkool sepse ishte argetuese dhe na bente te ndjeheshim me te medhenj. Vazhduam keshtu per disa kohe.
Pas ca vitesh, ne moshen 19 vjeçare me dukej vetja shume i rritur. Ne kete periudhe u kthyen nga jashte dy kusherinjte e mi qe kishin shperndare droge ne Zvicer. Per ata te shperndaje ishte bere nje pune e zakonshme, dhe sapo u kthyen vazhduan edhe ketu. Fillova te frekuentoja me te voglin dhe u bera kurioz te dija se çfare ishte droga, kokaina. Keshtu e provova, me kusheririn tim thjesht per kuriozitet.
Por, me vone ai me tha qe duhet te perdornim nga pak heroine per te largura dhimbjen e kokes qe te linte kokaina. Heroina mu duk me e embel, sepse me bente te ndjehesha i qete dhe fillova ta perdorja dy apo tre here ne jave. Ne ate kohe, me nje mikun tim morem me qera nje lokal, por puna nuk na shkonte mire, keshtu qe nje jave para se ta mbyllnim, isha shume i merzitur dhe nuk dija çfare te beja, sepse kisha deshtuar me punen dhe lokalin dhe fillova te “behesha” perdite.
Mbyllem lokalin dhe fillova te punoja ne nje tjeter, si kamarier, ne qender te qytetit. Puna ishte e mire dhe kisha mjaft leke. Pas nja dy muajsh, nje dite ngela pa droge dhe u ndjeva shume keq. Nuk e dija se çfare ishin dhimbjet e abstinences. Lashe punen, fillova te vjedh dhe te frekuentoja perdorues te tjere, me te medhenj se une dhe e kuptova qe isha bere me te vertete nje prej tyre.
D. 28 vjeç
Isha 16 vjeç dhe beja nje jete normale, gjithçka me dukej e bukur dhe doja ti kisha te gjitha per vete.
Isha shume i papjekur dhe kerkoja gjithmone te rene: shume miq, muzika ne maksimum, zhurem, alkool dhe argetime. Jetonim naten me ritme fantastike dhe asnje nga ne nuk e mendonte se nje cigare heroine mund te na bente keq. Perkundrazi, mendoja se do te me bente te ndjehesha me mire.
Nuk e mendoja se do te kushtezonte gjithe jeten time ne te ardhmen. Ja pse pas cigares se pare vazhdova me te dyten, me te treten e keshtu me radhe edhe pse pati efekte negative, arriti te me trasmetoje kenaqesine e droges.
Fillova ta kerkoja heroinen gjithnje e me teper, sepse me jepte nje kenaqesi te pafund dhe nje ngrohtesi qe nuk e kisha provuar kurre me pare, por gjithe jeta ime ndryshoi.
U bera me i pavarur prej familjes dhe me i varur nga droga, kisha gjithmone nevoje per para. Por, problemet u shtuan gjithnje e me teper, nga te gjitha anet. Ne fillim problemet me miqte qe nuk ishin me te njejtet sepse miqte e vjeter qe ishin per se mbari, me evitonin. Mua me vinte turp nga situata ne te cilen ndodhesha. Kisha probleme edhe me familjen, por me ata ishte me ndryshe sepse ne familje gjen gjithmone ndihme, kurajo dhe dashuri qe duhen per te vazhduar te jetosh.
Vitet e droges me kane sjelle shume dhimbje dhe vuajtje. Dhimbje per veten time dhe per ate çka isha bere, dhimbje per ata qe me rrinin prane dhe qe me donin.
Pas shume vitesh perpjekjeje per te dale nga droga, e kuptova qe i vetem nuk do ja dilja dot dhe kerkova ndihme. Disa miq me treguan per Komunitetin Emanuel, nje qender rehabilitimi per perdoruesit e droges. U prezantova dhe pasi bera disa kolekiume, vendosa qe te filloja nje terapi rehabilitimi. Hera e pare ne komunitet me la nje pershtypje te çuditshme: ishte diçka e re per mua. Gjeta nje mikpritje qe vetem nje familje mund ta jape. U prezantova me grupin dhe pashe qe edhe te tjeret provonin te njejtat ndjenja si une dhe u ndjeva me pak i vetem.
Ne fillim ishte pak e veshtire sepse nuk isha mesuar me ate menyre jetese. Çdo lloj ndihme dhe miresjelljeje qe me jepte grupi, e jetoja me dyshim, e kisha te veshtire te besoja se ishin te sinqerte. Tani mendoj se kjo me ndodhte per arsye se jeta qe beja me perpara ishte e zoteruar prej mashtrimit, pasigurise dhe genjeshtrave dhe ishte shume e ndryshme nga kjo qe po jetoja tani.
Me kalimin e kohes fillova te jem me aktiv ne te gjitha aktivitetet qe beheshin ne komunitet. Fillova te kisha besim te jeta dhe te ndjehesha me i sigurt ne vetvete, por nuk ishte e lehte: dola disa here nga komuniteti kunder mendimit te operatoreve dhe gjithmone ribija te droga.
Tani kam mesuar qe nuk mjafton vetem te duash per te dale nga droga, qe eshte shume e rendesishme, por duhet gjithashtu edhe shume durim, vendosmeri dhe kurajo.
Sot ndjehem mire, i forte dhe provat e mia ne shtepi kane kaluar shume mire. E gjithe kjo per mua do te thote shume dhe me jep forcen per te ecur perpara dhe gjithashtu kam mesuar te mos reagoje sipas impulsive te mia.
Per te ardhmen time dua me gjithe forcat e mia te jem mire per veten dhe per familjen time, te rigjeje vetveten, miqte e mi, te dashurit e mi dhe jeten time.
M. 32 vjeç
Jeta ime ishte shume e veshtire. Kur isha 15 vjeç u njoha me emigracionin per here te pare dhe te gjitha problemet qe vijne nga ai. Ne fillim ndjehesha i humbur, me mungonte shume dashuria e familjes dhe e miqve, por me kalimin e kohes fillova te mesohesha me vetmin qe me rrethonte. Por me pas fillova te kisha miq te rinj, qe ne pamje te pare me dukeshin ata te drejtet, por tani qe e shoh me qarte te kaluaren time, e kuptoj qe kam gabuar shume. Fillova shkollen, por edhe aty takova te njejten shoqeri dhe ketu nisi renia ime. Pata kontaktin tim te pare me boten e erret te droges dhe qe nga ai moment e me pas u be arsyeja ime per te jetuar. Hera e pare ishte nje cigare marijuane. Mendoja se ishte diçka normale, sepse pjesa me e madhe e bashkemoshatareve te mi e pinte shpesh dhe me deshire. Per mua ishte diçka e re ne te gjitha kuptimet, sepse vija nga nje vend qe nuk e kishte njohur kurre tragjedine e droges, nje diçka e re dhe e bukur, te pakten keshtu mendoja.
Pak nga pak qe koha kalonte kurioziteti im per drogen sa vinte dhe rritej. Çdo fundjave shkonim ne diskoteke dhe konsumonim rregullisht ekstazi. Nderkaq miqesite e mia rriteshin dhe fillova te frekuentoja rregullisht diskotekat, piano bar, dhe qendrat sociale. Aty u njoha me te ashtequajturat droga te renda, me fjale te tjera heroina, kokaina, dhe ketamina, keto per fat te keq fillova ti injektoj. Gjate kohes qe vazhdoja keshtu filluan problemet me forcat e rendit, me te ashtequajturit “miq” dhe me shperndaresit e ndryshem, por mbi te gjitha me familjaret e mi.
Me dukej sikur e gjithe bota po me perbysej. Nuk isha i afte ti jepja nje zgjidhje jetes sime, e ndieja qe nuk isha ne gjendje te zgjidhja problemet e mia te renda dhe kjo gje me bente te ndjehesha keq, por mbi te gjitha me beri te bija ne nje erresire te thelle. Jeta me heroinen ishte nje beteje me te cilen ndeshesha çdo dite, pa gjetur paqe, nga mengjesi ne mbremje. Isha i ndergjegjshem qe kisha rene ne nje tunel e nga fundi i te cilit ndodhesha nuk arrija te shihja drite. Brenda meje doja me te gjitha forcat e mia te dilja jashte, por nuk po ja dilja dhe ky mendim me bente te isha keq. Qe nga ky moment fillova te mendoja seriozisht si te dilja jashte jetes me droge dhe nderkaq kishin kaluar 13 vjet. Perpiqesha gjithmone ti largohesha por rifilloja nga e para.
Nje dite nje mik me foli per komunitetin. Ai kishte qene aty dhe me foli shume mire. Ishte ai qe me dha idene te provoja nje jete te re, por une nuk kisha mjaft vullnet. Vera po kalonte dhe une ndjehesha gjithnje e me keq: duhet te mendoja per jeten time dhe duke pare gjendjen ne te cilen ndodhesha kisha nevoje menjehere per ndihme.
Duhet te zgjidhja nese do te jetoja apo do te vazhdoja te drogohesha, po ndjehesha i pafuqishem dhe i pazoti per te hequr dore, i burgosur i vetes sime dhe i droges qe po me konsumonte. I kerkova ndihme familjareve te mi dhe se bashku iu drejtuam Komunitetit Emanuel.
Menjehere e jetova me veshtiresi ndryshimin: ambientin, shoket, punet, oraret nje menyre jetese e ndryshme dhe me te cilen nuk isha mesuar. Por, pak nga pak fillova te vleresoja gjithçka, çdo çast dhe çdo dite edhe pse nuk flisja shume me shoket. Fillova te mendoja me shume per jeten time te kaluar, per gabimet e mia dhe si do mund te rigjeja vetveten. E di qe eshte e veshtire dhe me duhet shume durim per te vazhduar te eci perpara, por e di se nese e dua jeten time duhet ti jap nje kuptim. Dua te vazhdoje ecurine ne komunitet dhe te perpiqem te permiresoj gjithçka qe kam jetuar gabim ne te kaluaren, per te krijuar nje jete te re, kete here te bazuar te dashuria dhe vlerat qe me bejne te ndjehem mire.
B. 26 vjeç
Kur isha i vogel prinderit e mi me flisnin dhe me kane edukuar si gjithe prinderit e tjere. Deri ne klasen e katert isha mire, por me pas fillova te mos shkoja ne shkolle perdite dhe luaja me videogame me miqte e mi te lagjes qe ishin me te medhenj se une. Vazhdova keshtu deri ne klasen e tete dhe pastaj nuk shkova me ne shkolle.
Isha 16 vjeç kur per here te pare shkova jashte shtetit dhe aty fillova te punoja. Te gjithe parat qe fitoja i çoja ne shtepi dhe ne pergjithesi isha mire.
Kur isha 22 vjeç me skadoi viza, kthehem ne shtepi dhe fillova te perdorja droge. Keshtu vazhdova per tre vjet. Punoja ne treg dhe te gjitha parat qe fitoja i shpenzoja duke blere drogen. Filluan problemet me familjaret e mi, grindjet, une nuk pranoja asgje dhe nuk i degjoja. Me nenen time jam treguar shume i ashper, i kerkoja gjithnje para dhe kur nuk mi jepte nxehesha. Ajo me jepte para per te blere diçka qe i duhej per ne shtepi dhe une i blija droge. Nuk po e njihja me veten time, kisha ndryshuar komplet dhe ndjehesha gjithnje e me i vetmuar me veten time dhe drogen. Problemet e mia shtoheshin gjithnje e me teper dhe te gjithe miqte e mi ishin largur nga une. Dikush u perpoq te me ndihmonte por une isha dashuruar teper me drogen dhe isha shume i dhene pas kenaqesise qe me jepte. Nuk doja te dija per asgje dhe per asnje, doja vetem te harroja gjithçka. Po beja te pamunderen per te mos jetuar, per te shkaterruar jeten time dhe ate te familjareve te mi. Keshtu kuptova qe kishte ardhur momenti qe te ndryshoja. Me vinte keq per nenen time dhe per ata qe me donin, me vinte keq per veten time. Vendosa qe duhet te ndryshoja dhe i kerkova ndihme nenes time. Ajo foli me disa te njohur te saj qe i treguan per Komunitetin. Vajta ne Qendren e Degjimit ne Tirane dhe aty me priten dhe me ndihmuan, me dhane mundesi per te ndryshuar jeten time. Fillova nje ecuri dhe tani jam ne Komunitet. Kushtet jane shume te mira, djemte jane shume te sjellshem dhe te mire. E gjithe kjo me ben te ndjehem mire dhe besoj se do t’ia dale te ndryshoje jeten time dhe te mendoj per te ardhmen. Dua te gjej nje pune te mire dhe do te perpiqem te punoj shume dhe seriozisht.
Drogat dhe shtatzënia & Droga dhe drejtimi i automjeteve
Nuk ka nivel të sigurt të përdorimit të drogës gjatë shtatzënisë. Shumica e drogave psikoaktive ndikojnë tek foshnja e palindur. Probleme gjatë shtatzënisë shkaktojnë edhe medikamentet me receta prandaj duket që të merret këshilla mjekësore sa më parë.
Përdorimi i madh dhe i rregullt i disa drogave gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dështime, çrregullim fetusi, ardhje të parakohshme të dhimbjeve të lindjes, keqformime tek foshnja, peshë të ulët në lindje, zhvillime të vonuara tek fëmija si edhe një sërë çrregullimesh të tjera.
Rekomandohet që të gjitha gratë që janë shtatzënë apo që dëshirojnë të mbeten shtatzëna duhet të mos marrin alkool, duhan dhe droga të tjera. Shpesh një grua që ka përdorur drogë nuk e kupton që ka mbetur shtatzënë deri vonë në shtatzëni. Në se një grua përdor drogë ose medikamente mjekësore ajo duhet të bisedojë me mjekun ose me ndonjë punonjës tjetër shëndetësor kur ka dëshirë që të mbetet shtatzënë ose kur e kupton që ka mbetur shtatzënë.
Në se një grua është e varur prej drogës gjatë shtatzënisë, fëmija i saj ka mundësi që të shfaqë simptomat e tërheqjes pas lindjes. Kjo do të thotë që fëmija mund të duhet që të rrijë në spital më gjatë se duhet.
Droga dhe ushqimi me gji
Megjithëse disa droga kalojnë në qumështin e gjirit, përsëri ushqimi me gji është i dobishëm dhe është rruga më e mirë për foshnjën. Gratë që përdorin drogë dhe ushqejnë me gji duhet të këshillohen me mjekun ose ndonjë punonjës tjetër shëndetësor.
Droga dhe drejtimi i automjeteve
Të gjithë drejtuesit e automjeteve kanë nevojë që:
> të jenë të vëmendshëm
> të shohin qartë
> të koordinohen ashtu siç duhet
> të reagojnë ashtu siç duhet
Gjithnjë e më shumë, vdekjet gjatë aksidenteve rrugore po shkaktohen prej përdorimit të drogave legale dhe ilegale. Efektet kryesore të alkoolit dhe drogave ilegale janë:
> më shumë kohë për t’ju përgjigjur situatave të papritura
> veprime të pazakonshme ndaj situatave të papritura
> pamundësi për të menduar qartë
> vështirësi në mbajtjen e vëmendjes dhe mos vënie re të drejtuesve të tjerë
> shikim i turbullt
> siguri e tepruar tek vetja dhe në aftësitë vetjake të ngarjes së makinës
> marrje e rreziqeve parasysh në mënyrë të tepruar
> drejtim automjeti në mënyrë të rrezikshme dhe agresive
Hulumtimet tregojnë se ata persona që kanë përdorur alkool dhe droga të tjera kanë 9 herë më shumë mundësi që të shkaktojnë një aksident në krahasim me drejtuesit e tjerë.
Ndikimi në komunitet
Një nga ndikimet kryesore të përdorimit të drogës në komunitet është numri i personave që vdesin si rezultat i përdorimit të drogës. Një në pesë vdekje në Australi shkatohet prej përdorimit të drogës. Në 1998, rreth 23.310 vdekje në Australi ishin shkaktuar prej drogës. Nga këto:
> 19 019 vdekje shkaktoheshin nga përdorimi i duhanit
> 3271 vdekje shkaktoheshin nga përdorimi i alkoolit
> 1023 vdekje shkaktoheshin nga përdorimi i drogës ilegale (4).
Përdorimi i drogës ndikon tek komuniteti dhe shoqëria jonë edhe në mënyra të tjera duke përfshirë krimet dhe plagosjet e lidhura me përdorimin e drogës. Në 2001 Anketimi Kombëtar për Gjendjen Shtëpiake (5) nxorri që nga numri i përgjithshëm i viktimave (personat e moshës 14 vjeç e lart) prej incidenteve të drogës gjatë 12 muajve:
> 30.6% (rreth 5 milion njerëz) ishin abuzuar prej dikujt që ishte nën efektin e alkoolit
> 26.5% vuanin prej abuzimit gojor
> 4.9% vuanin prej abuzimit fizik
> 15.1% (rreth 2.3 milion njerëz) ishin abuzuar prej dikujt nën efektin e drogave ilegale
> 11.3% vuanin nga dhuna gojore
> 3.9% vuanin nga dhuna fizike
Drogat dhe efektet e tyre!
Cilat droga janë shqetësuese?
Për komunitetin drogat më shqetësuese janë drogat psikoaktive sepse ato veprojnë mbi trurin dhe ndryshojnë mënyrën se si mendon, sillet dhe ndjehet individi. Ka tre lloje kryesore droge: depresantët, stimuluesit dhe haluçinogjenët.
Depresantët (Depressants)
> alkooli
> kanabis
> benzodiazepinat (Valium, Serepax, Mogadon, Normison)
> barbituratet
> GHB (Gama-Hidroksibutrat)
> Opiumi (heroina, morfina, kodina, metadoni, petidina)
> Disa tretës dhe thithës
Drogat depresuese nuk shkaktojnë gjithnjë depresion tek përdoruesi. Në të kundërt, ato ndikojnë tek përqëndrimi dhe koordinimi dhe ngadalësojnë aftësinë për t’ju përgjigjur situatave të papritura. Kur merren në sasi të vogla depresantët mund të shkaktojnë çlodhje. Në sasi të mëdha mund të shkaktojnë humbjen e vetëdijes, të vjella dhe vdekje.
Stimulantët (Stimulants)
Stimulantët e lehtë
> kafeina (në çaj, kafe dhe pijet me kola)
> nikotina (duhani)
> efedrina (përdoret në mjekimet për bronkitin, alergjinë e pranverës dhe astmën)
Stimulantët e fortë
> amfitaminat (shpejtësia, kristali metilik, akulli)
> kokaina
> ekstazia
> tabletat dobësuese (Duromine, Tenuate Dospan, Ponderaks)
> khat
Drogat stimuluese shpejtojnë veprimtarinë e trurit. Si rrjedhim personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, zmadhojnë pupilat e syrit, sjellin pagjumësi, dhe e bëjnë përdoruesin që të flasëpapushimapotëjetëpaknervoz.
Marrja e sasive të mëdha të stimulantëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë.
Stimulantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet
e depresantëve si për shembull ato të alkoolit.
Haluçinogjenët (Hallucinogens)
> ‘datura’ (bimë)
> Ketamina
> LSD (acid dietilamid lisergi)
> Kërpudhat magjike
> Meskalina (kaktus pejoti)
> PCP
> Kanabis
> Ekstazi
Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si personi sheh ose imagjinon që sheh rreth vetes. Personat që marrin haluçinogjenë mund të shohin apo të dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara.
Efekte të tjera të haluçinogjenëve janë zmadhimi i pupilave të syrit, ikja e oreksit, rritja e lëvizjeve, folje dhe të qeshura të tepruara, eufori emocionale dhe psikologjike, rritje të të ndjerit mirë, shtrëngim të nofullave, djersitje, panik, paranojë, humbje të kontaktit me realitetin, sjellje të çuditshme dhe të paarsyeshme, dhimbje në stomak dhe përzierje.
Meqënëse efektet e haluçinogjenëve janë të ndryshme është e pamundur që të parashikohet se si ata mund të ndikojnë tek një njeri apo tek një tjetër në një kohë të caktuar
Subscribe to:
Posts (Atom)

